Festa ka filluar!
Fitorja e merituar e titullit “Scudetto” nga Inter sjell nje rreze drite, nje fije shprese e kthimit te kampionatit italian Serie “A” ne nje kampionat cilesor nga sa ofroi te jete te pakten 10 vjecarin e fundit , te pakten duket se po vendoset ne rrugen e duhur drejt asaj qe njehere e dikur ishte kampionati me i bukur dhe me i veshtiri ne bote.
Deshtimi totalisht i Juventusit kete sezon, fitoret e se ciles jane ne fakt te kontestueshme dhe te implikuara me hije te dyshimit “in buona fede” te gjyqtareve (lojtari i 12-te ne fushe per Anjelin), eshte nje deshmi qe ky kampionat po rilind. Rrezimi nga froni i nje rrjete merimange “Don” Anjelit, zbehja e ndikimit te ketij personi ne ecurine e Serie “A”, eshte nje tjeter fakt qe futbolli italian po pastrohet nga rrenjet e nje myku frymemarres ne organizmin e ketij sporti. Deshtimi i Superliges europiane, pjese e se ciles kishte dhene fjalen te behej vete Agneli shfaqi anen e erret te manjatit italian.
Dhe do te jete “vaksina” interiste qe do mbahet mend jo vetem per faktin qe e fshiu emrin e Juventus si fituese, por edhe rivendosjen e kampionatit ne shinat e duhura drejt niveleve ne kete vit pandemik te pazakonte ne historine e njerezit. Ja pse Internazionale e Milanos do te mbahet mend gjithmone, si fituesja e titullit kampion per kete sezon, fituesja e ndryshimit te madh.
Festa filloi sot menjehere mbas barazimit te Atalantes (1-1), qe matematikisht e shpall Interin kampion per te 19-ten here.
Po! Kjo eshte fitorja e 19-te ne nje distance kohore mbas 11 vjeteve. Gezimi eshte i madh mbas pritjes se gjate 11 vjecare.
Dje mbas fitores ne Krotone 0-2 te “neroazurreve” (Eriksen dhe Hakimi), per te festuar dhe mbyllur cdo llogari me titullin “Scudetto” do te mjaftonte qe Atalanta te mos fitonte sot kunder Sassuolos ne fushen e kesaj te fundit. Atalanta, skuadra qe rivalizoi te medhenjt e futbollit italian keto 2-3 sezone te fundit, madje me futbollin me te bukur nga keto “big” te kampionatit , udhehiqte deri ne minuten e 52` 1-0 me golin e shenuar nga Gosens. Mirepo penalltia e dhene ne favor te vendasve ne kete minute konvertohet ne gol nga Berardi . Dhe “Dea” bllokohet 1-1! Ka nje shans madje perseri per ta fituar ndeshjen ne minuten e 76` por Muriel gabon duke bere portierin Consigli ta menjanoje gjuajtjen e tij.
Keshtu 1-1 finale i jep Interit e drejtuar nga tranieri , ish juventini Conte titullin kampion. Nderkohe familja Zhang e presidences kineze ekzaltohet dy here me shume duke u bere prona e pare e huaj, jo italiane e Inter qe te fitoje trengjyreshin e Scudettos.
Tani tifozet interiste kane nisur nje feste te paramenduar por jo te organizuar per sot. Piazza d`Uomo eshte bere tani skena e “sulmeve” interiste qe kane mbushur sheshin per kete feste 4 jave para mbarimit te sezonit 2020-2021.
Inter , festa eshte tere e jotja per nje titull te super-merituar !
_______________
Per “Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve” – il pieromanista
2 maj 2021.