1971-1972 | Kampionati Kombëtar i Futbollit (Pjesa e dytë)

0
15435

Pjesa e dyte
Faza e dyte: Javet 14-16

Shifra, fakte, krahasime.
Faza e dyte nis me keto statistika:
Gjate fazes se pare te kampionatit te 26 -te te futbollit u shenuan gjithsejt 205 gola, ose dhjete me shume se gjate te njejtes periudhe te vitit te kaluar.
Tabelen e klasifikimit e udhehoqi 17 Nentori me 22 pike, 1 me shume se Dinamo qe kryesonte stinen e kaluar. Ne 13-te ndeshjet e fazes se pare u dhane gjashte penallti, pese prej te cilave u realizuan me sukses, 11 metershin e gjashte futbollisti vlonjat Cela nuk ishte ne gjendje t’a kthente ne gol , pasi portieri shkodran Ndoja e priti topin. Ky numer penalltish eshte i barabarte me ate te fazes se pare sezonin e kaluar.
Ndersa per nga radha 11 metershi i gjashte i stines se kaluar i perkiste takimit Partizani-17 Nentori dhe u humb nga golashenuesi me i mire i vitit te kaluar Hyka.
Futbollisti Blloku i Studentit, Disha i Lokomotives, Mullaliu i Beses dhe Gjoni i Shkendise kane patur fatin e keq te shenojne ne porten e tyre.
Po aq autogola jane shenuar edhe ne stinen e kaluar.
Pas 1280 minutash loje Studenti qe mbylli tabelen e klasifikimit me dy pike nuk ka ndjere akoma shijen e fitores. Kurse Luftetari me fazen e pare te stines futbollistike te stines se kaluar kishte 1 fitore dhe 4 barazime, pra 6 pike.
Numrin me te madh te barazimeve e ka Labinoti me 8 te tilla.
Ne krye te listes se golashenuesve me te mire qendron sulmuesi dinamovit Permaska me 10 gola. Pas tij vijne Pano me 7 , Merhori, Curi e Ceco 6, Hyka, Pagria, Zeri e Puka 5 gola etj.
Ekipi qe ka pesuar me pak gola eshte Vllaznia me golaverazh pozitiv 20-6, ndersa me negativin e ka Tomorri 8-30.
Ne fazen e pare te sezonit te kaluar golaverazhin me te mire e kishte Partizani 26-6, ndersa me negativin Luftetari 7-23.
Diferenca e pikeve midis ekipit kryesues ne tabelen e renditjes dhe vendit te fundit qe e mbyll kete renditje eshte 20, tamam 5 me shume se ajo qe ishte gjate se njejtes periudhe te vitit te kaluar

Java e 14-te
30 janar 1972.
Vazhdojne barazimet per Labinotin qe radhit te 9-tin. Shkendija i ka shkeputur 3 pike elbasanasve, dy ne fazen e pare dhe nje tani.
Ishte e drejte mendimi qe ndeshja ne mes tyre do te zhvillohej e forte sepse ashtu ndodhi dhe kjo per meriten e dy paleve. Golin e Shkendise e shenon “njefare “ Vasillaq Zeri ai qe me Dinamon do te behej nga sulmuesit me te rrezikshen dhe emrat me te medhenj te futbollit shqiptar.

Ne Gjirokaster Luftetari e fillon mire fazen e dyte ne ndeshjen kunder Dinamos. Me gjithe terrenin e veshtire te dyja ekipet bene nje loje te gjalle dhe faza interesante. Dinamo u hodh ne sulm qe ne minutat e para por sulmet e organizuara nga Ceco e Pernaska ishin te zbehta dhe thyheshin me lehtesi nga mbrojtesit e Luftetarit. Me kalimin e minutave vendasit e marrin veten por pa mundur te konkludoje sepse sulmuesit zhvilluan nje loje individuale.
Pjesa e dyte ishte me e mire edhe se per vete faktin u shenuan dy gola.
Te paret kalojne ne avantazh miqte me ane te Cecos ne min. 77-te, por gezimi I tyre nuk zgjati shume, sepse pas pese minutash Vaso me nje gjuajtje te forte e barazon rezultatin ne 1-1!

