1950! FINALJA DRAMATIKE DHE HEROI I “MARAKANËS” OBDULIO VARELA!

0
693

Ne qofte se per Brazilin futbolli eshte fantazi dhe spektakel, per Uruguain ai eshte taktike dhe prakticitet!

Ajo qe konsiderohet si ndeshja finale e Boterorit `50 , nuk eshte ne realitet nje finale e vertete, por vetem ndeshja perfundimtare e nje grupi final me kater skuadra. Brazil e Uruguaj. Te paret ne klasifikim, braziljaneve u mjaftonte vetem nje barazim…..

Obdulio Varela, eshte “mbreti” i mesfushes. I lindur me 20 shtator 1917 eshte shkruar ne histori si kapiteni legjendar i Uruguajit kampion bote me 1950, njeri nder lideret me te medhenj te skuadres perfaqesuese te faneleve te kalterta dhe njekohesisht njeri nder kapitenet me te medhnje te futbollit boteror. I njohur me nofken “El negro Jefe” per influencen qe kishte ne fushe mbi skuadren si edhe per ngjyren e lekures, tre kane qene klubet ne te cilat eshte aktivizuar: “Deportivo Juventud” me cilen edhe deputon ne v. 1936, “Montevideo Wanderers” (1938-1943) si dhe “Penarol” (1943-1955).

Ka zhvilluar 45 ndeshje me perfaqesuesen gjate periudhes kohore 1939-1954 duke shenuar gjithsejt 9 gola. Ne finalen e v. 1950 ai luajti nje rol kryesor ne skuader ne fitimin e kupes se Botes.

* * *

“Tani do tu tregoje se si kane ndodhur ngjarjet.
Atehere brazilianet kishin nje formacion “te frikshem”.
Ato luanin ne shtepine e tyre. Nje bote e tere priste qe ata te fitonin boterorin. Une isha 33 vjec, dhe shume ndeshje nderkomtare te ” mbajtura ne shpatulla”…..budallenj ishin ata ne qofte se mendonin te na mundnin pa veshtiresi.

Perpara se te zbrisnim ne fushe, drejtuesi teknik Juan Lopez me ka thene:
“Ti do te luash regjizor i skuadres, do te drejtosh skuadren ne fushe”
Nderkohe qe po kalonim me hap te ngadalte ne tunelin e hyres per ne fushe u jam drejtuar djemve: “Mos shikoni lart. Mos shikoni kurre ne drejtim te tribunave, sepse ndeshja luhet ketu poshte ne fushe”.

Kur kemi hyre ne fushe, ka qene nje turme prej 200.000 vetesh qe vershellenin, nje ferr i vertete. Arbitrit nuk ia kam dhene doren. Nuk ia kam dhene doren asnje arbitri ne jeten time. Ah po, i pershendetja, i trajtoja me respekt, keshtu po, por doren, kurre. Edhe pse njerezit thone duhet te puthesh prapanicen drejtuesit te gares.
Jooo, une jo!

Besoj qe ka qene minuta e 2` qe ata kane shenuar golin.

Dhe tani do te tregoje dicka qe njerezimi nuk e di. E kane pare te gjithe qe une mora topin ne duar me nje qetesi dhe u drejtova ne mesin e fushes per te “qetesuar” shpirterat e trazuar. Ajo qe njerezit nuk dine……po kam shkuar per t`i kujtuar gjyqtarit nje pozicion jashte loje per golin e tyre.
Po sepse anesori e kishte cuar lart flamurin e mandej e uli ate perpara se ata te shenonin golin. Kam mare topin dhe ngadale – ngadale kam shkuar ne mesin e fushes, dhe per here te pare e kam cuar shikimin lart, ne drejtim te asaj turme te njerzve qe bertisnin pa pushim, te eksituar nga goli.

