1986 | 17 Nëntori – Partizani, ndeshja e javës së 12-të, ku Genci Tomori luajti portier!

0
97

HISTORI KAMPIONESH PA NGJASHMERI NJERA ME TJETREN!
Kampionati 1986-1987

Partizani – 17 Nentori ka qene gjithnje nje sfide, nje ndeshje e madhe, nje perplasje e zhurmeshme para dhe pas takimit te tyre. Nje ndeshje ku mund te ndodhte gjithcka, pervec polemikave ajo shpaloste nje duel rivalesh te forte, nje futboll luftarak ne nje beteje te vertete ne pranine e mijera tifozeve te ketyre dy skuadrave qe padyshim bene histori ne rrugetimin e tyre gjate Kampionateve Kombetare dhe Kupave te Rrepublikes.

E tille ishte edhe ajo ndeshje e 23 nentorit te vitit 1986 e zhvilluar cuditerisht ne stadiumin “Dinamo” te kryeqytetit. Arsyeja se perse nuk u luajt ne stadiumin kombetar, mbase nuk do te mesohet kurre. Mund te hamendesojme qe mbase mungesa e impjanteve te kualifikuar ne Shqiperi per takime nderkombetare, kishte detyruar FSHS-ne te mbylle per pak kohe stadiumin Kombetar “Qemal Stafa”, per te konservuar terrenin.

Mbas 12 javesh, tabelen e klasifikimit e kryeson Flamurtari i cili ka kohe qe ka hyre ne eliten e skuadrave te medhaja te vendit. Partizani ndodhet ne vendin e dyte me 14 pike me golaverazhin 18-10. Fill pas tij, 17 nentori ne vendin e trete.

Ne dy jave, ate te 11-te dhe 12-te, kalendari ka rezervuar ndeshje te forta, perplasjen e kater skuadrave te medhaja te futbollit shqiptar.  Partizani vjen ne kete sfide mbasi ka mposhtur ne javen e 11-te Dinamon, nje tjeter rival, me rezultati 3-1 me 16 nentor 1986. Ndersa 17 Nentori ka marre nje barazim 2-2 ne Shkoder ndaj Vllaznise. Nderkohe , Flamurtari kryesues mbasi ka mundur ne Vlore nje jave me pare Luftetarin 2-1, barazon me Lokomotiven ne Durres (1-1).

Rrezultatet e tjera te javes se 12-te te sezonit 1986-1987 do te jene keto:
Labinoti – Dinamo 0-1 / Besa – Traktori 2-1 / Skenderbeu – Naftetari 3-0 / Tomorri-Apolonia 2-2 / Luftetari – Vllaznia 1-0 dhe pikerisht sfida 17 Nentori – Partizani ….

Ne Tirane, ne nje mbasdite te bukur vjeshte ndihet kudo atmosfera e kesaj sfide te shumepritur. Jane vitet ku nentorasit e Tiranes kane ndertuar nje skuader te forte. I kane te kompletuar tere repartet dhe te krijojne pershtypjen se jane te pathyeshem. Nje kompleks lojaresh te pozicionuar ne vendet e duhura ne skemen taktike te tranierit Shyqyri Rreli, pasardhesi i Enver Shehut qe kishte hedhur bazat e kesaj skuadre qe me fillimin e viteve 80-te.

Skuadra, pervec fitoreve shpalos nje futboll te bukur. Lojtaret dine te gjejne mjaft mire njeri tjetrin ne skakieren e lojes.

Madje edhe porta, si pika me nevralgjike, me gjithe respektin e portiereve te mepareshem, Rroga e Sharra, tanime eshte e mbrojtur akoma me mire nga Halim Mersini, portieri i Shpresave qe u kualifikua ne vitin 1983 ne 8 me te mirat e kampionatit europian duke lene jashte RFGJ ne .

Shume lojtare te ketij ekipi do te jene furnizuesit e skuadrave perfaqesuese, dhe mbi te gjitha te Kombetares kuq e zi Keshtu ne mbrojtje do te jene, Hodja dhe Lekbello, ne mesfushe Omuri, Josa, Liti, dhe ne vijen sulmuese treshja vendimtare, Muca, Kola dhe Minga. Pervec ketyre nuk mund te lihen kurrsesi pa u permemdur edhe emrat e Millan Bacit dhe Arjan Bimos ne mbrojtje , organizatori virtuoz Sulejman Mema, mjeshter ne goditjet lira. Edhe lojtaret e rinj si Stoja, Alimehmeti, nuk qendronin prapa ketij ansambli.

Po Partizani?
Partizani mbetet Partizan!
Mjere kush e nenvlefteson! Kjo thenie do te vertetohet ne vecanti ne kete sfide.

Per skuadren legjendare me fanelat tradicionale te kuqe, jane sezone tranzicioni. Skuadra nuk e ka fituar titullin qe ne vitin 1980-1981. Me pas ekipi i drejtuar nga B. Birce dhe N. Bajko eshte ne rigjenerimin e brezave dhe rezultatet nuk do te jene te qendrueshme.

Vitet natyrisht kane kaluar dhe po keshtu ne gjirin e tij nuk jane me shtyllat e ketij ekipi, si kapiteni legjendar Safet Berisha, golashenuesi i races Agim Murati , “ujku” i Shkodres Ferid Rragami, Haxhi Ballgjini e Bujar Hado , dy te fundit ne fakt i jane shtuar rradheve te Lokomotives.

Nuk do te jene as emra te tjere si Hasan Lika. Musa Fagu, Feim Breca, Alqi Gjini, Valter Mece, Gezim Mance, Kristaq Ciko qe eshte kthyer ne Gjirokaster tek Luftetari, e deri tek mbrojtesit me emer si Kritaq Eksarko e Sulejman Starova…. Kastriot Hysi eshte i demtuar megjithate eshte drejt lenies.

Gjate 5 vjeteve nga 1981-1986, ne skuader jane ofruar emra te rinj por mjaft premtues. Keshtu ne repartin e mbrojtjes krahas Arjan Ahmetajt e Nand Ocellit, tani eshte Skender Gega, Lorenc Leskaj, shkodrani Besnik Bilali dhe Niko Frasheri, Astrit Ramadani i ardhur nga vete 17 Nentori.

Ne mesfushe krahas veteraneve Ilir Lame e Genc Tomorri ka ardhur nga Luftetari Lefter Millo. Talenti Ledio Pano, djali i futbollistit virtuoz Panajot Pano. Po keshtu mesfusha do te kete edhe emra te tjere si Fatmir Hasanpapa, Alfons Muca, Edmond Alite, Shkelqim Fana dhe i riu Sabri Balla . Ne vijen sulmuese, Ylli Shehu nje golashenues race i pajisur me nje finese dhe teknike te spikatur, se bashku me Eduart Kacacin, pa lene kurrsesi ne harrese kontributin e Sokol Kushtes qe vinte nga Flamurtari dhe Roland Agalliut, kampioni i Labinotit te Elbasanit ne sezonin 1983-1984……

Keshtu pra Partizani eshte nje kantier ndertimi fryti i se ciles do te startoje pikerisht ne kete sezon, pse jo , mbase duke u nisur nga kjo sfide me qendrese heroike te skuadres se kuqe.

Nis pjesa e pare me ritem te larte dhe nen nje ekuiliber nga te dyja skuadrat qe me perpjekjet e tyre duan t`ja rrembejne fitoren njera tjetres. Nuk mungojne rastet per shenim nga te dyja rivalet historike. Por megjithate rrezultati ngelet i bardhe me rrjeta te paprekura 0-0…..

Ja dhe minuta e 44-te. Minuta me e perfolur! Aksion i nentorasve nga krahu i djathte te sulmit te tyre. Kros i bukur ne qender ku gjindet Kola, i cili shquhet ne goditjet me koke. Keshtu ben edhe kesaj radhe pa u menduar gjate dhe topi perplaset ne traverse, ne pjesen e poshtme te saj e me pas ne toke.

Pertej vijes fatale apo jashte saj ?

Gjyqtari i ndeshjes Besnik Kaimi dhe anesori Lulezim Konci sinjalizojne per gol.

Nje episod i tille i ngjashem do te ndodhte ne finalen e madhe te Kupes se Botes ne vitin 1966 ne mes anglezeve dhe gjermanoperendimoreve , “gol fantazem”!!!
Portieri partizanas Musta qe pretendon te kete pare qartazi, proteston me kembengulje se topi nuk e ka kaluar vijen fatale. Te njejten gje e bejne edhe shoket e tij te skuadres.

Mungesa e teknologjise dhe VAR-it ne te gjithe boten e futbollit gjithnje i ka lene vend vendimeve jo te qarta te gjyqtareve dhe abuzimeve te ndryshme. Nga “goli fantazem” e kane pesuar shume skuadra dhe po aq kane perfituar prej tij. Dhe ky nuk do te ishte vetem shembulli unik ne Shqiperi por ne mbare boten ku luhet loja me popullore e rruzullit.

Me gjithe protestat e vazhdueshme, gjyqtari mbasi ka konfirmuar 1-0 per 17 Nentorin, mbyll pjesen e pare.

                              

Por Musta qe mban edhe shiritin e kapitenit nuk i ndahet protestes dhe debatit me gjyqtarin deri ne korridorin qe te con ne dhomat e zhveshjes. Bashke me Musten eshte edhe Ahmetaj dhe pak me prapa Tomori.

Pikerisht Genci Tomori pa e ditur ndofta as ai vete qe do te behet nje hero e te mbetet gjate ne kujtesen e skuadres se tij dhe tifozerise qe kishte mbushur shkallet e stadiumit.

Ndersa Musta dhe shoket e tjere protestojne, gjyqtari Kaimi si duket i bezdisur nxjerr nje karton te kuq, aty brenda ne ambjentet e nderteses, krejt jashte fushes se lojes .

Per cilin ?

Ishte hera e pare, ne tere historine e futbollit shqiptar deri atehere, qe gjyqtari nxjerr dhe denon me karton te kuq nje futbolliste ne korridor.

Gjithsesi lojtaret e Partizanit hyne ne dhomat e zhveshjes dhe i komunikojne tranierit te tyre Bajko qe gjyqtari ka nxjerre te kuqen, por se kujt me saktesi nuk dihet akoma.
Tomori , mbasi e ka pare qarte, i komunikon tranierit Bajko se ishte per Perlatin. Vete Musta nga ana e tij e pohon se ka pare nje karton te kuq por nuk ishte i sigurte kujt i drejtohej……

Njeri nga stafi drejtues i ekipit i drejtohet dhomes se gjyqtareve per te konfirmuar lojtarin e denuar me te kuqe.

Tani eshte e qarte. Musta eshte denuar me karton te kuq ne korridorin per nga dhomat e zhveshjes.

Protestat tani u ndezen serish. Zhurme dhe potere!!!

Per nje moment, ne dhomen ku ishte destinuar Partizani mbreteron habia dhe heshtja .

Si ka mundesi?

Po, rregullorja e permban qe nje lojtare mund te denohet edhe jashte fushe ne korridor ose ne dhomat e zhveshjes ne pushim te ndeshjes.
Bajko perqendrohet tani i teri se c`duhet bere ne pjesen e dyte. Ne disavantazh te nje goli dhe pa portier…..


Mbasi heziton per pak sekonda, i drejtohet Tomorit duke i thene “ne porte do rrish ti”! Kaq!

Si? Une? Pse une?

Bajko, as qe do pergjigjet me tutje por i vendosur per vendimin e tij, e fton Tomorin te marre fanelen e Mustes.

Genc Tomori ishte i papergaditur per rolin e ri dhe nuk po e kuptonte nga se u nis profesor Bajko per kete pergjegjesi te madhe qe po i jepte. Ne nje ndeshje te tille ai mund te pesonte disa gola.

Por cila ishte e verteta dhe pse Bajko e caktoi Tomorrin si portier nderkohe qe kishte portierin rezerve te rolit ?

Askush nuk mund te dije se cfare mendonte tranieri Bajko ne ate moment, por nje gje dihej dhe qarkullonte ne ekip. Tomori shpesh here stervitej si portier se bashku me Musten dhe madje kishte seanca te tera stervitore ku mbronte porten nderkohe qe shoket e skuadres i gjuanin.

E kush e kishte menduar se pikerisht Genc Tomorri do te mbronte porten ne nje ndeshje aq me rendesi dhe derbi ?

Ndersa te dyja skuadrat tani po i drejtoheshin fillimit te pjeses se dyte, te gjithe habiten teksa shohin ate me fanellen e portierit. Tifozet ne tribunat perreth por edhe lojtaret e 17 Nentorit nuk po u besonin syve. Ishte nje zevendesim i pa pritur, i shpejte dhe ne ate kohe as qe u lajmerua ndonje gje me altoparlant.

Tani nentorasit nuk e fshehin optimizmin per ta fituar kete ndeshje madje me disa gola dhe duke nenqeshur i drejtohen pa reshtur portes se mbrojtur nga portieri i improvizuar Tomori.

Kola gjuan por Tomori ne planzhon e devijon topin jashte. Perpiqen Minga e Muca, por perseri Tomori i ndalon ato. Cuditerisht qendresa e tij, dhe e mbrojtjes tejet te organizuar i nervozon tiranasit qe nga nxitimi nuk jane te sakte.
Tani eshte nje kundersulm i Partizanit.

Ja Shehu, tipik ne aksione te tilla, me shpejtesi i shmanget mbulimit te mbrojtjes dhe …….gol! 1-1!

Partizani ka barazuar me 10 lojtare dhe me nje portier te improvizuar.
Mirepo nentorasit nuk ndalen , ato minutë pas minute i drejtohen portes se “portierit te ri” Tomori. Jane nervoz dhe te përfshirë nga paniku që nuk po shënonin humbasin gjakftohtesine duke u bere te pasakte.
Bashkë me ta edhe tifozët.

Por porta dhe mbrojtja partizanase eshte e blinduar.
Tani provon Mema me nje goditje te lire, mjeshtri i ketyre gjuajtjeve standart, por Tomori fluturon aty ne kend duke e nxjerre topin ne korne.

Asnjeri nuk po u besonte syve! Mema perseri ka nje goditje te lire te dyte. Tomori i thote “jo” kesaj radhe duke e pritur topin dhe mbuluar ate me trupin e tij.

Tjeter kundersulm i Partizanit me nje rast tjeter te mire per Shehun, por ……

Me ne fund degjohet fershellima e gjytarit Kaimi i cili mbyll 90 minutat dhe tere lojen e nje ndeshje te mbushur me dramacitet e emocione per ato qe kane zemer te forte, me rezultatin e barabarte 1-1.
Pas ndeshjes qendresa e Partizanit me 10 lojtare dhe pa portier dhe ne vecanti me Tomorin ne porte mori nje jehonë të madhe.

Natyrisht Tomori per tifozet e Partizanet u kthye ne hero
Asnjehere me pare nuk kishte ndodhur qe porta te mbrohej nga nje lojtar dhe skuadra ne dis-avantazh 0-1 (me portier te perjashtuar ne korridor) te barazonte ne 45 minutat e dyta.

Kjo gje i demoralizoi lojtaret e 17 Nentorit, dhe pas ketij rast do te jete S. Mema qe do te lere futbollin perkohesisht.

Në “Rubrikën Sportive” qe transmetohej te Henave nga pamjet filmike rezultoi se topi nuk e kishte kaluar vijën. Musta kishte te drejte qe kembengulte …….

Ky do te jete edhe sezoni qe Partizani do te fitoje titullin kampion .

Ndersa per Tomorin ndeshja e dyte si portier nuk do të vononte, madje në shtatorin e ardhshëm të vitit 1987-ës, skuadra si kampione ne fuqi dhe qe ishte destinuar te behej e madhe ashtu sic edhe ishte para viteve 80-te, do te udhetoje në Lisbonë ne kuadrin e Kupës se Kampioneve, në një impjant me kapacitet afro 100 mijë vendesh, ku do të perballej me kampionen portugeze Benfika, e cila ate sezon do te arrinte deri ne finale te ketij trofeu e biles duke e humbur ate me penallti ndaj PSV Eindhoven te Holandes.

Ishte “nata e erret e Lisbones”, nje gjykim i nje aneshem qe le per te deshiruar i pasuar nga vendime te padrejta pas kthimit ne Shqiperi te Partizanit, qe ia prene krahet per tu rikthyer ne fluturim aty ne majat me te larta te futbollit shqiptar.

Dhe kjo eshte nje histori tjeter per te cilen do te flasim ne nje shkrim te posacem.

     
Aspekte nga ndeshja Benfica – Partizani , ku Tomorri luan ndeshjen e dyte si portier!

Pjerin Bj
Maj 2024
______________________________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve
Materiali i perdorur: Koleksioni personal i “Sportit Popullor” ne vite / Lajme te ndryshme on line nga portale sportive si dhe footballdatabase.eu


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply