4-5 shtator 2021 | Raundi i 5-të i ndeshjeve eliminatore për zonën europiane | Kupa e Botës në Katar 2022!

0
481

E shtune 4 shtator
Menjehere bie ne sy humbja e thelle e skuadres se Austrise ndaj Izraelit e cila per 33` loje udhehiqte 3-0! Zahawi shenoi dy gola ne nje 5-2 perfundmtare per t`u mbajtur mend per vendasit. Grupi F kryesohet nga Danimarka me 15 pike e fill me pas eshte pikerisht Izraeli.

Holandezet bene poker kunder malazezeve, me dy gola te shenuar nga Depay (38`pen.; 62`) , shenuan edhe Wijnaldum 70` dhe Gakpo 76`. Trajneri i mirenjohur Louis Van Gaal qe zevendesoi F. De Boer mbas europianit u shpreh qe Holanda ime do te jete e shpejte si P. Verstapen (piloti i Formula 1)!! Mirepo sidoqofte grupi qe paraqitet mjaft i ekulibruar e kryesojne deri tani turqit me 11 pike te ndjekur nga Holanda e Norvegjia me nga 10 sejcila.

Francezet ndalohen perseri me nje barazim tjeter kesaj radhe ne Ukraine
(1-1) por vazhdojne pa probleme kryesimin e grupit D
Nderkohe eshte rast i vecante per Luksenburgun qe ka grumbulluar 6 pike ne grupin e A , e renditur ne vendin e trete, 4 me pak se kryesueset Serbi dhe Portogali!

GR. A
Irlande – Azerbajxhan 1-1 | Serbi – Luksenburg 4-1
Klasifikimi:
1. Serbia 10 pike; 2. Portogalia 10 pike; 3. Luksenburgu 6 pike; 4. Irlanda
1 pike; 5. Azerbajxhan 1 pike

GR D
Finlande – Kazakistan 1-0 | Ukraine – France 1-1
Klasifikimi:
1.Franca 9 pike; 2.Finlande 5 pike; 3.Ukraine 5 pike; 4. Bosnje 2 pike
5. Kazakistani 2 pike.

GR F
Ishujt Faroe – Danimarke 0-1 | Israeli – Austri 5-2 | Skoci – Moldavi 1-0
Klasifikimi
1. Danimarka 15 pike; 2. Izraeli 10 pike; 3. Skoci 8 pike; 4. Austria 7 pike;
5. Ishujt F. 1 pike; 6. Moldavia 1 pike

GR G
Letoni – Norvegji 0-2 | Xhibraltari – Turqi 0-3 | Holande – Mali i Zi 4-0
Klasifikimi:
1.Turqia 11 pike; 2. Holanda 10 pike; 3. Norvegjia 10 pike 4. Mali i zi 7 pike; 5. Letonia 4 pike; 6. Xhibraltari 0 pike

GR H
Qipro – Rusi 0-2 | Sloveni – Malta 1-0 | Slovaki – Kroaci 0-1
Klasifikimi:
1. Rusia 10 pike; 2. Kroacia 10 pike; 3. Sllovenia 7 pike; 4. Sllovakia 6 pike; 5. Malta 4 pike; 6. Qipro 4 pike


E diele 5 shtator

Shqiperia i gezohet golit te fitores 1-0 kunder Hungarise

Fitore ndonese minimale e kombetares sone 1-0 kunder Hungarise, per here te pare ne historine e dueleve ne mes tyre.
Shenon Broja ne min. 87-te. Skuadra jone luajti me skemen
5-3-2 . Trajneri Reja zbriti ne fushe e stadiumit “Elbasan Arena” kete formacion:
Berisha – Doka (78`Hoxhallari) , Djimsiti, Kumbulla, Ismaili, Trashi (46`Rroshi) – Gjasula, Bajrami (63`Laci), Abrashi (69`Cekici) – Uzuni, Balaj (78` Broja)
Gjyqtar i takimit ishte holandezi Makkelie. Edhe pse ne nje kohe me shi nuk pengoi tifozet kuq e zi qe iu gezuan kesaj fitore te domosdoshme per te vazhduar te motivuar ne ndeshjet e ardheshme kualifikuese.
Barazim ne minuten e 92` arrin edhe pjesa tjeter e futbollit shqiptar ajo e Kosoves kunder Greqise. (1-1)

Gol i Muriqit ne min. 92-te. Kosove-Greqi 1-1

Tjeter barazim i kampioneve te europes, kesaj radhe me rivalen direkte ne grup, Zvicerren. Natyrisht qe italianet kesaj rradhe luajten me mire se kunder Bullgareve 2 dite me pare, por rastet e paraqitura nuk u shfrytezuan. Berardi humbet nje rast te paster nderkohe qe Jorginho nuk shenon nga 11 metershi. Immobile teresisht jashte skemave te lojes sikur nuk eshte me ai .
Mancini nga stoli nuk u beson syve: “Mire qe topi nuk do te hyje por ama duhet edhe pak ego dhe saktesi”.

Zvicerr – Itali 0-0

Fitore e paster e belgeve 3-0 kunder Cekise. 7-1 Polonia ne San Marino dhe 6-0 Gjermanet kunder armeneve qe megjithate ndodhen ne vendin e dyte me 10 pike, duhet thene se ka nje rritje e nivelit te futbollit ne kete vend. Anglia dhe Spanja te dyja njelloi 4-0 respektivisht ndaj Gjeorgjise dhe Andorres.

Gjermani – Armeni 6-0

GR B
Kosove – Greqia 1-1 | Spanja – Gjeorgjia 4-0
Klasifikimi:
1. Spanja 10 pike; 2. Suedia 9 pike; 3.Kosova 4 pike; 4. Greqia 3 pike;
5. Gjeorgjia 1pike

GR C
Bullgari – Lituani 1-0 | Zvicerr – Itali 0-0
Klasifikimi
1.Italia 11 pike; 2. Zvicerr 7 pike; 3. Bullgaria 5 pike; 4.Iralnda e V. 4 pike;
5. Lituania 0 pike

GR E
Bjellrusi – Uells 2-3 | Belgjike – Rep. Ceke 3-0
Klasifikimi:
1.Belgjike 13 pike; 2. Rep Ceke 7 pike; 3. Uellsi 6 pike; 4. Bjellrusia 3 pike
5. Estonia 0 pike

GR I
Shqiperi – Hungari 1-0 | Angli – Andorre 4-0 | San Marino – Poloni 1-7
Klasifikimi
1. Anglia 15 pike; 2. Polonia 10 pike; 3. Shqiperia 9 pike; 4. Hungaria 7 pike; 5. Andorra 3 pike; 6. San Marino 0 pike

GR J
Islanda – Maqedonia 2-2 | Gjermani – Armeni 6-0 | Rumani – Litenshtein 2-0
Klasifikimi
1. Gjermania 12 pike; 2. Armenia 10 pike; 3. Rumani 9 Pike; 4. Maqedonia
8 pike; 5. Islanda 4 pike; 6. Litenshtein 0 pike

____________________________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve – 6 shtator 2021

Follow us: 
Facebook : https://www.facebook.com/VizionSportiv
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti 
Blog:  https://pierosportvision.blogspot.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here