1971-1972 | Kampionati Kombëtar i Futbollit (Pjesa e tretë)

0
698

Pjesa e trete
Javet 17-te dhe 18-te

Java e 17-te
5 mars 1972

Nje nga ndeshjet me te rendesishme te javes se 17-te te kampionatit kombetar ishte ajo qe u luajt ne stadiumin kombetar “Qemal Stafa” te dielen pasdite, ne pranine e mijera sportedashesve. Maten forcat dy skuadra 17 Nentori e Dinamo.
Loje e forte dhe e bukur. Dita e Pernaskes me nje dygolesh
Dinamo: Ahmedani (Rama), Gjinali, Ibershimi, Kodra, Xhafa, Sejdini, Pernaska, Ceco, Hafizi, (Hoxha), Cutra e Ciraku
17 Nentori: Habibi, Huta, Dhales, Kasmi, Kazanxhi, Hatibi, Xhacka, Mema, Cela, (Zenuni), Hyka, Dibra, (Shehu).
Gjyqtar: Sh. Gruda (kryesor i kat. Nderkombetare), me anesoret Karaboja dhe Qatja.
Shenuan: Pernaska (Dinamo) 16`; 58`. Kazanxhi (17 Nentori) 24`; Xhacka (17 Nentori) 75`.

Aspekte nga ndeshja me kryesore e kesaj jave. 17 Nentori – Dinamo

Ishte nje fillim i qete nga te dyja skuadrat e vazhdoi keshtu derisa ata u studjuan mire njera me tjetren. Pastaj inisiativen e merr Dinamo , sulmuesit e se ciles kombinojne me zotesi dhe krijojne mundesi per te kaluar te paret ne avantazh me anen e Pernaskes. Goli i pesuar i mobilizoi shume futbollistet e 17 Nendorit, duke qene tani me te qarte taktikisht e duke zbritur ne gjysmefushen dinamovite te vendosur per te barazuar rrezultatin. Per kete qellim gjuajne me shpesh ne porten e Ahmedanit. Ne njeren nga keto aksione , Kasmi gjuajti fort dhe topi u perplas ne shtyllen e portes se Dinamos. Ai u rikthye ne loje por pastaj mbrojtesit dinamovite e larguan rrezikun.
Vlen te permendet edhe nje rast tjeter kur S. Hyka ne dyluftim me Ibershimin i shmanget ketij te fundit por pengohet ne castin kur do te gjuante. Ne min. 24` del ne drite goli i barazimit te 17 Nentorit me autor Kazanxhi, qe shfrytezoi nje lemsh ne zonen e rreptesise se Dinamos dhe e percolli topin ne rrjete. 1-1!
Ne keto caste Dinamo corientohet , ben gabime ne pasime dhe eshte e paqarte ne veprimet e saje.
Ne pjesen e dyte dinamovitet paraqesin nje tabllo tjeter te lojes. Spikatin kombinimet e bukura te vijes se pare , shpesh here me nje takim, qe cojne ne shenimin e golit te dyte autore i te cilit eshte perseri Pernaska. Ne dyluftim me Kasmin, Pernaska gjen castin e volitshem per ta goditur topin me koke e per ta perplasur ate ne rrjeten e nentorasve. 2-1!
Pas ketij goli Dinamo vazhdon te luaje mire edhe per disa minuta te tjera, pastaj 17 Nendori hidhet ne sulm dhe barazon me anen e Xhackes. 2-2!
Ne teresi loja ishte e bukur, pati ritem, lufte te forte sportive, deshire per fitore. Megjithate duhet thene se shpesh ne faza te ndryshme te lojes u vune re shenja nervozizmi, sidomos nga lojtaret e mbrojtjes , qe ne ndonje rast kaluan edhe ne loje te rende , sic vepruan Hoxha, Kasmi, Gjinali apo Dhales qe beri nje xhest te papelqyer ndaj nje anesori. Kishte lojtare qe treguan shenja lodhje dhe paqartesi nga ana taktike . Mbrojtesit nuk qendruan ne vendet e tyre dhe duke cmuar si me te rendesishme luften nje per nje u dhane mundesi sulmeve te manovrojne me lehtesi. Lojtaret e mesit te fushes nuk i organizuan sic duhet aksionet , sepse u moren me teper me prishjen e tyre. U desh nderhyrja e dy sulmuesve anesore Cirakut e Xhackes per te vene “rregull” ne kete sector.
Mendojme se reparti me i dobet nga te dyja skuadrat ishin portieret . Skema taktike e perdorur nga Dinamo e 17 Nendori ishte 4-2-4 . Gjykimi i ndeshjes ishte ne lartesine e duhur.

Lokomotiva – Vllaznia 0-0
Sportedashesit durrsake treguan nje interesim shume te madh per ndeshjen e skuadres se tyre kunder Vllaznise qe u luajt te dielen pasdite ne stadiumin e qytetit te Durresit.
45 minutat e pjeses se pare u karakterizuan nga nje epersi e lehte e shkodraneve dhe krijimi i mundesive per shenim nga ana e tyre. Vecanerisht permendim rastin e Hoxhes ne minuten e 43-te. Rrjeten e portes durrsake e shpetoi pa u tundur portieri i saj Dollaku. Ne pjesen e dyte ekipi durresak e permiresoi lojen e vet por pa mundur te shenonte. Ne kete menyre ndeshja perfundoi pa gola 0-0.

Pa gola dhe pa loje te mire.
E tille ishte ndeshja e se shtunes midis Shkendijes dhe Partizanit. Sikur te kishim pare te pakten nje loje te bukur edhe pse s`pati gola, do te dilnim te kenaqur nga stadiumi “Dinamo” .
Kane kaluar vetem dy dite nga takimi dhe sado qe te perpiqesh te sjellesh ne mendja ndonje episod apo rast interesant te lojes, gjera terheqese qe lene mbresa, nuk mundesh dot.
Shkendija u mobilizua me shume ne 45 minutat e para , ajo levizi me teper me top dhe pa ate, e hapi lojen nga krahet, te cilet nuk u “trazuan” nga afer, sidomos i majti qe krosonte sa here qe deshironte ta bente kete. Epersia tokesore, pasimet me te sakta……..

Aspekte nga ndeshja Shkendia – Partizani

Ndeshjet e tjera: Labinoti-Luftetari 2-1 / Studenti – Besa 1-1 / Tomorri – Skenderbeu 0-0 / Traktori-Flamurtari 0-1.

Klasifikimi dhe golashenuesit me te mire pas javes se 17-te te Kampionatit

Java e 18-te
12 mars 1972

Pas javes se 18-te te kampinatit kombetar te futbollit disa skuadra hodhen hapa perpara ne rrugen per nje klasifikim me te mire, kurse te tjerat mbeten atje ku ishin. Me fitoret e pardjeshme Vllaznia dhe Partizani iu afruan me shume 17 Nentorit qe barazoi me Shkendine. Ndryshimi i pkeve me to eshte dy dhe tre. Pas barazimit ne Korce me Skenderbeun, Di namo qendron dicka me poshte; pas saj edhe Besa , megjithese ajo fitoi me Tomorrin. Mos po behet gjithnje e me larg titulli per keto te dyja ?
Nuk mund te thuhet asgje se si do te ndryshoje tabela e klasifikimit per skuadrat e mesiperme. E sigurte eshte qe vetem ndryshime do te kete, aq me teper qe kale ndari i javeve te ardhshme eshte plot me ndeshje te forta.
Kane filluar te levizin sigurisht per te mire edhe dy skuadrat qe mbyllin tabelen e klasifikimit. Gjirokastritet korren pardje fitoren e tyre te dyte dhe arriti me pike Tomorrin, kurse studentet qe luajten ne Vlore bene barazimin e 4-te.
Persa u perket golave, dhe ata nuk ishin te paket, 18-te , qe do te thote rreth 2,5 ne nje ndeshje. Nje mesatare e mire.

Tashti le t`u hedhim nje shikim ndeshjeve per te pare se si u zhvilluan ato:

17 Nentori – Shkendia
17 Nentori la edhe nje pike tjeter, kesaj here me Shkendine, ne takimin midis tyre qe u luajt ne stadiumin kombetar “Qemal Stafa”. Ekipi kryeqytetas pati epersi ne pjesen e pare, po ashtu ne me shume se gjysmen e 45 minutave te dyta. Duke kombinuar pergaditjen e mire me pervojen me te gjate nuk e lejoi, ne kohen me te madhe, skuadren e re te Shkendise te bente lojen e saj te zakonshme . Ne te vertete tiranasit sulmuan me dendur, kaluan te paret ne avantazh me ane te Kazanxhiut, i cili shenoi nje gol te bukur me koke ne minuten e 33-te dhe me vone humben raste te pastra per ta thelluar diferencen e golave. Lojtaret levizen me shume per ta kontrolluar mesin e fushes. Bene gabime sidomos ne gjuajtjet , qe ishin te pasakta.
Pastaj …rrota nisi te kthehej prapa per ta. Tabloja ndryshoi.
Rreth minutes se 74-te u pa nje mobilizim me i madh i Shkendise, nje gjallerim i dukshem i lojtareve te saj , qe u shqerua me nje presion me te madh ne gjysmefushen e 17 nentorit. Ne keto caste u shenua edhe goli i barazimit. Me kete rast topi beri nje rruge te gjate perpara se te hynte ne rrjete; u gjaujt nga Bulku, goditi shtyllen, preku njehere ne toke, pastaj tek portieri tiranas dhe hyri brenda. Me perpara ishte ekzekutuar nje penallti, por topi i goditur pa shume force u grushtua nga portieri i 17 Nentorit. Sportedashesit pritnin me shume si loje nga Shkendia , nga skuadrat qe sivjet do te na perfaqesoje ne Kupen Ballkanike, pasi pardje pjesetaret e shkolles se mjeshterise treguan mjeshteri …vetem ne perpunimin e topit dhe Zeri perpara se te humbiste penalltine, beri disa triblime te bukura. Pra shume pak nga loja e fresket, e gjalle, e shpejte, plot ide qe jemi mesuar te shohim nga kjo skuader. Sigurisht takimi ishte i rendesishem, me pergjegjesi dhe kjo sjell nje fare ndrydhje tek te rinjte.

Vllaznia – Labinoti
Ne cdo pjese loje dhe pikerisht ne minutat e fundit , shkodranet shenuan nga nje gol ne ndeshjen kunder Labinotit qe u zhvillua ne stadiumin “Vojo Kushi”. Sportedashesit e shumte me siguri qe as deshirojne t`i kujtojne 45 minutat e para, pasi loja e skuadres se tyre ishte e dobet ne cdo repart, fakt ky qe ngjalli pakenaqesi por ama goli i I. Hoxhes ne minuten e 45-te ishte i atille qe veshtire te harrohet. Nje hedhje e guximshme ne planzhon ajo e I. Hoxhes, qe e goditi topin me koke ne lartesine prej disa centimetrave mbi toke, pas nje krosimi te Rragamit. Nderhyrja e M. Gjikes ashtu edhe portierit Bakalli nuk e ndaloi topin te pushonte ne rrjete. Goli i dyte ishte “dhurate” e Jolldashit , i cili shkaktoi autogol ne porten e vet, ne perpjekje per t`ia kaluar topin portierit . Kjo ndodhi dy minuta perpara mbarimit te ndeshjes . Ne pergjithesi Vllaznia beri nje loje te zbehte, me sulm anemik, qe u gjallerua disi ne pjesen e dyte pas kalimit te R. Rragamit ne vijen e pare. Elbasanasit ngulmuan dhe djersiten shume. Ne disa raste paten epersi, zoteruan edhe mesin e fushes. Ne minuten e 28-te dhe 43-te, krijuan situata te veshtira ne porten e Ndojes, megjithate humben 2-0.

Partizani – Lokomotiva
Te dyja skuadrat e kane patur me te veshtire nga te tjeret. Loja e tyre u zhvillua ne nje shi te rrembyeshem dhe fusha e stadiumit “Dinamo”, qe edhe me pare ishte rreshqitese, u be akoma me e rende nga uji. Por, edhe ketu qendron merita e futbollisteve te te dyja skuadrave, loja nisi e bukur dhe mbeti e tille deri ne fund. Ajo ishte edhe e shpejte, me gola dhe me momente emocionante. Partizani e fitoi ate me merite 3-1, duke shenuar Berisha ne minuten e 15-te, Xhafa ne 43-ten dhe Shaqiri ne 81-ten. Te vetmin gol te tyre miqte nga Durresi e realizuan ne minuten e 67-te me ane te Allajt.
Skuadra kampione luajti te shtunen me ndryshe nga heret e tjera, d.m.th u paraqit me mire, luftoi me shume, u mundua t`i thurte sulmet duke krijuar epersi numerike ndaj “kundershtarit” dhe po keshtu te mbrohej. I madh ishte mobilizimi dhe deshira per fitore. Lojtaret mund te praktikonin me shpesh nderrimin e vendeve dhe te ngulnin ke mbe ne lojen nga krahet . Lokomotiva nuk qendroi shume larg vendasve. E keqja ishte se nguli kembe ne sulmin me shume pak forca dhe u perpoq qe te cante atje ku nuk cahej dot, ne qender te mbrojtjes se Partizanit . Edhe ne m brojtje nuk u sigurua mire, pasi kthimi i lojtareve neper vendet e tyre per te mbyllur shtigjet behej me vonese. Pas shenimit te golit te pare dhe te fundit , megjithese ne dizavantazh 1-3, pati perpjekje per ta shkurtuar me tej diferencen , biles ne nje rast sulmuesit durresak goditen edhe shtyllen e Partizanit.
Sulmuesit e te dyja skuadrave nuk e shfrytezuan si duhet terrenin rreshqites per te kryer gjuajtje nga larg.

Skenderbeu – Dinamo
Di namo pra barazoi ne korce me nje loje te nje niveli mesatar. Repartet me te dalluara te te dy ekipeve ishin mbrojtjet , qe mbajten mbi shpatullat e tyre barren me te rende. Ato u thyen nga nje here ne 45 minutat e pjeses se pare. Te paret shenuan vendasit ne mi nuten e 14-te me anen te Xhambazit dhe nje minute me vone , pa u shuar akoma mire jehona e golit ne radhet e spektatorit te shumte dinamovitet barazuan.
Ceco gjuan nje korne, Ibershimi nderhyn dhe e percjell topin ne rrjete. Duhet thene se te dy golat u realizuan nepermjet gjuajtjes se topit me koke. Dinamo pati nje rast per ta ndryshuar kete rrezultat, por Pernaska e goditi topin fort dhe ai fluturoi mbi shtylle.

Ndeshjet e tjera:
Besa fitoi ndaj Tomorit me rezultatin klasik 2-0. Po te numeronim rastet e shumta qe iu krijuan Pagrise per shenim, kashamiot, Bishtajes etj. themi se ekipi vendas duhej te kishte fituar me thelle. Nje nga arsyet qe nuk u shfrytezuan rastet ishte edhe nenvlehtesimi ndaj kundershtarit . Kavajasit sulmuan qe ne minutat e para . Shohim dy gjuajtje te forta te Kariqit , sulmet vazhdojne pa nderprerje deri ne minuten e 30-te, kur topin e ardhur me precizion nga njeri krah, Merhori e percolli me gjakftohtesi ne rrjete. Tomorri vuan nga mungesat e pergaditjes tekniko-taktike. I var shume shpresat tek Zaho , si lojtare i mesit te fushes dhe tek Hodo, ne sulm si futbollist i shpejte. Keto te dy , megjithese u munduan mjaft , vetem s`kishin c`te benin. Ne 25 minutat e fundit beratasit dolen nga mbrojtja dhe i dhane ne kete menyre me teper bukuri lojes se tyre. Ne minuten e 85-te paten nje rast shenimi . Kavajasit paten epersi ndaj miqve ne te gjitha drejtimet. Per kete ata shfrytezuan vetem edhe njehere tjeter , kur bene golin e dyte me ane te Dules, rezultat i nje kombinimi te bukur Kashami-Kariqi.

