1982 | Përplasja Shumaker – Batiston në gjysmëfinalen me dramatike të Kupës së Botës! RFGJ-Francë 3-3!

0
410

RFGJ-France 3-3!

I
Eshte njera nga gjysmefinalet e Kupës së Botës e luajtur të premten e 8 korrikut ne Sevilje, ne mes Francës dhe Gjermanisë Perendimore, e cila rezultoi te jete njera nga sfidat më ikonike e më dramatike në historinë e Kupës së Botës:

Kjo gjysmëfinale e kesaj Kupe e v. 1982, bie ne sy ne mes te tjerash, për nderhyrjen e tmerrshme të portierit gjerman Harald “Tony” Shumaker ndaj Patrik Batiston, e cila e la mbrojtesin francez pa ndjenja, me dy dhëmbë të thyer dhe tre brinjë të çara. Cfare eshte me ironike, Shumaker nuk u ndëshkua as me karton të verdhë dhe arbitri Charles Corver madje nuk dha as një faull!!!

Hyrje dhe dalje nga koma; lëndime që kanë më shumë gjasa të jenë të dukshme pas një aksidenti me makinë, por……kjo qe do te tregojme si ne vijim eshte vetem një rast qe ka ndodhur gjate nje ndeshje futbolli.

Ndeshja përfundoi 3–3 pas kohës shtesë dhe shkoi në penallti – ndeshja e parë e Kupës së Botës që u vendos pas series se penalltive. Pavarësisht se Uli Stielike ishte lojtari i parë që humbi nje te tille per gjermanet, Shumaker përfundoi si hero duke pritur penalltitë e gjuajtura nga Didier Siks dhe Maksim Bosis. Gjermania Perëndimore fitoi 5–4 dhe u gjend në finale.

Në nje libër te titulluar “Twelve Yards: The Art and Psychology of Perfect Penalty”, Ben Lyttleton detajon se si secili nga lojtarët kryesorë në atë ndeshje e pa episodin e perplasjes Shumaker / Batiston dhe se si ndikoi në mentalitetin e tyre.
Në këtë fragment, ai shpjegon se çfarë ndodhi pas fishkëllimës së fundit te asaj sfide.

Ndeshja përfundoi në orën 23:41 me kohën lokale, gjë që shpjegon se pse incidenti i Shumaker mezi u regjistrua në analizën e ditës së nesërme.

“Fabuleux!” ishte titulli ne “L’Equipe”, duke lavdëruar skuadrën e Francës për forcën e saj sulmuese dhe trajnerin Michel Hidalgo për futjen në fushë të tre lojtarëve si Alan Zhires, Mishel Platini dhe Bernard Zhengini.

“Si près du paradis” – “Kaq afër parajsës” – ishte titulli i brendshëm:
“Është e vështirë, kaq e vështirë për t’u marrë, më shumë nga sa mund të themi. Gjermania do të luajë në finale, por Franca, mund të themi pa hidhërim apo patriotizëm, meritonte më shumë. Kjo ishte një ditë e mrekullueshme për futbollin francez”.

Një ditë më vonë, gjendja shpirtërore ndryshoi pasi ashpërsia e sfidës së Shumaker mori faturimin maksimal.

“Me duar të kuqe!” ishte faqja e parë e revistes “L’Equipe”, me një imazh të kofshës së Shumaker ne kontakt me nofullën e Batistonit.
“Një histori dhune e pandëshkuar. Shumaker ishte brutal. Është vetem një përrallë morali që do t’ua tregojmë fëmijëve tanë.”

Hidalgo ndryshoi tonin e tij nga humbës trim në viktimë të zemëruar. “Ju thoni që Corver është një arbitër ndërkombëtar? Unë kam dyshimet e mia nëse ai rrezikon sigurinë e lojtarëve në këtë mënyrë”.

II
Rezultati i ndeshjes deri ne ate moment eshte 1-1!!
Platini leshon nje pasim te kalibruar pas shpines se mbrojtjes gjermane. Kalc vrapon por nuk e ndalon dot topin qe arrin ne kembet e Batistonit.
“Ne fushe hapet një korridor dhe nuk kishte asnje kundershtare te ndalonte vershimin drejt portes se Shumakerit” do te shprehej vete Patrik Batiston në librin “12 Jarde” (Twelve Yards).


Batiston, qe kishte më pak se 10 minuta para incidentit qe kishte hyre ne fushe si zevendesues, i jepet nje top perpara duke e nxjerre te lire, perballe portierit gjerman që i afrohet duke i ngushtuar rrezen e veprimit…….Shumaker perplaset mbi numrin 3 te Frances me kembet e ngritura!

Goditja e topit nga mbrojtesi francez është tentative. Jashtë objektivit. Kamerat televizive dhe sytë e arbitrit e ndjekin topin teksa ai rrokulliset gjerësisht jashte portes gjermane.

Megjithate një skenë e tmerrshme po shpaloset. Batiston qëndron i shtrire per toke. Shqetesim per shendetin dhe jeten e tij madje. Grushti i është shtrënguar në një mënyrë të panatyrshme, shqetësuese. Krahu i bie “i keputur”. Kolegët mblidhen shpejt dhe bëjnë një thirrje urgjente për ndihmë.

 

Cfare ka ndodhur?

“Ai nuk kishte puls”, do te thote me pas kapiteni i asaj France legjendare Platini. “Dukej aq i zbehtë.” Kalojnë shtatë minuta para se të materializohet një barelë. Batiston vendoset mbi të dhe nxiret nga fusha e lojës. Krahët e tij nuk janë të palosur në gjoks. Njëra bie poshtë barelës, e pa jete, duke deshmuar tmerrin e asaj që sapo ndodhi.
Platini, e kap krahun e mikut te tij. E mban, e përkëdhel, e puth Batistonin dhe e inkurajon.

Nderkohe, Harald Schumacher qëndron i heshtur në zonën e tij. I qete sikur s`ka ndodhur asgje, portieri i Gjermanisë Perëndimore duket se po bëhet i paduruar me vonesën. Duart e tij janë në ijë dhe ai e ka vendosur topin gadi në skajin e zones së vogël te portes se tij per shqelmin e ridergimit. Më duhet te bej goditjen time të topit, sugjeron gjuha e trupit të tij.
Nderkohe Batiston kishte bere nje goditje te topit ndersa Shumaker e kishte goditur keqas Batistonin. Ndërsa lojtari i Francës po përpiqej të lehtësonte atë që kishte qenë një vrapim i fuqishëm, për të “zbutur” kontaktin e afërt, perkundrazi Shumaker po shpejtonte dhe sikur donte ta bente te ashper kontaktin.

Keshtu portieri gjerman ishte nisur drejt kundërshtarit ndërsa topi i kaloi poshte krahut te tij të majtë në kufi të zonës. Shumaker fluturoi në ajër, i ktheu ijën dhe ngriti parakrahun e tij të fortë drejt nofullës së francezit. Ai do te thote më vonë se nuk donte ta godiste me gjunjë.

Batiston bie menjehere ne barin e gjelber te fushes pa ndjenja.
Do të kalonin gjashtë muaj para se të shërohej plotësisht. Arbitri Charles Corver e humbi plotësisht kontrollin ndaj ketij incidenti. “Fatkeqësisht nuk e pashë përplasjen sepse po ndiqja topin që shkoi jashtë portës”, tha ai për L’Equipe në vitin 2012.

“Unë menjëherë pyeta nëse gjyqtari im ndihmës e pa atë dhe ai më tha se sipas mendimit të tij, nuk ka qenë e qëllimshme, prandaj nuk kam mundur të bëj asgjë”.

Caktimi i gjyqtarit holandez ne drejtimin e kesaj sfide te madhe mbante një ironi të hidhur për francezët qe e kundërshtuan zgjedhjen e tij , i cili kishte gjykuar humbjen e tyre 3-1 ndaj Anglisë më herët në kete turne.

E gjitha cfare ndodhi u “pagua” me vetem nje shqelm ridergimi.
Ky ishte vendimi që rrodhi nga akti më brutal që ka ndodhur ndonjëherë në një fushë sfide të Kupës së Botës. Asnjë goditje e lirë. Asnjë karton i kuq. As një të verdhë.

“Një padrejtësi e thellë,” do te thote anëtari i skuadrës Alan Zhires për “Metronews” përpara se Franca dhe Gjermania të takoheshin në çerekfinalet e Kupës së Botës te edicionin e v. 2014.

“Ne ishim të bindur se arbitri do të fishkëllej për një faull. Më pas pamë gjendjen në të cilën ndodhej Patrik dhe u shqetësuam menjëherë për shëndetin e tij.
A do të ngrihet?
A është në rrezik jeta e tij?
Pas këtij incidenti, skuadra ishte mërzitur. Nuk menduam më për ndeshjen. Nuk ishim të fokusuar.”
Kjo ishte, ndoshta, ndeshja më e madhe e Kupës së Botës të të gjitha kohërave. Një barazim 3-3 pas kohës shtesë, qe do të vendosej me penallti.
Shumaker shpëtoi dy dhe Gjermania Perëndimore fitoi një vend në finale kundër Italisë.

Portieri gjerman gezon me doren dhe grushtin lart per suksesin qe vetem gjermanet mendonin se ishte i merituar.

Fakti që ata rikuperuan një deficit 1-3 pas shteses për te barazuar në 3-3 ndeshjen ishte e lavdërueshme, por ajo që bëri “Tony” Shumaker ngeli nje xhest i shemtuar dhe i pakendeshem edhe pse ekipi gjerman me Karl-Heinz Rummenigge dhe Klaus Fisher kishte arritur barazimin e nje ndeshje te kontestueshme.

Seria e gjuajtjeve te penalltive, e para e Kupës së Botës ne gjysmefinalet, ishte një përvojë e re për të gjithë dhe gjermanët qe i mbijetuan asaj .

Por Shumaker edhe pse priti dy penallti nuk mund te thuhej se ishte hero. Veprimi i tij i uli vlerat.

Ai ishte tani prototip i nje horri. Në fakt, është një term shumë simpatik qe sjell në mendje nocionin e një te keqi te ashper. Sjell në mendje gjithashtu vetite që mungonin krejtësisht te portieri intensiv i Kolnit si nje lojtare me zemer te gjere, lozonjar, i argetueshem dhe me humor.

“Unë vëzhgova sjelljen e tij, mënyrën se si ai u përplas me Dominik Rosheto dhe Didier Siks,” do te thote Batiston për AFP.

“Mendova se ai ishte shumë i elektrizuar ne ate ndeshje, shumë i emocionuar. Ua thashë për këtë lojtarëve të tjerë kur isha ulur në pankinë.”

“Tony” Schumacher sikur kishte “fikur një cigare në krahun e tij’ për t’i treguar të dashurës se ishte i aftë të mposhte dhimbjen.

Pas cdo humbje, Shumaker shkonte në shtëpi dhe godiste me grusht një thes me rërë të kuqe derisa i gjakoseshin gishtat. Shumaker është një njeri i fortë. Megjithatë, atë ditë u tregua i dobet.

Madhësia e asaj që kishte bërë nuk i humbi.

Megjithate ndjen shumë keqardhje për 8 korrikun 1982.

“Nuk doja ta lëndoja, por do të bëja përsëri të njëjtën gjë nëse veprimi do të përsëritej”, do te thote ai për “Le Figaro”. “Ishte mënyra e vetme për të marrë topin”.

Gjithsesi ai e di se duhet të kishte kontrolluar manovren e tij ne dalje kunder Batistonit per sigurine e kundershtarit dhe të kishte treguar pak dhembshuri.

Ai e di gjithashtu se nuk duhet të kishte festuar pritjen e penalltive; një nxitim i adrenalinës.

Me vjen keq, shume keq, i tha gazetarit që e informoi për shkallën e lëndimeve të Batistonit, dhe se do të paguante për faturat e dhëmbëve te thyer dhe cdo mjekim per brinjet e demtuar; Dhe, së fundi: “Më vjen keq që delegacioni gjerman dhe unë nuk shkuam në spital për të marrë lajmet për Patrick Battiston,”. “Fshehurazi, kisha frikë se Batiston ishte plagosur rëndë, ndoshta i shtrirë në koma,” e pati pranuar vete Shumaker.

Shumaker u dëshpërua për reagimin e tij po aq sa edhe vetë sfida. Por shfaqjet dhe veprimet e tij të jashtme ne ate ndeshje sikur ishin provat e kundërshtimit të sigurtë.

“Ndoshta ai me te vertete ndihej fajtor, mund të nxirren të gjitha llojet e përfundimeve se çfarë ndjeu. Gjithçka që di është se Shumaker ishte dikush që donte të fitonte me çdo kusht dhe ai shkoi shumë larg atë mbrëmje,” kishte thene Batiston.

III
“Perdja” po binte ngadalë. Pas ndeshjes, shtypi u fokusua në rezultatin e asaj që kishte qenë një ndeshje e shkëlqyer, emocionuese.
Hidalgo u lavdërua per perberjen e ekipit të tij me sulmues dhe për paraqitjen e duhur qe shfaqi Franca.

Ne fakt vetëm disa ditë pas ndeshjes, përplasja e Batiston-Shumaker u bë pika kryesore e bisedës.
Ajo që mbeti pas sulmit të Schumacher ndaj Battiston ngjasonte me shume me një shpërthim zemërimi . Arriten deri aty sa ta quanin “SS”.
Shumaker u portretizua si një brutal patologjik. Ndjenjat antigjermane u ndezën në Francë. Debati shkoi akoma me tutje kur “Schumacher mundi Adolf Hitlerin” në një sondazh të gazetës për armiqtë më të mëdhenj të Francës.

Armiqësia midis vendeve vazhdoi akoma me tutje: Mesi i revistes “L’Equipe” ishte i zene nga thirrjet antigjermane dhe gjithashtu fotot tregonin makinat me targa gjermane të parkuara në kampingjet franceze te cilat kishin goma të prera dhe xhamat e thyer.

Për të përmirësuar marrëdhëniet, kancelari Helmut Schmidt i dërgoi një letër të hapur ngushëllimi Presidentit Francois Mitterand.
“Zemrat tona shkojnë për francezët, të cilët meritonin të kalonin po aq sa gjermanët”.

Pasi Italia mundi RFGJ-ne në finale –
ne faqet e revistes “L’Equipe” shkruhej me germa te medha :
“Drejtesi”!!!

Dikujt i erdhi ideja e ndritur të dërgonte Shumakerin në një mision diplomatik në Francë për të kërkuar falje personalisht. Ai udhëtoi për në Metz një ditë para dasmës së Batiston dhe i dhuroi atij një flamur të FC Köln dhe një….. falje.
Por udhëtimi nuk ishte i suksesshëm. “Schumacher e harron veten”, tha revista gjermane Kicker. “Ishte një gjest pajtimi me pasoja të pakëndshme.”

Dyshja u fotografuan të ulur pranë njëri-tjetrit në një konferencë shtypi të organizuar me nxitim, duke parë në drejtime të kundërta.

Shumaker, i cili kundërshtonte pyetjet nga shtypi francez, e ndërpreu konferencën. “Kjo është diçka që ka të bëjë vetëm me Batiston dhe mua,” tha ai. “Po ta dija, do të kisha sjellë me vete gazetarët e mi gjermanë”. Oferta e paqes ishte bërë e shëmtuar. “Djali i keq thjesht donte të tallej me djalin e mirë”, shkroi Le Figaro.

“Më futën në një dhomë,” tha Shumaker. “Kur hapa derën, kishte shumë gazetarë. Nuk e prisja këtë. Kërkova falje. Por nuk isha i kënaqur me mënyrën se si u organizua takimi. Kjo gje u paraqit edhe me nje reagim në fytyrën time.”

“Akoma nuk mund ta kuptoja qëllimin e ketij debati”, do te shprehej portieri gjerman. “Unë isha një person krejtësisht apolitik, por papritmas isha bere përgjegjës i pakënaqësisë anti-gjermane që shpërtheu në Francë. Më dukej sikur do të nxisja luftën e 3-te boterore. Kaq shumë urrejtje nuk e kisha ndjerë kurrë më parë.”

Vizita ishte “një larje”.
Kancelari Helmut Schmidt u detyrua t’i dërgonte një telegram Presidentit Francois Mitterrand. Së bashku ata lëshuan një deklaratë të përbashkët në një përpjekje për të lehtësuar tensionet.

Një ditë pas pajtimit të dështuar, Mitterand mendoi t’i kërkonte Hidalgos që t’i bënte lojtarët e tij të deklaronin publikisht se nuk kishin asnjë problem me Shumaker.
Hidalgo e kishte gati përgjigjen e tij: “Çfarë, t’i kërkoj të marrin Shumakerin me pushime se bashku me ta?”

Kjo i dha revistës “France Football” një ide: pyeti ekipin francez se ku do ta çonin Shumakerin me pushime. Këtu janë përgjigjet e disa prej lojtareve:

Zhires: Për të vizituar shpellën Padirac.
Platini: Për t’u ngjitur në malet Grandes Jorasses [në Mont Blanc].
Bosis: Për të ngjitur lartësitë e Vallée Blanche [në Mont Blanc].
Rosheto: Për të parë një muzg nga shkëmbinjtë e Étretat.
Trezor: Për të bërë një kërcim me parashutë me një hapje të vonuar.
Batiston: Për të më ndihmuar të mbledh kërpudha në pyll, pasi ende nuk mund të përkulem.

Platini, kapiteni francez, beson se Franca duhej të humbiste këtë lojë – e cila në folklorin francez thjesht quhet Sevilla 82 – për t’i ndihmuar ata të fitonin trofeun e tyre të parë , Kampionatin Evropian, dy vjet më vonë.

“Legjenda e asaj ndeshje vjen nga fakti që ne e humbëm atë”, tha Platini.
“Duke humbur atë, ne u bëmë një ekip i madh. Ishte fundi, por edhe fillimi i diçkaje.
Në historinë e futbollit francez, dy pikat e kthesës ishin Sevilla 82 dhe finalja e Kupës së Botës 1998. Sevilla shënoi një brez tifozësh futbolli, qe u dha atyre një gjendje shpirtërore kolektive: kjo është arsyeja pse janë shkruar libra dhe shfaqje për lojën.
Asnjë film në botë nuk mund të kishte dhënë aq emocione kontradiktore sa Sevila 82.
Është sigurisht një moment i bukur në karrierën time. Është momenti që të bën të thuash më pas: ‘Më vjen mirë që isha atje!’ edhe nëse po humbisnim.”

IV
Gjithsesi dy vjet pas asaj gjymefinale, u caktua nje takim miqesor ne mesin e tyre ku gjermanoperendimoret te luanin në Francë në prill 1984.

Autobusi i ekipit u nis për në stadium. Shumaker po dëgjonte një këngë të quajtur “Hakmarrja” nga Peter Maffay. “Më godit të vdekur sepse vetëm atëherë mund të jesh i sigurt se nuk do të mbrohem”, thuhet në tekstin e këngës.

“Kur hyra në stadiumin e Strasburgut për ndeshjen tonë të parë ndërkombëtare kundër Francës pas Kupës së Botës, e pashë veten si një kukull me përmasa reale të varur në trekëmbësh”, do thote Shumaker.

Fusha ishte e rrethuar dhe e siguruar nga policia me shkopinj. Përndryshe francezët do të më kishin shqyer. Kudo kishte pankarta me svastika dhe slogane naziste.

“Vezë, patate, mollë, domate, gurë – ata hodhën gjithçka mbi mua. Fishkëllenin dhe tërboheshin sa herë që kisha topin, por nuk mund të më bënin të ndihesha i vogël”.
Nëna e tij i thoshte se kur pësonte gol duhet të ngrihej menjëherë për t’i dhënë siguri. Nëse kishte frikë nuk e tregonte.

Ashtu si 8 korriku 1982.
“E dija se çfarë duhej të bëja,” tha ai. “Nëse nuk do t’i rezistoja këtij presioni, karriera ime ndërkombëtare kishte përfunduar. Unë isha plotësisht i përqendruar dhe e kisha përgatitur veten me stërvitje autogjene.”

Performanca e Shumakerit eshte e jashtezakonshme , grushton, devijon dhe pret topa ndersa thyen aksionet e francezeve. Ja tek rrok nje top qe vjen i goditur fort nga distanca e largët. Një goditje me kokë aty fare afer te cilin ai e mposht. Didier Six përpiqet ta godase perseri nga distanca, por ai e grushton atë. Me ne fund , dikur dhe me vonesë, Shumaker “dorëzohet”. Franca shenon dhe fiton ndeshjen 1-0, por Toni Schumacher nuk do të godasë thasët e rërës sonte.

“Franca fitoi 1-0, por unë bëra një paraqitje të fortë”, do te shprehej portieri i madh i perfaqesueses gjermane. “Ndërsa loja përparonte gjithnjë e më shumë tani nga turma po vinin edhe duartrokitjet”.
Gjërat u ftohën. Shumaker kishte pak shpengim.
“Kam ndërruar fanellat me Battiston”, tha ai. “Por në dhomën e zhveshjes, jo në fushë”.

Kanë kaluar plot dyzet vjet nga tragjedia e Seviljes.. “Unë e kam falur atë,” do te thote Batiston. “Me kalimin e kohës, e kuptoj se njerëzit do mbajne mend gjithmonë këtë rast. Por tani ka mbaruar.”

Shumaker beson në parajsë dhe ka thene se duhet të jetë më mirë se këtu .
Ai u përjashtua nga vëllazëria gjermane e futbollit në vitin 1987 pasi autobiografia e tij detajonte ato që ai pretendon se ishin praktika të përhapura dopingu në futbollin gjerman.

Në vitin 1982, Italia ishte kampione pasi mundi gjermanoperëndimorët dhe portierin e tyre në finale.

Në vitin 1986 Shumaker nuk mundi të shuante Diego Maradonën e madh dhe Argjentinën pasi e humbën përsëri në finalen e Meksikës.

Gjermanet do te fitonin Kupen e Botes ne v. 1990 por pa Shumaker.
Nuk kishte vend për të në skuadrën e atij edicioni.

Tani imazhi i nje portieri te madh si Shumaker në Kupën e Botës është e gjitha e “stampuar” ne nje permbledhje ne dy finale të dështuara dhe ky qëndrim:
Sevilje, 8 korrik 1982; Duart mbi ije, në pritje për të goditur topin sa me shpejt nderkohe kur kundershtari i tij Batiston shtrihej pa ndjenja ne toke.

© Material i rezervuar | Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 20 tetor 2022

________________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve qe ne vitin 2013
Nga: Pjerin Bj / Fotot u nxoren nga Google.
Please if you have any issue on photos contact us first. Thank You

Follow us: 
Facebook: https://www.facebook.com/VizionSportiv
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti 
Blog: https://pierosportvision.blogspot.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here