I kam shikuar ato me nje veshtrim te shtrember, me inat. Doja te provokoja ate turme. Ato donin te shikonin “makinen e tyre te golave”. Dhe une po e ndaloja ate. Kam thirrur arbitrin dhe kerkova nje interpretues, e nderkohe qe ai te arrinte e te thoja qe ka qene nje pozicion jashte loje, kishte kaluar te pakten edhe nje minute tjeter. O zot cfare te bertiturash e thirrjesh ofenduese me drejtoheshin brazilianet. Nga shkallet njerezit vazhdonin te ulerinin, fishkellenin. Njeri nga futbollistet madje ka ardhur dhe me ka peshtyre!
Une ? Asgje, asnje veprim, i qete pa tension..

Kur kemi rifilluar te luanim, brazilianet nuk shikonin as edhe porten e tyre, ngaqe gjithcka ishte drejtuar me rrebesh perpara, si te cmendur….
Por nje lojtare duhet te jete si nje aktor, te dominoje skenen, si toreador, te dominoje arenen, publikun. Dihet se ne nje fushe jashte asaj tendes nuk do te gjesh duartrokitje, pra atehere duhet bere dicka, duhet dominuar publiku, kundershtari ne fushe, edhe shoket e skuadres….

Eh kur kemi shenuar golin e dyte me anen e Ghiggia-s, (te parin e kishte shenuar Schiaffino), nuk arrinim te besonim, kampione te botes, kampione te botes, ne qe deri ne ate moment te turneut po luanim aq keq.
Brazilianet ne zi. Tragjedi.

*  *  *

Ate nate kam shkuar per nje shetitje neper lokalet, bashke me manaxherin tim, e keshtu kemi perfunduar ne nje lokal….po tamam ne te vertete kishim fituar titullin e kampionit te botes por nuk kishim asnje qindarke.

Jemi “strukur” ne nje kend te lokalit per te pire nje birre, dhe te shikomin njerezit. Te gjithe qanin. Dukej si nje genjeshter. Njerezit kishin akoma lotet ne syte e tyre. Ne nje fare kohe ka hyre ne lokal nje tip, me nje trup te madh, vigan, e qe qante si nje femije, duke thene:
“Obdulio Varela na ka q*** te gjithve”

Une po e shikoja, me dhimbje ate. Ata kishin pergatitur karnavalet me te medhaja te botes, dhe festa u ishte shkaterruar. A e degjove ate njeri se cfare ishte duke thene ? Une ja kisha prishur festen ! Po ndihesha keq, mbase do te kishte qene bukur te shikoja ato karnevale, te shikoja se si njerezit te argetoheshin, me nje gje aq te thjeshte. Po, po, asgje. Ne u kishim prishur gjithcka. E per cfare ? Ne kishim fituar titullin, por cka kishte rendesi ajo perball ketij trishtimi te madh te ketyre njerezve. Papritmas i zoti i lokalit afrohet me ate njeri prej fiziku vigan duke i thene atij:

“ A e di ti se kush eshte ky ketu ? Eshte Obdulio.”
Dhe atehere kam menduar ” tani ka per te me vrare” .
Perkundrazi me ka shikuar e me ka perqafuar duke vazhduar te qaje, e me vone me ka thene:
“ Obdulio, a pranon te vish me ne per ndonje birre. Ne duam te harrojme”
Eh, si mund te thoja jo. E kam kaluar te gjithe naten nga njeri lokal tek tjetri, duke menduar se ne qofte se duhet te vdese sonte, keshtu le te jete.

Por ketu duhet te shenoj dicka se ne qofte se do te me jepej mundesia te riluaje edhe njehere ate finale, do te shenoja nje gol kunder, po, po kunder mos u habitni. Te gjithe ajo qe ne fituam duke mare titullin si kampione te botes u eshte dhene drejtuesve te Federates Uruguajane te Futbollit..
Na eshte detyruar qe te dorezonim medaljet e arta atyre, drejtuesve dhe lojtareve iu eshte dhene nje kopje e medaljeve prej argjendi.
Jo as qe dua ta kujtoje. Ah drejtuesit…..”
_________________

Perkthyer nga Pjerin Bj dhe pershtatur ne janar 2007 /
Burimi: “Calcio 2000” koleksioni personal si dhe nga “Palcoscenico – Tacalabala Goool”!
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here