Histori te ndryshme nga Kupa e Botes!
“ATA E MBYLLEN HOTELIN PËR TË GJITHË GAZETARËT DHE THANË SE NËSE HUMBASIM 0-4 KUNDER BRAZILIT, ASNJË NGA NE NUK MUND TË KTHEHET NË SHTËPI”!!!
Kjo qe do tregojme si me poshte eshte aventura e skuadres perfaqesuese te Zaires ne edicionin e Kupes se vitit 1974 si dhe ana e erret e asaj goditje te lire ne ndeshjen ndaj brazilianeve .
I
Futbolli afrikan ka bërë një rrugë të gjatë dhe lënë gjurme ne dekadat e fundit. Tani, lojtarët afrikanë kanë një ndikim të dukshëm në të gjitha ligat kryesore të botës. Të tillë si Mo Salah, Yaya Touré, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Sadio Mané janë emra te mirenjohur. Pak tifozë të futbollit mund të mohojnë gjithashtu ndikimin që kishin bërë në kohën e tyre edhe lojtarë si portieri Thomas N`Kono, Roger Milla e deri tek Samuel Eto’o, Didier Drogba apo George Weah.
Nuk është vetëm në futbollin e klubeve që Afrika e bën të ndjeshme praninë e saj. Çdo katër vjet, bobina kryesore e Kupës së Botës zakonisht përmban disa momente mjaft të veçanta nga vende të tilla si Nigeria, Kameruni dhe Gana. Kujtimet më të spikatura përfshijnë ate te Senegalit ndaj kampionëve të botës, Francës në ndeshjen hapëse në vitin 2002, festimet joshëse të Roger Milla-s prane flamurit te këndit në Italia ’90 dhe golin e Afrikës së Jugut kundër Meksikës, ndërsa ishte mikepritese e Kupës se parë të Botës në Afrikë në vitin 2010.
Por le te vime konkretisht tek ngjarja per te cilen po marrim mundimin te hedhim kete shkrim.
II
14 qershor 1974.
‘Leopardët” e Zaires, (sot e quajtur Republika e Kongos) të udhëhequr nga trajneri i tyre jugosllav (maqedonas me sakte) Blagoje Vidinić morën pjesë në ndeshjen e tyre të parë në Kupës e Botës.
Po pse ky shtet vendosi te quhej Zaire dhe jo Kongo, qe nga 1971 – 1997 ?
Ishte presidenti diktator i asaj kohe Mobutu Sese Seko i cili e vendosi te quhej ashtu për t’i dhënë vendit atë që ai mendonte se ishte një emër më autentik afrikan. “Zaire” është një variant i një termi që do të thotë “lum i madh” në gjuhët lokale afrikane; Ashtu si emri aktual i vendit, ai i referohej lumit Kongo, i cili derdhet ne një pellg të madh që shtrihet kryesisht në republikën e ketij shteti.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Westfalenstadion” në Dortmund, shpejt u duk se kundërshtarët e tyre, një skuadër skoceze që mburrej me emra si Denis Law, Billy Bremner dhe Kenny Dalglish, i kishin nënvlerësuar seriozisht ata (kombetaren kongoleze).
Zaire shpërtheu dhe shpejt filloi të emociononte të gjithë ata që shikonin me nje sy mosbesues qasjen e tyre sulmuese dhe stilin e lojës së çuditshme.
Për fat të keq për djemtë e Vidinić-it, Skocia e përballoi vrullin e kundershtarit dhe përfundimisht e drejtoi lojën ne favor te tyre, duke fituar disi (në mënyrë të pamerituar)
2 – 0.
Megjithatë, nuk ishte turp kjo humbje per kampionet ne fuqi te Afrikes qe kishin eliminuar ne kualifikueset e ketij boterori favoritet e Marokut 3-0 pas nje ndeshje suplementare ( ndeshje e trete). Jo aspak !!!
Duhen cituar disa fakte per te treguar ne vijim te ketij shkrimi se perfaqesuesja e Zaires nuk ishte “skarco” dhe njihte fare mire rregulloren baze te futbollit, sic edhe u ndertuan pershtypjet dhe historia per afrikanet.
Në fakt, përkundër komenteve shpërfillëse para ndeshjes nga traineri i Skocisë, Willie Ormond (Nëse nuk mund ta mposhtim Zaire, atëherë duhet të bëjmë valixhet dhe të shkojmë në shtëpi.), Zaire në heshtje kishte impresionuar shumë njerëz dhe kishte fituar disa tifozë të rinj me shpirtin e tyre të egër. dhe pozitivitetin.
Ndeshja e tyre e radhës do të luhej më 18 qershor, por brenda katër ditëve ndërmjet ndeshjes së parë dhe të dytë, “rrotat” filluan të binin nga paraqitja e Zaires. Në fakt, kjo është e thënë me delikates. “Rrotat u shpuan” njera pas tjetres…….
