Champion League
Kualifikohen per ne fazen e grupeve:
Red Bull, Young Boys, Malmo FF, Sheriff Tirasol, Shakhtar dhe Benfica.
Bien ne sy kualifikimi i Shaktarit ndaj Monakos duke u rikonfirmuar edhe njehere si nga klubet me te mira te Ukraines qe rreshtohet per te disaten here perkrah klubeve europiane ne fazen e grupeve ashtu si ne Champions League, Europa League ne sezonet e kaluara edhe sivjet ne Conference League
Rezultatet
Europa League
Pas ndeshjeve te kthimit qe u luajten me 26 gusht nuk pati ndonje surprize. Keshtu u kualifikuan ne fazen e grupeve skuadrat:
Galatasaray, Rapid Wien, Celtic, Fenerbahçe, Sturm Graz, Olympiacos, Rangers, Legia Warsaw, Red Star Belgrade.
Rezultatet
Europa Cnference League
Vemendja eshte kthyer ne zhvillimin dhe ecurine e edicionit te pare te kesaj kupe ku ndeshjet e kthimit u priten me mjaft interes.
26 gusht
Spikat kualifikimi i skuadres Karabag te Azerbaixhanit ndaj skocezeve te Aberdinit, biles duke fituar edhe ndeshjen e dyte ne Skoci 3-1. Beteje e vertete ne Bazel ndeshja e cila fitohet nga vendasit vetem pas gjuajtjeve na 11 metershit (4-3). Edhe ndeshja e kthimit kunder Hamarbit perfundoi 3-1 mbas 120 loje. CSKA e Sofias permbys gjithcka ne ndeshjen e dyte nga 0-2 ndaj Viktoria se Cekise ne 3-0 qe do thote kualifikim per ne fazen e grupeve. Po keshtu vepron edhe Totenhemi qe nuk zhgenjen parashikimet , duke mposhtur 3-0 skuadren portugeze te Pacos qe e kishte mundur ne ndeshjen e pare. (0-1) . Skuadra holandeze e Viteses mbasi i kishte rrembyer Anderlehtit nje 3-3 rokamboleske, i mundi belget ne ndeshjen e kthimit 2-1 duke i dhuruar tifozeve nje kualifikim historik ne grupet. Nje tjeter skuader holandeze qe u kualifikua ne kete faze te grupeve ishte edhe Fejenordi ama fale fitores ne ndeshjen e pare 5-0, mbasi ndeshjen e kthimit e humbi 1-3.
U kualifikuan me permbysje rrezultatesh edhe Gent i Belgjikes se bashku me Partizanin e Beogradit.
Roma e Murinjos e pandalshme deri tani. Fitorja e trete brenda nje jave (+ ne kampionat): 3-0 Trabzonsporit dhe kualifikim ne fazen e metejshme te grupimit.
Kesaj radhe shenues ishin “italianet”, Kristante, Zaniolo dhe El Sharrawy. Nje futboll racional , i matur dhe fitore e paster e mese e merituar. Ishte kjo qe u mjaftoi te festonin tifozeve te zjarrte te saj, kthimin e pasionit tek per skuadren e tyre si dhe besimin ne punen e trajnerit “special one” !
Ne fitoren e Romes nje kontribut te madh dha edhe portieri portugez Rui Patricio me disa nderhyrje vendimtare qe kur rezultati ishte mberthyer 1-0.
Rezultatet:
______________________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve
© Material i rezervuar – 26 gusht 2021
Please contact us if you have any issue on photos. Thanks!
Follow us: Facebook : https://www.facebook.com/VizionSportiv Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti Blog: https://pierosportvision.blogspot.com/