45 minutat e para te ndeshjes Flamurtari-Studenti u mbyllen 1-0 ne fitim te vendasve, per te cilet shenoi Haxhiu me koke. Si me perpara ashtu edhe me vone, vlonjatet vazhduan te kishin epersi, luajten ne gjysmefushen e miqve, por s`paten mundesi ta rritnin numrin e golave. Gjate nje kunderzbritje te shpejte, universitaret barazuan me anen e Asekiut. Per me teper , nga fundi , kishin mundesi edhe te fitonin.

Luftetari korri fitoren e tij te dyte. Ai luajti ne fushen e vet me Traktorin e Lushnjes dhe shenoi jo me pak se tre gola, dy nga te cilet ne pjesen e pare. Autore ishin Braho dhe Vaso. Pas pushimit ne minuten e 61-te lojtari i ri Rodha shenoi golin e trete. Pastaj lushnjaret bene te vetmin gol me autor Mergjyshin dhe e humben lojen 1-3.

Ne mbyllje te kesaj jave mund te shenojme:
Sa me shume kalojne javet dhe kampionati po I afrohet finishit te tij, aq me e forte ndizet lufta sportive , aq me te medha behen perpjekjet e skuadrave per te fituar.
Ne pergjithesi keto perpjekje shoqerohen me lojra te bukura, ku spikat mobilizimi i lojtareve , deshira e tyre per te demostruar perpara sportedashesve nje nivel sa me te mire tekniko – taktik. Megjithate eshte vendi te theksohet edhe njehere se i duhet kushtuar kujdes zhvillimit normal te ndeshjeve dhe te luhen sa me korrekte. Deshira per te fituar te shoqerohet kurdohere me loje e sjellje te mira si midis futbollisteve, ashtu edhe ne marredheniet e tyre me gjyqtaret.

Shfaqjet e lojes se rende, tifozlleku i semure , gjestet antisportive, tendenca per te fituar me loje jo te paster, jo vetem qe nuk kane gje te perbashket me sjelljet e kulturuar , por jane te huaja per futbollin tone. Nese i perserisim keto gjera te thena e te njohura e bejme se edhe ne ndeshjen e pardjeshme (17 Nentori-Shkendija e Vllaznia – Labinoti) , pati cfaqje te tilla. Disa futbolliste elbasanas u perfolen me gjyqtarin. Duhet denuar rende gjesti i portierit te Shkendise kundrejt nje futbollisi te skuadres perballe. Po ashtu nuk duhen mbyllur syte kunder akteve te perseritura te Dhalesit, qe ben e c`ben dhe u drejtohet anesoreve. Eshte mire tu`kujtojme gjithe “amatoreve” te sjelljeve jo te kulturuara ne fushe ate fjalen e urte popullore qe thote se “uthulla e forte prish enen e vet” .

….vazhdon me pjeset e tjera

Linku per pjesen e dyte te artikullit
https://www.kinematografia-shqiptare-sporti.com/1971-1972-kampionati-kombetar-i-futbollit-pjesa-e-dyte/

__________________________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve – nentor 2021
Ne ndertimin e tekstit u perdor informacioni baze i nxjerur nga gazeta “Sporti Popullor”, koleksioni personal 1972.

Follow us: 
Facebook : https://www.facebook.com/VizionSportiv
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti 
Blog:  https://pierosportvision.blogspot.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here