Kompozitori i shquar Agim Krajka (1937-2021) !

0
2926

Agim Krajka (1937-2021)
Kompozitor i mirenjohur shqiptar i dale nga mbremjet e vallezimit.

Ka lindur ne Harizaj te Kavajes me 3 maj 1937, rrjedh nga nje familje dibrane (Dibra e madhe) me shume pjesetar. Qe ne moshe te vogel, zhvendoset ne Tirane. Kontakti me muziken i vjen rastesisht. Komshiu i Agimit ishte nje inxhinier shqiptar me bashkeshorte gjermane dhe nje njeri i kultures austriake mbasi kishte mbaruar shkollen andej. Agimin degjon tinguj te embel te nje muzike qe vjen andej , gjithmone ne raste festash, ditelindje etj dhe ashtu fshehurazi i hipur ne murin rrethues, shikon gramafonin qe luante. Nga ana tjeter ne shtepine e Agimit ishte nje fizarmonike qe i binte babai, por qe nuk e lejonin ate ta ngiste. Me vone, Agimi aty nga fundi i viteve `40, ndoshta 47-48, “zbulon” se ishte nje shtepi “Pioneri” ne te cilen ndodheshin disa vegla muzikore dhe dy fizarmonika te vogla. Do te kete qene rreth moshes 12-13 vjec kur ai “perqafon” fizarmoniken per here te pare. Gjithnje simbas kompozitorit, ideja per tub ere muzikant ishte nje utopi, lidhur edhe me ate zakonin e dibraneve.

Nje dite ai zbulon gjithashtu se ka nje dashuri te madhe per ate instrument. Koncepti per artin dhe muziken nuk ishin ne favor te Agimit, qe e regjistroin ne shkollen pedagogjike te cilen nuk e mbaron, dhe me ane te instrumentit qe tani e zoteron mundohet te nxjerre ndonje te ardhur financjare ne mbremje te ndryshme argetuese kulturore. Nga kontakte te ndryshme me te tjere qe e zoteronin fizarmonike meson edhe gjinite dhe llojet e ndryshme te muzikes, si tango, valsi, vallja e napolonit, rrumba etj.
Akoma ai vete nuk ishte i vetedijshem nese kishte talent apo jo, pamvaresisht se e ushtronte instrumentin pa njohur notat.

Aty nga vitet 1952 – 1953 behet nje Estrade kufiri ne te cilen Krajka punesohet me nje pagese si nen oficer, 3500 leke ne muaj plus 15 kg miell. Aktiviteti artistik i kesaj estrade ishte te shkonte ne te gjitha pikat e kufirit per te argetuar ushtaret me programin e saj.

Ketu fiton shume principe te parakoheshme dhe rolin aty e mbante me lojen dhe talentin e tij. Veshtron, ndjek dhe meson nga ato qe kishin mbaruar shkollen per piano. Ne vitin 1956 dergohet per te kryer sherbimin ushtarak ne Korce ne nje pike kufitare. Agim Krajka krijon nje orkester muzikore dhe per se ciles i dedikon kohen me te madhe. Vazhdon ushtrimin e aktivitetit artistik ashtu si me pare, ne cdo pike kufitare te rrethit te Korces.

Ketu Agim Krajka meson dhe perveteson me se miri edhe notat muzikore gjate periudhes 40 mujore te ushtrise, me nga 8-9 ore ne dite studimi.
Pasi kryen sherbimin ushtarak, kalon me ansamblin e ushtrise. Ne v. 1961 kalon me orkestrene Radio-Televizionit. Merr pjese ne Festivalin e 1-re te Kenges. Bie ne kontakt dhe shoqerohet me shume kompozitore te tjere te kohes si edhe me kengetaren e fameshme Vace Zela, e cila e shtyn te kompozoje nje kenge, pikerisht ajo qe eshte e njohur edhe sot, “Lemza”. Me pas kompozon “Djaloshi dhe shiu”. Kritikohet dhe qe ketu nis te behet me i kujdesshem. Nuk merr pjese ne Fest. 3-te .

Ne Festvalin e 6-te kompozon kengen “Ylli partizan”, te cilen e konsideron akoma profesionale per ate kohe te tij si kompozitor. Pra ishte nje shoqeri progresive qe kishte njohuri dhe qe mundohej te ecte me ate hapin e muzikes aktuale te botes, gjithmone duke pat si burim kryesor Rai-n e Italise. Keshtu do te vazhdonte deri ne Fest. 11-te ku me pas gjerat erdhen nga organizmat me lart me urdher, kaq kenge per Partine, kaq per popullin, kaq per fshatin etj etj.

Në vitin 1963 Agimi fillon studimet për teori e kompozicion. Degën e Kompozicionit e ka kryer nën drejtimin e të madhit Çesk Zadeja. Në vitin 1964 kalon pranë Ansamblit të Këngëve dhe Valleve popullore; në fillim si instrumentist, e më pas si kompozitor dhe drejtues orkestre. Veprimtaria e tij muzikore është shumë e gjerë dhe përfshin një periudhë prej tri dekadash. Ka shkruar muzikë në shumë lloje dhe është bërë i famshëm si me muzikën e lehtë, ashtu edhe më atë popullore, të përpunuar e orkestrale. Ka kompozuar mjaft pjesë orkestrale për fizarmonikë dhe me qindra këngë të muzikës së lehtë. Ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës deri në festivalet të pasviteve ’90. Ai është nderuar me mbi 15 çmime të dyta, 3 çmime të treta dhe vetëm një çmim të parë në Festivalin e vitit 1987, me këngën “Nuk e harroj”, të kënduar nga motrat Libohova.

Te mirenjohura kompozimet e tij ne Festivale si: “Lemza”-1962; “S`te fal” -1963; “Ne jemi tre”-1965; “Ylli partizan”-1968; “Une dhe shoket e mi”-1969; “Pranvera e lirise”-1969; “Portret heroine”-1970; “Unaza”-1970; “S`e kam te lehte” – 1971; “Ne te dy” – 1972; “Udhet jane te bukura”-1972; “Hekurudha, kenga jone”-1973; “Drite nder syte e tu”- 1974; “Shoqja ime” -1975; “Kenget e rinise”-1976; “Cel kjo toke si trendafil” -1978; “Me dhe drite nga syri yt”-1979; “C`lumturi na dha kjo jete”-1981; “Ne lindem ne pranvere”-1982; “Prane te ndjej kudo” – 1984; “Fjala e pare”-1985; “Partia ime”-1985; “Ku vajti valle ai djale” – 1986; “Nuk te harroi” – 1987; “Te kerkoj” – 1988; “Jetoj”-1989 dhe te tjera mbas viteve 90-te!

Pervec veprimtarise tjeter si kompozitor ai ka kompozuar edhe muziken e 7 filmave shqiptare.: “Njesiti guerril” – 1979; “Cifti i lumtur” -1975; “Zonja nga qyteti” -1976; “Ne pyjet me debore ka jete”- 1978; “Nje shoqe nga fshati” -1980; “Lundrimi i pare”-1984; “Zevendesi i grave” -1987; si dhe te filmit vizatimore “Zemerimi i shkronjave”-1981 .

Kompozitori i shquar nderron jete me 1 mars 2021.

Publikuar me pare ne maj 2020

_____________________________________

Kinematografia Shqiptre ne aktivitet qe ne vitin 2013.
Informacioni i perdorur: intervista me vete autorin ne emisionin “Blue” (TV Klan) / Listen e kengeve ne festivale nga E.K / Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. Hoxha , si dhe nje informacion i seleksionuar nga interneti. 

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply