Përsa i përket klasifikimit, kjo javë nuk solli ndonjë ndryshim. Vllaznia udhëheq me 6 pikë diferencë nga Partizani. Pothuaj se po aty, në luftën për Europë, ndodhen edhe Laçi dhe Teuta. Atyre u afrohet Kukësi tashmë, i cili, fitoi ndaj rivalit direkt, Tiranës.
Ndeshjet e javës së 19-të dhe klasifikimi.
Tirana – Kukësi 0-2 Bylis – Laçi 0-1 Teuta – Skënderbeu 2-0 Kastrioti – Partizani 0-3 Vllaznia – Apolonia 1-0
Kryeson Vllaznia me 40 pikë e ndjekur nga Partizani me 34. Laçi dhe Teuta ndajnë vendin e tretë dhe të katërt me nga 33 pikë. Kukësi i pesti me 29, Tirana e gjashta me 26, Kastrioti i shtati me 24. Tre vendet e fundit, mbeten akoma larg vendit të shtatë por, parashikohet të jetë e fortë lufta midis tyre për vendin e tetë që ofron një shanc mbijetese. Kështu, për momentin, Apolonia gjendet e teta me 13 pikë e ndjekur nga Skënderbeu dhe Bylis me nga 12 pikë. Gjithsesi, kjo javë u stigmatizua nga sherri masiv në Ballsh midis lojtarëve të Bylis dhe Laçit. Protagonisti kryesor në këtë spektakël të shëmtuar, Nuabueze i dënuar tashmë nga ekipi i tij. Pritet edhe vendimi i federatës për tërë atë që ndodhi në Ballsh.