Ne Tirane, me gjithe terrenin e veshtire si dhe shiun qe ra pothuajse gjate 90 minutave takimi Partizani-Studenti qe u zhvillua te Dielen paradite ne stadiumin Dinamo, u ndoq me interesim nga qindra sportedashes. Studenti i beri nje rezistence te forte Partizanit duke e detyruar kete te djersinte shume per te siguruar fitoren. Kalimi ne avantazh me anen e Nakicit si dhe loja e kujdesshme e tyre bene qe pjesa e pare te mbyllej 1-0 ne favorin e tyre. Ne pjesen e dyte loja merr nje pamje tjeter pasi jane futbollistet e Partizanit qe marrin frenat e lojes ne dore dhe ndertojne nje seri zbritjesh te rrezikshme. Keshtu pa kaluar as edhe 4 minuta eshte Cani qe me nje nderhyrje te shpejte e ne kohe e barazon rezultatin 1-1. Pas barazimit gjithcka flet per Partizanin qe spostoi lojen ne gjysmefushen e Studentit ku vazhdoi me ngulm te ushtronte presion dhe si pasoje shenon edhe dy gola te tjere me ane te Panos ne 71’ me koke dhe Kalluci ne 73’. Perfundimisht 3-1!

Java e 14-te. Aspekte nga ndeshja 17 Nentori – Flamurtari 2-2

Ne stadiumin kombetar “Qemal Stafa” te kryeqytetit maten forcat 17 Nentori dhe Flarmurtari. Ndeshja perfundoi ne barazim 2-2. Per vendasit shenuan Mema dhe Hatibi, respektivisht ne minutat 31` dhe 89`, kurse per miqte vlonjate Haxhiu ne minuten e 63` dhe 85`. Pamvaresisht nga rezultati 17 Nentori luajti me mire krjoi raste me te shumta shenimi dhe per minuta te tera e perqendroi lojen ne gjysmefushen e vlonjateve dhe sulmuesit e tij nuk diten t`i shfrytezonin mundesite qe krijoheshin per shkak te gjuajtve te pakta si dhe per formen e mire te portierit vlonjate Sulo. Nuk i sollen ndonje dobi 17 Nentorit as edhe 20 kornet. Goli i barazimit, frut i nje perpjekje te vendosur te Hatibit, u dha mundesi nentoras ve te ruajne ende te paprekur kolonen e humbjeve. Flamurtari pati nje fillim jo te mbare qe vazhdoi gjate gjithe pjeses se pare. Ekipi u shfaq i pa organizuar pa lidhje te forta ne mes reparteve. Ne pjesen e dyte nepermjet kunderzbritjeve te shpejta shenoi dy gola dhe gaboi me pas duke u terhequr ne ,brojtje per te ruajtur rezultatin duke i dhene mundesi 17 Nentorit te sulmonte. Nga Flamurtari pritej me shume. U debuan nga fusha Kazanxhi dhe Laze.

Ne Shkoder, Vllaznia, ne nje terren te veshtire e te renduar nga shiu e bresheri qe nuk pushuan gjate 90-te minutave, shenoi fitoren me te thelle te kesaj jave duke mundur Tomorrin 5-0.
45 minutat e para ishin te nje niveli te kenaqeshem te zhvilluar me nje ritem te larte ku te dyja ekipet luajten fort duke mposhtur veshtiresite e kohes. Te vetmin gol te kesaj pjese e shenon Rakiqi ne minuten 29` duke goditur topin me koke nga nje pozicion i veshtire. Per t`u permendur eshte edhe goditja e shtylles nga C. Ndoja si dhe nje pritje mjaft e veshtire e portierit beratas Ramenica. Pjesa e dyte megjithese nuk kishte karakteristikat e te pares , ishte e nje niveli me te dobet dhe u shenuan me shume gola. Keshtu shenuan Hoxha (62`), Kocobashi (68`), dhe perseri Rakiqi me dy gola te tjere ne minutat 74` e 80` duke u bere keshtu autor i tre golave per skuadren shkodrane ne ngjitje tashme. Ne pergjithesi ekipi mik i Tomorrit zhvilloi nje loje te rende dhe gjyqtari Caslli ( i kategorise nderkombetare) e nxori me te drejte nga fusha Ahmetin per qendrim jo korrekt ndaj Bizit. I pahijshem edhe qendrimi i Ramenices ndaj gjyqtarit anesor G. Sheshi.

Ne komentin e javes per ndeshjet e luajtura gjejme edhe ato te vleresimeve per gjyqtaret qe i gjykuan keto ndeshje. Keshtu thuhen fjale te mira per treshen kryeqytetase ne Durres me kryesor Haxhi Pellumbin dhe te meta sic ishte ai i F. Pupes ne takimin 17 Nentori – Flamurtari, i T. Kalacit ne takimin Labinoti-Shkendia. Here pas here gjate ketij kampionati eshte terhequr vemendja per dobesi ne gjykime dhe megjithate ato vazhdojne madje duke shkaktuar edhe protesta nga futbollistet e disaprovim te publikut . Krahas punes edukative me lojtaret per te mbajtur qendrim te drejte ne fushe duhet edhe ajo e forcimit me shume per edukimin tekniko-profesional te gjyqtareve dhe pergaditjen e tyre fizike per te ndjekur lojen me afer, kusht per menjanimin e gabimeve.

Ne Korce, Skenderbeu – Besa e mbyllin sfiden e tyre me rrjeta te paprekura 0-0, megjithe perpjekjet e dyaneshme duke ndare keshtu te dyja skuadrat ne menyre paqesore nga nje pike.

Ne Durres, Traktori i merr nje pike te vlefshme Lokomotives e cila luan mire ne pjesen e pare madje shenon shpejt qe ne minuten e 7-te me ane te Leshtenit. Durresaket i shtojne perpjekjet per te thelluar rezultatin por pa frut. Perkundrazi ne pjesen e dyte loja e vendasve eshte e dobet nga e cila perfiton Traktori qe hyri ne kete pjese me i mobilizuar duke ushtruar presion qe ne minutat e para. Dhe keshtu ne minutaen e 61 Sefa vulos 1-1! Megjithe terrenin e renduar nga shiu dhe bresheri qe ra gjate gjithe kohes ne pjesen e dyte, te dyja skuadrat zhvilluan nje loje te forte dhe burrerore.

Java e 15-te
Mbas ndeshjeve te zhvilluara te kesaj jave , situata ne renditje eshte kjo:
17 Nentori kryeson me 25 pike (26-8 golaverazhi). Partizani eshte i dyti me 23 dhe fill pas tij eshte Vllaznia me 22 pike. Dinamo ndodhet ne vendin e 4-te me 20 pike dhe duket se eshte jashte mundesise se fitimit te titullit kampion.
Ne fund te tabeles se renditjes jane Traktori, Tomorri e Luftetari qe vazhdojne betejen e mbijeteses ne kategorine e pare.

Ndeshja e karteles natyrisht ishte ajo ne stadiumin kombetar “Qemal Stafa “ ne mes Dinamos vendase dhe Vllaznise se Shkodres, qe u mbyll ne barazim 1-1.

6 shkurt 1972
Duke u nisur nga fakti se te dyja skuadrat pretendojne per vendin e pare, fitorja ne kete moment te kampionatit eshte “e shtrenjte” dhe pikesynimet e dyja skuadrave natyrisht ishin krejt ndryshe nga ndeshja e zhvilluar ne Shkoder ne fazen e pare. Ne pergjithesi loja u zhvillua me faza ngritje dhe ulje te nivelit. Keshtu ne pjesen e pare ritmi ishte me i larte nga te dyja skuadrat edhe pse Dinamo veproi me drejte taktikisht. Dinamovitet do te rrezikojne seriozisht porten shkodrane te mbrojtur nga portieri Ndoja ne nje forme te shkelqyer sportive.
Ketu mund te permendim nje seri rastesh: Pernaska ne minuten e 7`, Cutra ne minutat 14` e 16`, gjuajtjen bombe te Xhafes pas nje inkursioni te gjate te tij prej 40 metrash ku Ndoja e shmangu mjat bukur ne menyre akrobatike. Keto karakteristike loja i ruan deri ne minuten e 70-te. Me pas dalin te qarta qellimet e te dyja ekipeve , perpjekjet e Dinamos per ta barazuar rrezultatin 0-1 dhe synimet e lojtareve shkodran per te mbrojtur avantazhin e arritur ne minuten 49-te nga Kocobashi qe pas nje gjuajtje “te thate” e te befasishme e detyroi portierin e Dinamos Ahmedanin te nxjerre topin nga rrjeta. Qe ketej nisi epersia e vendasve duke e perqendruar lojen e tyre ne gjysmefushen e Vllaznise. Presioni i vazhdueshem , inkuadrimi ne sulm i te gjithe lojtareve sollen kurorezimin e Dinamos. Shtate minuta para mbarimit shenon Pernaska i cili prish keshtu qellimin shkodran per ta fituar ndeshjen. Duhet thene se te dyja ekipet per te siguruar fitoren e filluan lojen duke vleresuar drejt si sulmin ashtu edhe mbrojtjen dhe ky vleresim mbeti deri ne minuten e 70-te sepse me pas mbeti vetem skeme ne leter ndersa ne praktike spikati loja e ngurte skematike e shprehur ne besnikerine e lojtareve te mbrojtjes e te mesit te fushes ndaj postit e kontrollit te kundershtareve …..spektatori nuk pa nje ndeshje dinamike , me elastike dhe me tipare me te theksuara te futbollit te kohes.

Takimi i luajtur ne Berat ndermjet Tomorrit dhe skuadres kampione ne fuqi Partizanit pati ritem, force dhe vetem…1 gol.
Ne krahasim me ndeshjet e mepareshme vendasit luajten me mire, sulmuan porten e miqve te cilet u deshe te djersinin shume derisa te merrnin fitoren e merituar. Keshtu ne pjesen e pare te dyja skuadrat sulmuan dendur por me te rrezikshem ne zbritjet e tyre ishin lojtaret e Partizanit, megjithate kjo pjese loje u mbyll me rrjetat e paprekura . Ne pjesen e dyte vendasit u perpoqen te sulmonin qe te kalonin ato ne avantazh por ketij qellimi ia arriti Partizani. Ne minuten e 66-te, Pano nga afer tundi rrjeten . Tomorri vazhdon perpjekjet te barazoje duke ushtruar presion ne porten e mbrojtur nga Lelaj, biles ne nje rast portieri mik e priti topin afer vijes “fatale” , por rezultati ngeli 1-0 per Partizanin. Per me teper miqte kishin mundesi te thellonin avantazhin kur gjyqtari akordoi nje 11-metersh ne favor te tyre. Topi i gjuajtur nga Pano rrahu shtyllen e portes beratase dhe u kthye ne fushe.

17 Nentori i shenoi 5 gola Studentit. Kryesuesit e deritanishem paten epersi gjate tere ndeshjes dhe i shfrytezuan shume mire rastet e krijuara. Tre gola shenoi A. Mema dhe Cela e Xhacka e mbyllen 5-0 perfundimisht krejt ndeshjen. 17 Nentori vazhdon te jete akoma e vetmja skuader qe kryeson pa humbje ne kete kampionat. Antiteza e saj vazhdon te mbetet Studenti qe akoma nuk ka fituar asnje ndeshje e cila edhe ne kete ndeshje u paraqit dobet, pa force dhe fuqi konkluduese.

Ne Vlore, Flamurtari ka epersi ndaj miqve korcare si ne pjesen e pare ashtu edhe ne te dyten por rrezultati nuk ndryshoi dhe mbeti po ai i fillimit 0-0.
Takimi midis Lokomotives dhe Labinotit u zhvillua ne nje terren te renduar nga shiu e megjithate nuk i pengoi skuadrat te zhvillonin nje loje te mobilizuar dhe nje futboll te bukur. Durresaket me anen e dyshes Leshteni – Aliaj rrezikojne porten elbasanase te Bakallit, Aliaj pengohet ne zone dhe gjyqtari Caslli jep 11- metersh por Lilo nuk arrin te shenoje duke goditur shtyllen. Ate qe nuk e bene dot vendasit e realizojne miqte me ane te Ibershimit ne minuten e 16-te gjithashtu me nje penallti te shkaktuar nga Kalaja. Loja gjallerohet, durresaket ne momentet vendimtare jane te ngathet, nderkohe Labinoti punon me mire me krahet dhe i kushton vemendje mbrojtjes. Ne pjesen e dyte Lokomotiva ben cfare eshte e mundur ta barazoje rezultatin. Labinoti e le sulmin dhe kthehet ne mbrojtje por pa hequr dore nga kundrzbritjet e shpejta ku ne njeren nga keto Gjika godet shtyllen e portes se Bellakut. Gjithsesi Lokomotiva luan me mire, me qarte, sulmi i saj lidhet me mire dhe frutet e kesaj loje nuk vonojne kur Leshteni barazon 1-1. Nje Labinot i pergaditur fizikisht por qe caloi ne sulm. Lokomotiva u perqendrua ne qender. Aliaj ishte njeri nga lojtaret me te mire ne fushe.

Ne Lushnje ndeshja ne mes Traktorit vendas dhe Beses se Kavajes e ndjekur me interesim nga nje numer rekord spektatoresh ishte e nje niveli te kenaqeshem. Te paret ishin vandasit qe kaluan ne avantazh me ane te Haxhiut ne minuten e 7-te dhe kavajasit e barazuan rezultatin dhe krejt ndeshjen vetem ne minuten e 81-te me ane te Dyles. Nje ndeshje qe Traktori e luajti me mire dhe ishte fare afer fitores. Lojtaret lushnjare ushtroi presion gjate gjithe ndeshjes , rrezikuan disa here porten e Feshtit dhe e detyruan mbrojtjen mike te jete e kujdesshme. Besa nga ana e vet duhej te luante kete takim me mire sidomos persa i perket organizimit te zbritjeve.

Nderkohe ne stadiumin “Dinamo” skuadra e Shkendise mund thelle Luftetarin 4-0 , te kater golat e shenuar ne pjesen e dyte mbasi miqte gjirokastrit u shfaqen te lodhur pas 45 minutave te para te luajtura nga te dyja skuadrat deri diku me ritem , organizim e qarkullim te topit por edhe me mjaft pasime pa adrese. Shkendija e meritoi plotesisht fitoren.

Java e 16-te
13 shkurt 1972
Nje koincidence!
Ne kete jave u shenuan 16 gola aq sa edhe ndeshjet e zhvilluara deri tani ne kete kampionat!
Fitoret me te thella i realizuan 17 Nentori dhe Vllaznia te cilat munden respektivisht ne qytetet e tyre Tomorrin 4-1 dhe Shkendijen 4-2.
Nje tjeter koincidence eshte edhe golaverazhi i njejte i ketyre dy skuadrave, 30-9! Ndryshimi eshte vetem se 17Nentori ze vendin e pare me 27 pike ndersa Vllaznia, tre pike prapa me 24.

Nga pretendetet, Partizani kampion ne fuqi, “leshoi” dy pike te vlefshme mbas humbjes me Dinamon 0-1 ne takimin e tyre te drejtperdrejte . Dy pike te cmuara me nga nje gol te realizuar fituan skuadrat e Beses, Labinotit, Skenderbeut dhe e Lokomotives. Me perjashtim te 11-shit durreska te tjerat ishin pritese. Flamurtari mbeti ne kuoten e 15 pikeve, ndersa nje shkalle me poshte qendron Traktori. Preokupante eshte gjendja e Tomorrit, Luftetarit e studentit qe humben perseri dhe mbyllin tabelen e klasifikimit me nje golaverazh negativ dhe me pak pike ne “xhep”!

Klasifiki mbas javes se 16-te dhe foto perkrah nga ndeshja Partizani – Dinamo. Portieri i Partizanit Lelaj

Ndeshja e karteles natyrisht ishte Partizani – Dinamo (0-1) qe u ndoq nga nje numer rekord spektatoresh. Dinamo e fitoi ndeshjen me golin e shenuar nga Hafizi qe ne minuten e 1-re. 89 minutat e tjera te lojes nuk e ndryshuon dot kete rezultat. Dinamo nuk mbeti ne meshiren e ketij goli, perkundrazi kishte raste shenimi por nuk arriti t`i shfrytezonte ato. Edhe pse terreni i fushes ishte i renduar Dinamo u paraqit ne loje e motivuar. Kjo u pa qe ne minutat e para ku erdhi edhe goli mbas nje kombinimi te shpejte Ceco – Pernaska qe i krijuan zone te lire Hafizit per te shenuar. Per njezet minuta loja pati ritem te shpejte nga te dyja skuadrat pamvaresisht terrenit te renduar. Partizani u mbeshtet tek Pano. Dinamo luajti mire me nje mbrojtje te ngjeshur dhe luftarake dhe krijoi disa raste per shenim ku me te vecantet tipike jane ai i Pernaskes dhe Cutres.
I vetmi repart qe funksionoi tek Partizani ishte ai i mbrojtjes duke ia arritur qellimit qe rezultati te mos ishte i thelle. Fitorja e Dinamos ishte e merituar.

Ne Shkoder ne “Vojo Kushi” Vllaznia kryeson 3-0 ne minuten e 63-te. 14 minuta me vone , rezultati ndryshon ne 3-2, dhe sjell peshtjellim ne radhet e skuadres dhe tek spektatori shkodran, duke treguar se ne futboll ashtu si edhe ne shume sporte te tjera fitorja nuk eshte kurre e sigurte edhe mbas nje rezultati te tille me tre gola diference. Vllaznia ne kete segment loje e nenvlehtesoi kundershtarin, te vetekenaqesise se tepruar qe u shoqeruan me mungesen e kontrollit ne zonen e rreptesise, me loje te zbehte ne mesfushe e vijen sulmuese. Keshtu i ngjau Vllaznise ne takimin ndaj Shkendise. Shenoi tre gola njerin me te bukur se tjetrin , e mbylli pjesen e pare me nje gol te Rragamit ne min. 40-te qe ekzekutoi nje goditje denimi nga 40 metra. Pastaj Kocobashi ate qe nuk realizoi ne fillim (sepse e pengoi shtylla) e beri ne minuten 49-te. Goli i trete me spektakolari mban vulen e Cesk Ndojes. Ai zoteron nje pas te Bizit dhe me mjeshtri mbas dy-tre manovrimesh e dergon topin ne rrjete. Nderkohe Shkendija edhe pse ne disavantazh 0-3 tregoi para sportedashesve se ka forvce te reagoje dhe kete e beri brenda 14 minutave madje me Fagun (63`) dhe Gurmen (76`) qe shenoi me koke. Natyrisht skuadra shkodrane nuk u kenaq me kete rezultat dhe reagoi duke krijuar rrezikshmeri ne zonen e miqve dhe portieri mik nuk ishte ne gjendje te ndalonte golin e katert te shenuar perseri nga Rragami.
Ne pergjithesi loja u zhvillua e gjalle, luftarake dhe e kenaqeshme per te pranishmit.

Te dielen paradite ne stadiumin “Dinamo” u zhvillua ndeshja ne mes kryesueses 17 Nentori e Tomorri. Kjo ndeshje u zhvillua ne nje terren te lagur , rreshqites e te renduar. 4-1 ishin shifrat e fitores se tiranasve, me dy gola te shenuar ne cdo pjese loje dhe me autore Memen (tre gola) dhe nje autogol i miqve beratas nga Dalipi.
Me perjashtim te minutave te para , loja ishte e nje niveli te kenaqeshem. Tomorri ne pjesen e pare luajti me mire duke e qarkulluar topin ne menyre te kendeshme, nderkohe qe 17 Nentori beri gabime sidomos ne drejtim te pasimeve. Ndryshe u zhvillua pjesa e dyte , miqte pesuan renie ndersa vendasit u ngriten , shtuan ritmin, u lidhen repartet dhe funksionuan ne menyre harmonike duke arritur nje fitore te thelle.
Klasifikimi: 17 nentori ne krye me 27 pike, Vllaznia 24, Partizani 23 dhe Dinamo 22. Ne fund: Tomorri 5 pike, Luftetari 4 e Studenti 2.

vazhdon me pjeset e tjera….
Linku per pjesen e pare: https://www.kinematografia-shqiptare-sporti.com/1971-1972-kampionati-kombetar-i-futbollit-pjesa-e-pare/

__________________________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve – prill 2021
Ne ndertimin e tekstit u perdor informacioni baze i nxjerur nga gazeta “Sporti Popullor”, koleksioni personal 1972.

Follow us: 
Facebook : https://www.facebook.com/VizionSportiv
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti 
Blog:  https://pierosportvision.blogspot.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here