Aferdita Taçi (1932-2013) | Yje të humbur të teatrit shqiptar!

0
1072

Aferdita Taçi (1932-2013)
Aktore e Teatrit Popullor gjate periudhes kohore 1954 – 1965.

Lindi ne Berat me 17 prill 1932. Ndonese pati shume pak vite ne skene ngeli e paharruar ne mendjet e shikuesve.
Kryen studimet e mesme ne Liceun Artistik “Jordan Misja” ne degen e drames.

Ne vitin 1954 fillon punen ne Teatrin Popullor. Qe ne fillim dallohet ne skenen e ketij teatri si nje aktore qe ngjallte emocione dhe si nje aktore me shume nur skenik.

Ka interpretuar me sukses shume role kryesore: “Grate gazmore te Uindsorit” (1959) ne rolin e Miss Anna Page; “Shtrengata”; “Shtepia e Bernarda Albes”; “Borgjezi Fisnik”; “Mbi germadha”; “Hamleti”; “Kopshti i jargavaneve”; “Nderi i familjes”; “Shoke klase”; “Familja e peshkatarit”; “E verteta e Spanjes” (1961) ne rolin e Adeles; “Trimi i mire me shoke shume” (1961) ne rolin e Mirushes,  e shume te tjere por mbi te gjitha spikati ne rolin e Ofelise tek tragjedia “Hamleti”.

Ne vitin 1961 ne Festivalin Kombetar te Teatrove ajo fiton cmim te pare per interpretimin e ketij roli. Gjithashtu ajo u dekorua me urdherin e punes se klasit te trete .

Ne vitin 1965 Aferdita Taci largohet nga skena e Teatrit Popullor per arsye objektive. Aktorja nderron jete me 3 mars 2013.

Ekskluziviteti ne kete faqe me 1 Janar 2022
_______________
Kinematografia Shqiptare qe ne vitin 2013
Referenca: 1945-2005 “60 vjet Teatri Kombetar” / Shtepia Botuese 55 / F. Slatina / f. 61

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here