Presidenti i Zaires, Marshalli Mobutu Sese Seko Kuku Ngbendu Wa Za Banga (ose thjesht ‘Mobutu’, apo jo?), është e drejtë të thuhet, u emocionua shumë për dërgimin e kesaj skuadre jashtë për të përfaqësuar vendin e tij. Pas vulosjes së kualifikimit, presidenti Mobutu ftoi skuadrën në rezidencën e tij personale për të festuar dhe u bleu te gjithe lojtareve shtepi dhe makina. Pra ai kishte investuar tek kjo perfaqesuese.
Për Kupën e Botës te v. 1974, Mobutu krijoi një buxhet të konsiderueshme në të cilën lojtarët mund t`a perdornin nëse kanë nevojë ose dëshirojnë ndonje gje. Ai dërgoi gjithashtu një rreth të madh qeveritarësh dhe zyrtarësh të federatës së futbollit nga Zaire për të forcuar radhët edhe si një shenjë perkrahje e fuqie.
Megjithatë, këtu është fërkimi – ai financim filloj “të rrjedhe” dhe shumë shpejt e kishin “tharë” plotësisht atë. Lojtarët shumë shpejt e zbuluan këtë. Në të njëjtën kohë ata kuptuan se paratë e atij buxheti nuk ishin vetëm bonuse, por nga pagat dhe shpërblimet e tyre. Keto leke në thelb ishin grabitur dhe lojtaret nuk do të mundnin te paguheshin dot.
Kuptohet, në kamp pati zemërim dhe rebelim. Një shumicë e mirë e skuadrës deklaruan se nuk do të luanin më 18 qershor ne ndeshjen e radhes.
Thuhet qe FIFA, ndërhyri dhe madje dyshohet se pagoi vete ajo rreth 3,000 marka gjermane për cdo lojtar për të dalë në fushë dhe për të shpëtuar reputacionin e turneut ne zhvillim.
III
Pa dëshirë, te njëmbëdhjetë lojtarët dolën me vrap në fushën e “Parkstadion” në Gelsenkirchen. Por ndersa ata ishin aty me trup, nuk ishin me shpirt.
Kunder Jugosllavise, loja u kthye shpejt në një farsë. Mund të justifikohet se Zaire “e pedori” kete ndeshje në shenjë proteste. Gjithashtu argumentimi mund te vazhdoje se stresi dhe marrëzitë jashtë fushës rezultuan tek lojtarët e lodhur që nuk ishin stërvitur siç duhet, nuk ishin të fokusuar siç duhet dhe u mungonte shumë motivimi.
Por per ate ndeshje mund të thuhet me siguri se u be një siklet për të gjithë të interesuarit.
Një nga hapjet më të çuditshme të ndonjë ndeshjeje per Kupen e Botes deri atehere. Jugosllavia kaloi në epërsi me tre gola në 20 minutat e para.
Kështu, njeriu i Zaires në drejtim te skuadres, Vidinić – një ish-reprezentues jugosllav vetë – vendosi të zëvendësojë portierin e tij. Kazadi Muamba doli jashtë në minutën e 21-të. Në lojë hyri Tubilandu Ndimbi me numrin 12, i cili ishte vetëm 1.60 m po te ngrihej në majë të gishtave.
Megjithate brenda një minute nga zevendesimi ai pesoi golin e 4-te per Jugosllavet ate te shenuar nga bosnjaku Katalinski. Ndimbit do t’i duhej të merrte topin nga rrjeta e portes se tij edhe pesë herë te tjera po atë mbrëmje. Nje disfate e turpshme, 9-0!!!
Jugosllavia kishte një ekip të unifikuar te disa republikave deri pas shperberjes graduale pas v. `90-te, dhe si rrjedhoje ishte nje ekip shume i forte.
Dushan Bajevic kontriboi në një “hat-trick”. (8`; 30`; 81`). Anësori legjendar i “Cervena Zvedzdes” të Beogradit, Dragan Dzajic, gjithashtu ka shënuar një gol (14`). Ashtu si Ivica Surjak(18`), Vladislav Bogiçeviç (35`), Branko Oblak (61`), Josip Katalinski (22`) dhe Ilija Petkovic (65`).
6-0 vetem në pjesën e parë.
Ishte një nga humbjet më të rënda në Kupën e Botës.
Megjithatë, rrethanat lehtësuese u mbajtën të fshehta.
Pra, për pjesën tjetër të botës Zaire, dhe futbolli afrikan në tërësi, dukej i ngathët, i varfër dhe joprofesional.
IV
Bilanci: Dy ndeshje të luajtura. Dy ndeshje të humbura.
Njëmbëdhjetë gola të pësuar. Zero gola të shënuar.
Mund të thuhet me siguri se paraqitja e parë dhe e vetme e Zaire në Kupën e Botës ishte një katastrofë.
Megjithatë, bëhet më keq. Katër ditë pas goditjeve “me çekan” 9-0, ndaj “Leopardëve”, tashmë jashtë Kupës së Botës dhe plotësisht të poshtëruar, i kishte mbetur edhe një ndeshje “finale”. Kundër kampionit në fuqi të botës, Brazilit. Megjithatë gjendja do përkeqësohet përsëri. Shumë më keq këtë herë …
Zaire tani ishte kthyer plotësisht ne nje objekt qesharak.
Megjithatë, Presidenti Mobutu, çuditërisht, nuk arriti të shihte pikerisht kete anën qesharake te perfaqesueses se tij.
Te gjithe diktatorët ushtarakë janë një grup famëkeq serioz.
I indinjuar, i turpëruar, i poshtëruar dhe i tërbuar plotësisht, ai vendosi të ‘ndërhynte’.
“Pas ndeshjes, ai dërgoi rojet e tij presidenciale për të na kërcënuar”, pati pohuar që atëherë mbrojtësi Mwepu Ilunga në një intervistë të dhënë për BBC.
“Ata mbyllën hotelin për të gjithë gazetarët dhe thanë se nëse do te humbnim 0-4 kunder Brazilit, askush nga ne nuk do të mund të kthehej në shtëpi”.
Tani e tere perfaqesuesja ishte nen presion.
Aty nga mesi i pjesës së dytë Brazili kryeson 2 – 0. Kampionet e botes ne fuqi, qe nuk po paraqiteshin dhe aq mire ne kete edicion te Kupes vinin pas dy barazimeve pa gola 0-0, kunder Jugosllavise dhe Skocise. Ne nje moment te lojes brazilianet fitojne te drejten e një goditje të lirë rreth 25 metra nga porta e kongolezeve. Eshte Rivelino qe do t`a ekzekutoje ate, por……
Tani nese “Leopardët” do te pesojne edhe nje gol së shpejti mund të gjinden në telashe serioze. Eshte ky një nga incidentet më famëkeqe në historinë e Kupës së Botës…
Ilunga duket se është në panik, shkeputet nga muri dhe vrapon drejt topit ….. e godet atë mesa fuqi qe ka duke e flakur diku sa me larg në fushë. Eshte nje moment qesharak.
Te gjithe braziljanet qeshin…..
Pse?
Arbitri i nxjerr Llunges kartonin e verdhe dhe i thote: Jo, jo!!! Gabim!!!
Topi duhet goditur nga brazilianet dhe jo nga ju. Goditja e lire eshte kunder jush…..
“epo, padyshim sepse ai është nje budalla dhe askush nga ekipi nuk i njeh rregullat bazë të futbollit”! Ky ka qenë supozimi mjaft i pabesueshëm që atëherë.
U quajt “një moment i çuditshëm i injorancës afrikane” nga komentatori i BBC, John Motson.
Por e vërteta ishte më e errët se kaq!!!

Vete Llunga i pyetur kohe me pare pas atij episodi do te deklaroje:
“Cfare? Ju ne te vertete mendoni se e bera ate goditje nga mosnjohja e rregullave te futbollit ? Natyrisht qe i njihja ato…….
Kjo manover u nxit nga frika. Ishte një taktikë, humbje kohe, e krijuar për të ngatërruar Brazilin dhe për ta shtyrë atë.
A funksionoi? Ndoshta!
Seleção do të shënonte përsëri, ne min. 79` nga Valdomiro dhe ndeshja përfundoi tre me zero, që do të thotë se lojtarët u lejuan të ktheheshin në atdheun e tyre.
Të turpëruar, të thyer dhe pak a shumë te paqarte karriera e tyre .
Presidenti Mobutu preu fondet për ekipin kombëtar dhe loja e futbollit në Zaire u mbyt për vdekje.
Por sic e theksuam edhe ne krye te heres se ketij shkrimi, futbolli afrikan ka bere qe nga ai moment fatkeq i v. 1974, nje rruge te gjate duke shenuar rritje te nivelit te tyre ne lojen e futbollit ne cdo Kupe Bote, sidomos nga 1990. Emrat e perfaqesueseve te Kamerunit, Nigerise, Marokut, Ganes e ndonje tjeter, lane gjurme dhe rezultate pozitive ne trofeun me presticioz te botes.
(C) Material i rezervuar | Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 18 shtator 2022
_____________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve
Nga: Pjerin Bj | Fotot jane marre nga Google.
If you have any issue on copyright photos, please contact us first. Thank You!
Follow us: Facebook: https://www.facebook.com/VizionSportiv Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti Blog: https://pierosportvision.blogspot.com/