29 PRILL 1960 | THEMELIMI I RADIOTELEVIZIONIT SHQIPTAR!

0
1047

RTSH – Radiotelevizini Shqiptar!

Zanafilla e Televizionit shqiptar eshte ne fundin e viteve 50-te, kur nepermjet
nje letre te shkruar nga drejtori i Radio Tiranes se asaj periudhe Petro Kito,
ne te cilen drejtoria e Radiodifuzionit Shqiptar vendosi t’u drejtohej vendeve mike me te zhvilluara, si Bashkimi Sovjetik, Cekosllovakia, RD Gjeramane, per te na ndihmuar qe me rastin e 15-vjetorit te Clirimit te Shqiperise, qe do te festohet me 29 nentor 1959, te ngreme nje qender te vogel eksperientale te TV-se ne Tirane. Me ane te kesaj qendre, mendohej te organizohej 2-3 here ne jave programe te thjeshta dhe shfaqje filmash. Kjo do te ndihmonte per pergatitjen e kuadrit lidhur me perspektiven e ngritjes se qendres definitive te Televizionit Shqiptar e zhvillimin e tij”.
(S. Kellici – Dosja nr.4, Fondi i RTVSS-se, Arkivi i Shtetit)

Ne fillim te viteve 60-te, sipas dokumenteve te ruajtura ne Arkivin e Shtetit, drejtoria e Radiodifuzionit Shqiptar, ne bashkepunim me drejtorine e Kinostudios “Shqiperia e Re”, i paraqiti qeverise nje relacion, ku midis te tjerash, thuhej: “Ne baze te porosise se Agitprpoprit ne mbledhjen e perbashket te drejtorise se Radiodifizionit dhe Kinostudios “Shqiperia e Re”, u studiua edhe ceshtja e organizimit te qendres eksperimentale te Televizionit…” Me poshte, theksohej se kjo qender mund te ngrihej duke shfrytezuar edhe pajisjet e Kinostudois gjate kohes kur ato nuk ishin ne shfrytezim.

Nga nje relacion tjeter qe mban daten 15 Mars 1960 me titull “Mbi krijimin e Qendres Eksperimentale te Televizionit” thuhet : “Aparaturat e Qendres Eksperimentale te TV qe do ngrihet ne Tirane, eshte dhuruar nga Bashkimi Sovjetik, R.Cekosllovake, RD Gjermane sipas kerkesave te Drejtorise se Radiodifuzionit tone. Deri tani kemi marre te gjitha aparaturat e sovjetike gjermane qe nevojiten per venien ne funksionim te Qendres…Keto dite na vjen me avion edhe aparatura suplemetare per studiot, dhuruar nga TV i RD Gjermane. Televizioni cekosllovak do te na dhuroje studio televizive me stacion levizes qe do te sherbeje per transmetime nga teatrot, stadiumet. E gjithe e dhuruar nga te tri vendet mike, kap nje vlere prej 2 milione leke.” ( S. Kellici – Dosja 3, Fondi i RTVSH-se, Arkivi i Shtetit).

Gjithnje sipas ketij relacioni, parashikohej qe programi yne ne periudhen e pare te transmetonte disa here ne jave programe me karakter eksperimental,
Vec kesaj mendohej te krijohej nje redaksi e perbere nga 6 vete (redaktore, teknike). Qe nga ky moment, ngjarjet moren zhvillime te vrullshme. Pikerisht me 18.4.1960, Sekretariati i Komitetit Qendror te PPSH-se, pasi shqyrtoi propozimin e Drejtorise se Agitproprit, mori vendimin per ngritjen e Qendres Eksperimetale te Televizionit, me aparaturat e siperermendura. Nuk kaluan vecse disa dite dhe qeveria vendosi qe ne organiken e ketij institucioni te kishte nje redaktor e kater teknike dhe prane kesaj qendre televizive te vinin tre specialiste nga RD Gjermane.

Keshtu ato dite te para te Prillit te vitit 1960, ne qendren televizive te vendosur me te shpejte ne nje vile njekateshe prane njeres nga te dy godinat e Radio Tiranes, erdhen tre specialiste gjermane. Ata nisen te punonin plot pasion me tekniket tane te rinj, ku shquhej Jani Melo (1930-1988). Nderkohe dergohet ne RD Gjermane inxhinjeri Emil Plllumbi per specializim dhe me pas edhe kuadro te tjere ne B. Sovjetik e Hungari.
29 prill 1960! Fillimi i transmetimeve shënon jo vetëm lindjen e Televizionit Publik Shqiptar, TVSH, por edhe fillesat e tregut televiziv shqiptar. 5 dekada më parë, për shikuesit e kryeqytetit erdhi përshëndetja e parë përmes ekranit dhe ishte pikërisht ajo përshëndetje, që shënoi edhe fillimin historisë që mban emrin Televizioni Shqiptar. Ky emër mësoi hap pas hapi të jetë bashkëudhëtar i ne të gjithëve. Në ditën kur startoi transmetimi, guri i parë i themelit ishtë një film për fëmijë, më pas një dokumentar, një koncert e më tej një film, pra që ditën e parë ky ekran i magjishëm, kishte nga një dhuratë për të gjithë brezat. Televizioni i madh, bashkëudhëtari i të mëdhenjve ka ecur vazhdimisht krahas televizionit të vogël, ose mikut të mirë të të “vegjëlve”. Breza të tërë vogëlushësh u rritën me ekranin e TVSH.

Gjithçka filloi në një banesë të thjeshtë, nga ku përshëndeti imazhi i parë i ekranit, Stoli Beli. Pjesë e fillimit të madh ishin Beqir Derhemi, Ilia Capo, Jani Mele, Stoli Beli, Vezir Hoxha, Riza Proseku dhe pranë tyre Emil Plumbi, Liri Celi, Sali Mensori, Petrit Qylafku, etj. Programi fillimisht ishte i thjeshtë, i shoqëruar me pamundësinë për t’u regjistruar.

Në vitin 1963 u transmetua edicioni parë i lajmeve, ndërsa në vitin 1965 kamera e vetme e TVSh u zhvendos në stadium për të transmetuar një ndeshje futbolli. Vendimi i qeverisë së kohës për kalimin e Televizionit nga faza eksperimentale në programe të rregullta ditore, sjell si pasojë rritjen e shpejtë të numrit të punonjësve: djem e vajza nga universiteti apo Instituti i Lartë i Arteve, pa përvojë në gazetari dhe regji televizive, investuan pasion, ambicje dhe dëshirë për të krijuar, etje për të mësuar nga përvojat jashtë vendit dhe përkushtim. Në vitin 1966 Qendra Eksperimentale e Televizionit transmeton pjesën e parë të ndeshjes së futbollit “Partizani – Dinamo” Godina e re e televizionit krijoi mundësi për standarte të tjera. U shtuan mundësitë për xhirime në interier dhe eksterier, çka shtoi dhe orët e transmetimit, në çdo ditë të javës – nga ora 18 deri në orën 22.30.

Vitet ’70 sollën një tjetër brez në mjediset e TVSH, edhe një tjetër në të shumtit breza TVSH-istësh që për pesë dekada rresht miqësisht pritën e përcollën njëri tjetrin. Nuk mund t’i përmendim emrat e të gjithëve, janë shumë dhe secili prej tyre ka vendin e vet në këtë televizion. Në vitin 1971 fillon transmetimi i programeve të Qendrës së re të TVSh në të gjithë territorin e vendit. Në vitin 1972 Televizioni Shqiptar transmeton për herë të parë një ndeshje futbolli të marrë nga RAI 1. Katër milion metra film ndodhen në arkivin e televizionit shqiptar që nga kronikat deri te dokumentarët, nga koncertet e deri te filmat artistikë! Kristalizimi i gjinive televizive solli me vete dhe kristalizimin e individualiteteve.

Kohërat e ndryshme ofronin sigurisht sfida të ndryshme: nga veprat e dritës dhe valët e luftës së klasave, nga transmetimi i bujshëm i fluturimit të anijes kozmike “Apollo” 12 drejt Hënës, në vitin 1972, te ekzaltimi i liberalizimit të imagjinuar, të shuar dhunshëm me festivalin e 11-të. Në vitin 1972 si një sprovë e parë vjen në përmasat e një spektakli “Fituesja e fituesve”, sprovë e cila nuk kaloi pa telashe. Ishte koha kur pushteti jepte një nga goditjet e radhës për t’u treguar njerëzve forcën e tij. Festivali i 11 –të ishte pikënisja e kurbanëve që do të pasonin në emër të luftës kundër liberalizmit në letërsi, kulturë dhe art.

Mënyra se si u godit kjo ngjarje e madhe tkurri dhe frenoi frymën krijuese në Televizion. Mjediset teknike përbëheshin nga aparaturat e studiove të zërit, telekinematë, laboratori i filmit dhe stacioni i transmetimit në malin e Dajtit. Ishin ndërtuar tri studio: një për koncerte, dytë për biseda, ajo e lajmeve, si dhe një studio lëvizëse. Përvoja e mangët kineze në këtë teknologji u reflektua në defekte të shumta në transmetim. Ato vite u mor një aparaturë regjistrimi, ampeks-prodhim amerikan, e cila u ble tërthorazi, gjë që më pas desh u kushtoi rëndë specialistëve të Televizionit. Në vitin 1975 mbë rrijnë në Shqipë ri 4 magnetoskopë portativë Ampex VPR dhe një magnetoskop stacionar Ampex VR. Pas viteve 1980 filluan të blihen aparatura të reja për të kaluar shkallë shkallë në transmetimin me ngjyra. Fillimisht u përgatit studio e lajmeve, u morën kamera për xhirime në terren, si dhe pajisje për dhomat e montazhit. Kohë të tjera sollën sfida të tjera. Sfida e mbijetësës u pasua nga sfida e guximit, fiksimi i dramës së ambasadave dhe para së gjithash regjistrimi i rënies së shtatores së ish-diktatorit dëshmon përgjegjësi të lartë profesionale ndaj së vërtetës historike dhe bilanc pozitiv në sfidën e guximit.

Koha e re kërkonte standarte të reja, mendësi të reja, hapësira të reja. Editoriale, por edhe gjeografike. Përmbysja e sistemit komunist i hapi rrugën pasqyrimit të çështjes konbëtare. Më 27 nëntor 1993, në Televizion filloi nga puna një studio e re, me mbështetjen e qeverisë së Kosovës në mërgim, ku parësor ishte informimi i popullit të Kosovës. Prej vitit 1993 TVSH-ja transmeton programet e saj radiofonike dhe televizive edhe nëpërmjet satelite.

Në moshën e tij të pjekurisë, TVSH hodhi hapa të sigurta cilësie. Më të mirët, më ambiciozët synojnë drejt cikleve të emisioneve që kërkojnë më shumë kohë dhe ndikim te publiku. Ndjeshmëria ndaj programeve historike, artistike, sociale, por edhe ekonomike është më e madhe. Në atë kohë u përgatitën dhe u transmetuan një cikël emisionesh si “Një kronikë-një temë”, “Dokumenti dhe historia”, “Enigmat”, programe artistike “Bashkë me ju”, “Mbrëmje të muzikës popullore”, ciklet “Pedagogji për të gjithë”, “Prodhues-blerës”, për rininë, kulturën popullore etj. Pas shkundjes së viteve të para të tranzicionit, filmi televiziv e rimori veten pas viteve 2000, duke sjellë në ekran temën sociale dhe problemet me të cilat përballet shoqëria shqiptare, duke u përpjekur të ruajë standartet megjithë vështirësitë e diktuara nga ekonomia e tregut.

Televizioni Shqiptar në vitin 2006 përcolli këngën në manifestimet e mëdha të muzikës së lehtë në Eurosong. Është një promovim tjetër i vlerave artistike, që po kthehet në traditë. Përmes artit kulturat afrohen dhe intergrojnë mes tyre vlerat, kurse popujt ndihen shpirtërisht njëri pranë tjetrit.

SOT
Në kreshta malesh, këto kulla të metalta që arrijnë deri në 70 metra, ndodhen në malin e Dajtit, Qafë Shtambë, Tarabosh të Shkodrës, Midë të Pukës, Qafë Prushi në Kukës, Gllavë, Sopot, Mile, Zvërnec, Llogora etj., e nga ku përcjellin transmetimin televiziv në gjithë vendin, si dhe jashtë kufijve politikë, në Rrafshin e Dukagjinit, në perëndim të Maqedonisë, në lindje të Malit të zi, dhe në Korfuz e Igumenicë të Greqisë.
__________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Publikuar me pare ne Facebook ne qershor 2015 dhe rishikuar ne vitet vijues.
Burimi i informacionit: On line. Skifter Kellici – Historia e Televizionit Shqiptar (2005) dhe Wikipedia.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here