#VizionSportivOraKampioneve #BallkaniadaShqiperia1946 #LoroBorici
Lojrat e 8-ta Ballkanike
6 – 13 tetor 1946.
Shqiperia kampione e Ballkanit ne futboll!
Nga data 6 deri me 13 tetor 1946, ne Tirane zhvillohen Lojrat Ballkanike me pjesemarrjen e Shqiperise, Rumanise dhe Jugosllavise, ne fuboll dhe ne atletike te lehte . Turneu i futbollit paraqet nje interes te vecante.
Skuadrat e Rumanise dhe Jugosllavise kane nje pervoje te madhe nderkombetare . Mjafton te permendim qe jugosllavet jane nder ato pak skuadra europiane qe moren pjese ne Kampionatin e Pare Boteror te Futbollit te zhvilluar me 1930 ne Uruguain e larget.
Madje rumunet kane marre pjese edhe ne Kampionatin e Dyte ne Itali, me 1934. Vec ketyre duhe permendur disa dhjetra ndeshje nderkombetare per kupat e Ballkanit, apo kupat e Europes Qendrore, qe keto skuadra kane zhvilluar ne menyre intensive para Luftes se Pare Boterore. Kurse Shqiperia, ndonese anetare e FIFA-s qe me 1932, nuk kishte zhvilluar ndonje ndeshje nderkombetare brenda apo jashte shtetit. Pervoja pothuajse mungonte.
Megjithate, kjo nuk i tremb futbollistet e rinj te kombetares sone. Para Ballkaniades ata kane kaluar nje prove serioze . Ndonese pa pervoje, skuadra jone ka luajtur ne Tirane me “Spartakun” e Moskes , disa here kampione e B.Sovjetik . Ndeshja perfundoi 1-2.
Kjo do te jete ndeshja e parë ndërkombëtare e Kombëtares së Shqipërisë qe mban daten 1 maj 1946, edhe pse ajo u krijua qe ne maj te vitit 1936 (foto si me poshte).

Dy jave me pare, Jugosllavia ka mundur Cekosllavakine, qe me 1934 ka zene vendin e dyte ne Kampionatin Boteror , te zhvilluar ne Itali . Pikerisht me ate ndeshet ekipi yne ne stadiumin e ri “Qemal Stafa” ne Tirane.
Eshte takimi i pare i turneut.
Gjate pjeses se pare, skuadra jone eshte zot i fushes. Qysh ne minuten e gjashte , Mirashi, duke marre nje pas te sakte nga Parapani, ka shenuar. 1-0! Nuk kane kaluar vecse pak sekonda, kur Llambi shkeputet perpara dhe ia kalon topin Telitit, qe i ndodhur brenda zones se rreptesise, shenon golin e dyte. 2-0! Cikloni ne porten jugosllave vazhdon te rritet. Bicaku ia kalon topin Telitit , ky Mirashit qe shenon golin e trete. 3-0 ? Jo! Cuditerisht gjyqtari rumun Istrati e anulon kete gol.

Nis pjesa e dyte. Terreni rendohet, nga qielli i ulet ngjyre plumbi derdhen rreke shirash. Ne minutat e para jugosllavet shenojne dy gola me ane te Matoshicit dhe Rupnikut . 2-2! Tani terreni eshte shenderruar ne mocal . Megjithate gjyqtari urdheron qe ndeshja te vazhdoje. Ne minutat e fundit Cajkovski , me nje gjuajtje te forte, shenon golin e trete dhe jugosllavet fitojne 3-2!
E hene, 7 tetor 1946. Stadiumi Kombetar “Qemal Stafa”, Tirane
Shqiperi – Jugosllavi 2-3
1:0 (6′) Pal Mirashi, 2:0 (8′) Qamil Teliti, 2:1 (49′) Frane Matošić, 2:2 (52′) Stjepan Bobek, 2:3 (57′) Zlatko Čajkovski.
Gjyqtari: Radu Istrate (Rumani)
Spektatore: 20.000
Shqiperia:
Dode Tahiri ; Muhamet Dibra ; Rexhep Spahiu; Xhavit Demneri; Sllave Llambi; Bimo Fakja; Aristidh Parapani; Qamil Teliti ; Loro Borici –kap.- (46` Bahri Kavaja); Pal Mirashi; Vasfi Bicaku
Trainer: Ljubisha Brocic`
Jugosllavia:
Zvonko Monsider; Miroslav Brozovic -kapi.- ; Dragutin Lojen; Zlatko Cajkovski; Ivica Horvat; Aleksander Atanackovic`; Prvoslav Mihajlovic`; Frane Matoshic; Franja Rubnik; Stjepan Bobek; Kiril Simanovski
Trainer: Milorad Arsenijevic dhe Aleksander Tirnanic
Takimi i dyte Bullgari – Rumani u mbyll ne barazim 2-2.
Tani skuadra jone ndodhet perball skuadres bullgare.

Kur ne minuten e peste, qendersulmuesi bullgar Spasov shenoi golin e pare, per nje cast u duk se humbja po i kercenonte futbollistet tane. Por dalengadale topi nisi te qarkulloje gjithnje e me shume ne gjysmefushen e kundershtarit. Ne minuten e 30-te Borici, ndonese i rrethuar nga disa futbolliste kundershtare, me nje rrotullim te furishem, shenoi golin e barazimit.
Qe nje shembull gjakftohtesie. Ne minutat e fundit te pjeses se pare, Spahiu, me i miri ne mbrojtjen tone, u demtua dhe u detyrua te lere fushen. Vendin e tij e zuri futbollisti i ri Fagu. Pas nje nisme te ngadaleshme , e frenuar edhe nga mbrojtja kundershtare , skuadra jone shpertheu. Ne minuten e 20-te, Parapani pengohet brenda zones se rreptesise nga mbrojtesi Radojev. Penallti! Borici gjuan me saktesi dhe skuadra jone udheheq 2-1.

Po fitorja ende nuk eshte e sigurte. Duhet edhe nje gol tjeter. Dhe kete e realizon Mirashi pa kaluar tre minuta. Shqiperia korr keshtu nje fitore te merituar.
E merkure, 9 tetor 1946. Stadiumi Kombetar “Qemal Stafa”, Tirane
Shqiperi – Bullgari 3-1
0:1 (5′) Vasil Spasov, 1:1 (30′) Loro Boriçi, 2:1 (65′) Loro Boriçi (pen.),
3:1 (68′) Pal Mirashi
Gjyqtari: Radu Istrate (Rumani)
Spektatore: 20.000
Shqiperia:
Dode Tahiri; Muhamet Dibra; Rexhep Spahiu; (46`Besim Fagu); Bimo Fakja; Sllave Llambi; Bahri Kavaja –kapi.-; Aristidh Parapani; Qamil Teliti; Loro Borici; Vasfi Bicaku; Pal Mirashi.
Trainer: Ljubisha Broshic
Bullgaria:
Simeon Kostov; Stojan Ormandzhiev; Stoju Nedialkov; Ivan Radojev; Ljubomir Petrov; Aleksander Popov; Stefan Bozhkov; Bozhin Laskov; Vasil Spasov; Krum Milev –kapi.-
Trainer: Todor Konov
Takimi i trete Jugosllavi – Rumani.
Jugosllaveve u duhej patjetër fitorja. Megjithatë, rumunët fituan 2-1. Ne takimin e tyre te fundit, jugosllavët mundën bullgarët 2-1. Kështu, fati i titullit kampion do té përcaktohej nga ndeshjet e fundit Shqiperi-Rumani.
Shqipëria mund te bëhet kampione vetëm pasi të ketë mundur Rumarinë. E njejta gjë i duhet edhe Rumanisë. Po edhe barazimi eshte i rrezikshëm. Ai na hedh në vend të tretë dhe jugosllavet behen kampion. Pra, duhet vetëm fitore…


Po, gjate minutave të para, futbollistëve tanë u duhet te frenojnë vërshimet e pandërprera të futbollistëve rumune. Pastaj loja kalon në një rrjedhë më të qetë. Me pas, nisin të sulmojnë dhe tanët e pjesa e parë mbyllet 0-0.
Pjesa e dyte nisi me nje prelud sulmesh të skuadrës sonë. Portieri rumun Lazareanu, për të mënjanuar një rrezik me një dalje të furishme ndodhet me gjithe topë jashte zones së rreptësisë. Gjyqtari jep një goditje dënimi ne favor të skuadrës sone. Rumunët formojnë nje mur të betonuar, e megjithatë Teliti heton njé te care. Një goditje e kalibruar dhe topi përplaset ne rrjetën e portierit rumun.

Po mbeten ende edhe 35 minuta lojë. Rumunët derdhen drejt portës sone. Por thyhen. Nga ana tjetër, sulmuesit tanë vënë në alarm mbrojtësit kundërshtarë…
Shqipëria është kampione e Ballkanit ne futboll. ..
E diele, 13 tetor 1946. Stadiumi Kombetar “Qemal Stafa”, Tirane
Shqiperi – Rumani 1-0
55` Teliti
Gjyqtari: Marijan Matancic (Jugosllavi)
Spektatore: 20.000
Shqiperia:
Xhakomo Pozeli; Muhamet Dibra; Rexhep Spahiu; Bimo Fakja; Sllave Llambi; Bahri Kavaja; Aristidh Parapani; Qamil Teliti; Loro Borici –kapi.-; Vasif Bicaku; Pal Mirashi
Trainer: Ljubisha Broshic
Rumania:
George Lazareanu; Iosif Riter; Aleksandru Negrescu –kapi.-; Nikolae Simatoc; Ferenc Meszarosh; Jozef Perenyi; Bazil Marian; Ferenc Sarvari, Nikolae Ruter; Server Karaku
Trainer: Virgjil Ekonomu


“Ishte dicka e papërshkrueshme, — kujton futbollisti ynë i njohur, Loro Borici. — Tek ndodhesha ne podium, me kupën në duar dhe kurorën e dafinave në kokë, ndjeva brohoritjet entuziaste të mijëra sportdashësve, që mbushnin stadiumin kombëtar «Qemal Stafa» të kryeqytetit, në nje kor të vetëm shpërthimi: «Shqipëria, Shqipëria! Dhe ndersa ekzekutohej himni ynë kombëtar e flamuri kuq e zi i Shqipërisë së re po ngrihej duke u valëvitur, përfytyroja me mijëra e mijëra sportdashës anekënd Shqipërise, që po jetonin me ne caste kaq të gëzueshme. Ne kishim të drejte të ishim krenarë. Në vitin e dytë të Clirimit po i dhuronim atdheut një fitore kaq të madhe në arenën ndërkombëtare, duke lënë pas skuadra të njohura .
Keshtu, brezi i ri i futbollistëve tanë të talenluar, si Dibra, Llambi, Spahiu, Demneri, Fakja, Fagu, Parapani, Teliti, Borici, Bicaku, Mirashi etj., dëshmoi për horizontet, që i hapeshin futbollit tonë.
KLASIFIKIMI FINAL: 1 – Shqiperia 4 pike (6-4); 2 – Jugosllavia 4 pike (6-5); 3 – Rumania 3 pike (4-4); 4 – Bullgaria 1 pike (4-7)
__________
U perdoren materiale nga “Historia e Futbollit Shtepia botuese “8 Nentori” – 1980 / S. Kellici / f. 71-72-73 dhe statistikat eu-fotball.info
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve, 26 janar 2021
Follow us:
Facebook : https://www.facebook.com/VizionSportiv
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti