Agim Fagu ose “Il mister quarantotto”!

0
1151

“Zoteria dyzete e tete!”

Ishte titulli i “Corriere della Sera” nje dite pas ndeshjes se basketbollit Partizani – Oransoda. Titulli shpreh sakte cfare ndodhi gjate mbremjes se 18 dhjetorit te vitit 1968, kur nje ndeshje nderkombetare basketbolli, u shnderrua ne nje show 40minutesh me vetem nje protagonist! Agim Fagu!
Ajo mbremje dimri ne Tirane, ishte nje ngjarje aq e bukur sportive sa qe kalon kufijte e te pabesueshmes e flerton me mrekulline!

Perballe Oransodas
Kupa e Kampioneve ne basketboll per meshkuj. Partizani i Shqiperise se vogel, per here te pare ne nje ndeshje nderkombetare. Perballe tij, ekipi qe ne vijim do te kurorezohej Kampion i Europes, Oransoda e Italise. Ne perberjen e saj, dy amerikane, dy argjentinas dhe ylli i Italise ne basketboll, Rekalkate.

Jemi shume larg tre pikeshit ne basketboll dhe ndeshjet mund te perfundonin ne barazim.

Eshte nje duel sportiv i tipit David perballe Goliat!
Ate mbremje spektatoret ishin aq te shumte sa pothuaj se hipnin mbi njeri tjetrin. Madhesia e kundershtarit nuk jepte premisa per nje rezultat pozitiv. Eksperienca e Partizanit ne nivel nderkombetar ishte…zero!
Njerezit perpiqeshin me tere fuqine e shpirtit… e te laringut ti jepnin kurajo ekipit dhe vetes duke bertitur pa pushim ne kor “Partizani”!
Ne njeren ane te parketit, gjendej nje djale i ri, i cili kishte aq guxim, sa qe nuk llogariste njeri perballe tij ne ate sport. Partizani kishte ate mbremje kapitenin e tija, ne moshe shume te re, vetem 1.87 i gjate por, i shpejte e driblues qe asgjesonte cdo mbrojtje, frikshmerisht i sakte ne gjuajtje nga cdo pike e fushes e perfekt ne asist, kur topi peshon shume!

Fagu, ate mbremje, perballe kampioneve te Europes, dha nje recital te tille qe do ti bente Drazhen Petrovic ose Nikos Galis njezet vite me vone te ferkonin syte te habitur!

Sepse…48 pike ne nje ndeshje ku diferenca e ekipeve eshte me larget se jugu nga veriu dhe, sistemi i tri pikeve nuk ekzistonte, me shume degjohet fantastike se sa e vertete!
Ajo ndeshje perfundoi ne barazim 73 – 73.

Il mister quarantotto!
Pas asaj ndeshjeje, Agim Fagu me tere te drejten u shnderrua se gjalli ne nje legjende! Ne te vertete, cfare ndodhi ate mbremje e me pas, nuk ishin legjenda por te verteta.
Sportdashesit e pagezuan si “Moxart” apo “Shtraus” i basketbollit!
Prestigjiozja “Coriere della sera”, ndeshjes, i kushton titullin “Zoteria dyzete e tete” (piket qe shenoi ne ate ndeshje).

FIBA e vendos ne peseshen me te mire.
Presidenti i saj, William Jones, i fali ne shenje pergezimi nje steme te vogel qe uqe u a dhuronte vetem lojtareve te klasit te larte!
Me shume se “Partizani” i Tiranes, surpriza quhej Agim Fagu!
Oransoda ofroi 100 milione lireta per te. Askush nuk kushtonte me shume ate kohe ne Europe.
Ne futbollin italian, me i shtrenjti kushtonte 300 milione.

Agim Fagu edhe sot eshte sportisti me brilant i Shqiperise ne rang personal. Shume larg te tjereve e i vleresuar me te tere titujt sportive te mundshem te shtetit shqiptar.

Ate mbremje te 13 dhjetorit te vitit 1968, ishte vetem 21 vjec!

__________

Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve

Follow us: 
Facebook : https://www.facebook.com/VizionSportiv
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti 
Blog:  https://pierosportvision.blogspot.com/

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply