UEFA CHAMPIONS LEAGUE
Pas tre raundeve kualifikues turneu i trofeut me te cmuar ne rang klubesh europiane arrin ne fazen e “Play Off”-it, eliminim direkt pas dy ndeshjeve.
Ndeshjet e para u luajten me 17-18 gusht nderkohe qe ato te kthimit do te luhen me 24-25 gusht. Kujtojme lexuesin qe shorti i fazes se grupeve do te hidhet me 26 gusht.
Ja dhe rezultatet e ndeshjeve te para “Play Off”:
Bie ne sy fitorja e Shakhtarit ne Monaco (1-0 ). Nderkohe qe ndeshja e karteles ishte ajo ne mes Benfikes dhe PSV Eindhoven, ciftim qe na kujton finalen e Kupes se Kampioneve te luajtur ne maj te v. 1988 te fituar nga holandezet me penallti mbas 120 minutave 0-0.
Ndeshja e luajtur ne Lisbone ne “Estadio do SL Benfica” u fitua nga vendasit 2-1 pas golave te Rafa Silves ne minuten e 10-te dhe Weigl 42`. Holandezet shkurtuan diferencen e golave ne minuten e 51` me ane te Gakpo.
Keto dy skuadra deri tani jane takuar 4 here ndermjet tyre. 2 fitore per portugezet dhe 2 barazime. Golaverazhi gjithashtu flet ne favor te portugezeve te Benfikas, 6-4.
UEFA EUROPA LEAGUE
Ndeshjet e para te Play-Off u luajten ne mesin e datave 17, 18, dhe 19 gusht.
Skuadrat fituese do te bashkohen fazes se grupeve per vete kete kupe ndersa ato humbeset do kalojne ne grupet e “Conference League” shorti i se ciles do te hidhet me 27 gusht.
Tabela e rezultateve:
UEFA EUROPA CONFERENCE LEAGUE
Ky eshte edicioni i 1-re i kesaj Kupe. Drejtuesit e UEFA-s kane menduar t`i shtojne kete sezon klubeve europiane edhe nje arene tjeter sfide. Ose me sakte te plotesojne ate cfare klubet e europiane e kishin kohe me pare. Ne fakt Europa ka patur tre kupa te tilla ne rang klubesh, kupa e trete i mungonte klubeve qe ne sezonin e 1998-1999 , “Kupa e fituesve te Kupave”.
Skuadrat tona shqiptare Teuta dhe Laci nuk arriten dot kete faze te playoff, nje hap larg fazes se grupeve. Teuta u eliminua nga Shamrok Rovers ndersa Laci nga Anderlehti i mirenjohur (0-3 / 1-2)
Tani le te kthehemi tek Play-off i Konference Liges finalja e se ciles do te luhet ne “Arenen Kombetare” ne Tirane. Po! Nuk eshte gabim dhe as deshire, por fakt historik ku data 25 maj 2022 u caktu dhe u vendos nga UEFA per te organizuar finalen ne Shqiperi.
Ndeshjet e para te Play-off u zhvilluan me 19 gusht nderkohe qe ato te kthimit jane programuar te luhen me 26 gusht. Fituesit do te kalojne ne fazen e grupeve, ndersa humbesit do te largohen perfundimisht.
* * *
Pas fitores se Romes ne Trabzon kunder skuadres vendase Trabzonspor te Turqise (2-1), Mourihno ka te drejte kur thote se kjo sfide dukej si nje ndeshje “Playoff” per “Champions League”. Ne te vertete nese shikojme me vemendje edhe tabelen e cifteve te tjera do te dallojme skuadra me emer ne arenen europiane si Totenhem, Anderleht, Fejenordi, por pse jo dhe Aberdin, Hamarbi, CSKA e Sofias deri tek Partizan i Beogradit. Dua te them se kjo Kupe e Konferences eshte nje kompeticion mese me vlera dhe i veshtire.
Roma:
Era e Mourinjos hapet me fitore jashte fushe 2-1, pas nje ndeshje te veshtire ku skuadra “giallorossa” megjithate shfaqi momente te nje skuadre solide, me karakter, tamam doren e trajnerit te mirenjohur “special one” Jose` Mourinho . Duhej fitorja dhe ajo u arrit me pak veshtiresi, mundim ashtu sic edhe ishte parashikuar kunder nje kundershtari per t`u marre ne konsiderate por perseri tek Roma ka akoma pune per t`u bere ne mekanizmin e lojes e sidomos ne mbrojtje.
Pellegrini shenoi ne minuten 55-te duke kaluar miqte ne avantazh. Ne minuten e 64` Cornelius i sapo futur ne loje barazon 1-1 pas nje goditje me koke. Golin e fitores e shenoi Shoumurodov ne te 64`. Lojtari nga Uzbekistani qe sapo u ble nga Xhenova po tregon aftesine e nje shenuesi race. Goli i trete i tij ne tre ndeshjet e fundit te luajtura nga Roma (dy te parat miqesore).
Ndeshje te tjera:
Bie ne sy humbja e Totenhemit jashte fushe ndonese 1-0, e Aberdinit kunder Karabag po 1-0 , e Partizan te Beogradit (2-1) ndaj Santa Klares si dhe fitoret e thella te Fejnordit (5-0), dhe Uinion Berlin 4-0 ne Finlande. 6 gola ne Bruksel ku Anderlehti nuk kalon dot holandezet e Viteses (3-3).
Tabela e rezultateve
Kujtese: Kete sezon UEFA ka hequr vleren e golit te shenuar ne fushen kundershtare , avantazhi i dyfishte nuk do te llogaritet me. Pas cdo barazimi pamvaresisht shenimit te golave ne fushen e kundershtarit do te shkohet ne shtese dhe me pas penallti.
__________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve
© Material i rezervuar 19 gusht 2021