Adivie Sharofi – Alibali | “Mamica” e filmit shqiptar!

0
1693

Adivie Sharofi – Alibali
Rubrika : “Aktori dhe personazhi”

Zonja e nderuar Adivie Sharofi, nuk eshte aktore e mirefillte, dhe nuk eshte e diplomuar ne asnje shkolle per aktrim, por megjithate roli i Mamices ne filmin e heroit tone kombetar “Skenderbeu” e ka bere ate te mirenjohur.

Eshte e vetmja nga aktoret që mban jetën gjallë si dëshmitare në realizimin e filmit “Skenderbeu”, film i suksesshem per kohen dhe që madje i reziston asaj edhe sot. Zonja Alibali lindi ne Tirane ne vitin 1934, bijë e familjes se njohur Sharofi nga Dibra e Madhe. Adivija është një nga pionieret e para të artit koreografik shqiptar, që në vitin 1947. Ka qene valltare dhe njekohesisht pjese operes (akoma pa u krijuar Filarmonia).

U dashurua shume shpejt me vallen dhe kengen qe ne moshe te vogel e ndofta e ndikuar edhe nga ambjeti familjar ku u rrite dhe u edukua. E shtyre nga kusherinjte e saj, fiton nje konkurs konkurrimi per tu bere pjese si valltare, balerine ne grupin e vogel te baletit dhe me njehere jep shfaqjen e pare ne korrik te vitit 1948. Me pas me krijimin e Filarmonise shqiptare ne v. `50-te, edhe zonja Adivie behet pjese e saj. Aktiviteti i kesaj filarmonie ishte teper e gjere, turne jo vetem brenda vendit por edhe ne vendet e Europes lindore, Budapest, Varshave, Moske etj. Adivia eshte valltare e spikatur edhe pas ndarjes se Filarmonise nga Opera deri ne v. 1975 mbetet pjese e dy degeve, e valles popullore dhe e operes si balerine.

Eshte koha kur hidhet ideja e realizimit te filmit per heroin e madh te shqiptareve, Gjergj Kastriotin ne nje bashkepunim me trupen e aktoreve sovjetike. Në vitin 1950 nje ekip me regjisore sovjetike vjen ne Shqiperi dhe nis perzgjedhjen e aktoreve për të interpretuar ne kete projekt te madh per kohen.

Ekipi mbasi ndjek nje shfaqje te ansamblit te valleve , zgjedh per te luajtur rolin e Mamicës në filmin Skënderbeu pikerisht Adivien, qe ishte me e reja nga te gjithe stafi i aktoreve te ketij filmi.


Dergohet ne Moske se bashku me nje grup aktoresh te tjere shqiptare si N. Frasheri, M. Popi, M. Logoreci, N. Shkjezi, B. Imami etj per xhirimin e filmit qe u realizua nje pjese ne Kaukaz e Krime dhe pjesa tjeter ne Tirane, Kruje, Durres. Filmi ishte i suksesshem edhe ne arenen nderkombetare, arriti te fitoje dy Cmime ne Festivalin Nderkombetar te Filmit ne Kane, dhe u shfaq cdo dite ne kinemate e Moskes per rreth dy jave. Edhe pse pa pervoje dhe me disa skena te veshtira, roli i Mamices u realizua me shume sukses.


Me pas emri i Adivie Sharofit u la qëllimisht në harresë nga sistemi i kohes. Shqiperia po kalonte gradualisht ne nje mbyllje totale dhe ku sejcili behej armik i sejcilit, grupe armiqesore ne ekonomi, ne art….. Jeta e saj pas viti 1975 eshte nje kalvar vuajtjesh e internuar ne Labove, por njerëzit kudo qe e njohen e nderuan atë duke e thirrur Mamicë. Edhe pse pati nje karriere rreth 30 vjetesh si valltare, ajo mbeti e njohur tek publiku artedashes si Mamica, motra e Gjergjit tone te madh, Zotit “Skenderbe”.
__________________________________
Kinematografia Shqiptare publikuar per here te pare ne qershor 2020
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i ketij informacionit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here