Agim Bajko, aktor i humorit dhe satirës!

0
1927

#KinematografiaShqiptare

Agim Bajko
Aktor komik, pjese e trupes se estrades profesioniste te Tiranes.
Drejtues i emisioneve satirike.

Lindi ne Tirane me 10 shkurt 1956. Mbas mbarimit te studimeve ne Institutin e Larte te Arteve fillon pune ne Estraden e Tiranes qe ne vitin 1979. Talenti i tij si aktor komik spikati ne shume role te natyres qe aplikonte ky lloj teatri, por nivelet e tije me te larta i arriti kryesisht ne komedi te plota, apo ato me nje akt, sikurse edhe ne skece te gjata , ku mundesia per t`i vizatuar figurat me ne thellesi e plotesi ishte me e madhe.

Nder ato mund te permendim “Don Kishoti” ne inskenimin e pjeseshem te romanit homonim te M. Servantesit (1982), rolin e dhenderrit te dyte ne komedine “Tre dhenduret” (1987) te Dionis Bubanit, profesori i filozofise ne komedine tjeter “Borgjezi fisnik” (1989) te Molier apo edhe interpretimin e shkelqyer ne “Nje burre me dy gra” ;

Agim Bajko ka qene gjithashtu i suksesshem edhe ne disa filma e telefilma: “Edhe keshtu edhe ashtu” (1989) ne rolin e kllounit; “Dy here mat” (1986); “Mirela” (1988); “Gjuetia e fundit” (1992); “Dashi pa brire” (1993); “Revolja e humbur” (1995)
“Oreksi i madh” (1996); Shquhet per ndjesine realiste ndaj figures.

Edhe ne rastet kur perdor gjeresisht elementet e groteskut dhe te karikaturizmit, anon nga qendrimet dhe theksimet sarkastike.
Ka nje mimike shprehese sidomos ate te syve, duke interpretuar kendeshem me zerin si dhe me intonacionet e shprehura komike qe i jep atij, gjegjesisht casteve e situatave te rolit. Ka qene humorist i aktivizuar ne disa emisione e show kulturore televizive; Mbas 90-tes krijoj se bashku me aktorin tjeter te humorit Agron Llakaj disa shfaqje komedi si: “Martesa e Hasanit”, “E ema e Zeqos” në bashkepunim dhe me Inis Gjoni, “TV Titanik” me Xhevair Zeneli dhe Pranvera Veizi, “Greku ne Himare”, “Rradha e vizave” ,”Ne shtrat me OSBE”, “Don Kishoti” ne Tirane, “Ali Pashe Tepelena”, “Gjergj Elez Alia”, “Ushtrija pastron”, “Moisiu dhe Papa”, “Tek Berberi”; “Pastrimi i figurave”, “Inagurimi i Missit”, “Ska vend per varre”, “Koridori i 8”, “Kuvendi i II i Lezhes”, “Greku ne Kocinare”, “Cmimi i shekullit” etj.

Per kontributin e tij ne medien televizive është vleresuar me cmimin “Personazhi i vitit” me 2009 nga vleresimi vjetor Radio Televiziv. Gjithashtu, me 2012 është nderuar nga Presidenti i Reoublikes Bamir Topi me titullin “Mjeshter i madh”. Nga viti 2006 e ne vazhdim drejton emisionin satirik te perjavshem ” By pass show” ne Vizion plus.


_____________
Kinematografia Shqiptare nje faqe publike ne aktivitet qe ne vitin 2013. Referenca: Enciklopedia – Teatri dhe Kinematografia Shqiptare / f.37 (Papagjoni); si dhe nje informacion me i gjere nga portale dhe gazeta shqiptare te ndryshme online.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here