7-8 shtator 2021 | Raundi i 6-të i ndeshjeve eliminatore për zonen europiane | Kupa e Botës në Katar 2022!

0
749

E marte 7 shtator
Holanda e poshteron Turqinë. Super Danimarka me gola “italianë”, mirë Franca dhe Kroacia. “Portokallinjte” e van Gaal fitojne 6-1 kunder turqve; Nje dy golesh i Griezman ndaj Finlandes i jep 2-0 fitoren francezeve .

Dita e gjashtë e garave eliminatore per në Katar 2022.
Duartrokitjet me te forta janë të gjitha për Holandën
e van Gaal. Turqia shembet 6-1.
Vetëm 1′ pas fershellimes se fillimit te gjyqtarit Orsato, Klaassen gjen avantazhin duke përfunduar një kombinim të përsosur me Depay. Sulmuesi i Barcelonës e ia kthen favorin pas 15 minutash dhe nënshkruan “hat-trick” personal. Ka vend edhe per golat e Til dhe Malen. Goli i nderit per miqte nënshkruhet nga Cengiz Under. “Oranje” fluturojnë tani në krye të grupit G me 13 pikë (se bashku me Norvegjine).

Franca gjithashtu u kthye tek fitorja pas barazimit kundër Ukrainës. Griezmann vendos ndeshjen kundër Finlandës: 2-0 në minutën e 90-të.

“Italianët” Kjaer dhe Skov Olsen nënshkruan golat e dytë dhe të tretë në fitoren e Danimarkës 5-0 kundër Izraelit.

Si me poshte janë rezultatet e tjera të mbrëmjes se 7 shtatorit per zonen Europiane.

GR A
Azerbajaxhan – Portogali 0-3 | Irlande – Serbi 1-1
Klasifikimi:
1. Portogalia 13 pike; 2. Serbia 11 pike; 3. Luksenburgu 6 pike 4. Irlanda 2 pike; 5. Azerbajxhan 1 pike;

GR D
Bosnja – Kazakistan 2-2 | France – Finlande 2-0
Klasifikimi
1. Franca 12 pike; 2. Ukraine 5 pike 3. Finlanda 5 pike 4. Bosnja 3 pike; 5. Kazakistan 3 pike;

GR F
Austri – Skoci 0-1 | Danimarke – Izrael 5-0
Ishujt F. – Moldavi 2-1
Klasifikimi
1. Danimarka 18 pike; 2. Skoci 11 pike; 3. Izraeli 10 pike; 4, Austria 7 pike; 5. Ishujt F. 4 pike; 6. Moldavia 1 pike

GR D
Mali i zi – Letoni 0-0 | Holande – Turqia 6-1
Norvegji – Xhibraltar 5-1
Klasifikimi:
1. Holande 13 pike; 2. Norvegjia 13 pike; 3. Turqia 11 pike;
4. Mali i zi 8 pike; 5. Letonia 5 pike; 6. Xhibraltari 0 pike

GR H
Kroaci – Sloveni 3-0 | Rusi – Malte 2-0 | Slovaki – Qipro 2-0
Klasifikimi:
1.Kroaci 13 pike; 2. Rusia 13 pike; 3. Slovakia 9 pike; 4. Slovenia 7 pike; 5. Malta 4 pike; 6, Qipro 4 pike.


E merkure 8 Shtator
Nje mbremje e bukur kjo per kombetaren tone Shqiptare qe mund San Marinon 5-0 dhe fale barazimit te Polonise me Angline (1-1) , kuq e zinjte tane renditen te dytet. Historike!
Nje 5-0 ndaj nje kundershtari tejet te dobet por qe u arrit me merite nga ana e perfaqesueses sone dhe jo krejt lehtesisht sidomos ne pjesen e pare (1-0) , ku lojtaret tane ndonese u munduan, “hard but not smart working” (luajten fort me shpirt por pa zgjuarsi taktike, dhe kjo nuk eshte hera e pare) nuk arriten te shenonin me shume se 1 gol , gje qe solli mbylljen e hapsirave . Lojtaret tane ndertonin aksione me pasime te shumta ( disa madje te pa nevojshme ) dhe ngadonjehere e tepronin me veprime individuale (Trashi dhe Bajrami) ne vend qe te konkludonin me gjuajtje. Sulmuesi Uzuni, pa fat por edhe ne disa raste pa kordinata, i c`orientuar . Ne pjesen e dyte pas golit te Lacit edhe kundershtari sic ndodh gjithmone nuk gjeti motivimin per te rezistuar. Sidoqofte enderra e bukur per t`u kualifikuar vazhdon. Shqiperia tani ndodhet e dyta ne grup! Golat u shenuan nga Manaj 32`; Laci 58`; Broja 60`; Hysaj 68`; Uzuni 80`!

Te rinjte Keane dhe Raspadori “te terbuar” kunder Lituanise ne nje fitore 5-0 te “azzurreve” qe kishin rreshtuar nje formacion tjeter. Pas dy barazimeve zhgenjyese tani Italia e Mancinit eshte me e sigurte ne vendin e pare edhe pasi Zvicera nuk kalon dot ne Belfast (0-0). Tani skuadra italiane ka 37 ndeshje me radhe pa humbje. Rekord!

Ne ndeshjet e tjera: Anglia kryesonte kunder Polonise 1-0 (72` Kane) por Szymanski arriti te shpetoje vendasit ne minuten e 92` , 1-1 qe perseri eshte nje rezultat i ne favor te Kombetares sone.

Gjermanet “poker” ne Islande. Armenia e dyta ne grup nuk kalon dot Litenshteinin (1-1) duke humbur keshtu nje rast per pike pasi Rumania eshte vetem -1 tani e treta!

GR B
Greqia – Suedi 2-1 | Kosove – Spanje 0-2
Klasifikimi
1. Spanje 13 pike; 2. Suedi 9 pike; 3. Greqia 6 pike; 4. Kosova 4 pike; 5. Gjeorgji 1 pike

GR C
Itali – Lituani 5-0 | Irlande e V. – Zvicer 0-0
Klasifikimi
1. Italia 14 pike; 2. Zvicerr 8 pike; 3. Irlanda e V. 5 pike
4. Bullgaria 5 pike; 5. Lituania o pike;

GR E
Bjerusia – Belgjike 0-1 | Uells – Estoni 0-0
Klasifikimi
1. Belgjika 16 pike; 2. Rep. Ceke 7 pike; 3, Uellsi 7 pike;
4. Bjellrusia 3 pike; 5. Estonia 1 pike

GR I
Shqiperi – San Marino 5-0 | Hungari – Andorre 2-1
Poloni – Angli 1-1
Klasifikimi:
1. Angli 16 pike; 2. Shqiperia 12 pike; 3. Polonia 11 pike; 4. Hungaria 10 pike; 5. Andorra 3 pike; 6. San Marino 0 pike

GR J
Armeni – Litenshtein 1-1 | Islande – Gjermani 0-4
Maqedoni – Rumani 0-0
Klasifikimi
1. Gjermani 15 pike ; 2. Armeni 11 pike; 3. Rumania 10 pike; 4. Maqedonia 9 pike; 5. Islanda 4 pike; 6. Litenshtein 1 pike;

____________________
Vizion Sporitv / Ora e Kampioneve 2013-2021
P. Bj: 8 shtator 2021

Follow us: 
Facebook : https://www.facebook.com/VizionSportiv
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti 
Blog:  https://pierosportvision.blogspot.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here