Agim Qirjaqi (1951 – 2010) | Artisti elegant i skenës!

0
2032

#KinematografiaShqiptare    #AgimQirjaqi

Agim Qirjaqi (1951-2010)
Aktor, i suksesshem i teatrit dhe kinematografise shqiptare, njekohesisht edhe regjisor!

U linde me 27 Janar 1951 në fshatin Rehovë të Kolonjës. Diplomohet në Akademinë e Arteve në Tiranë, më 1973. Loja e tij mjeshtërore në dramën “Ylli pa emër” me regji të Mario Ashikut me të cilën mbrojti diplomën do të bëjë që atë vit të filloi punën pranë Teatrit Popullor (sot Teatri Kombëtar).

Ne skenen e TK-se do te interpretoje me sukses gjate karrieres se tij reth 100 role, kryesore e dytesore. E nis me nje rol te vogel ne “Arturo Ui” . Spikasin rolet e interpretuara si Helfeste “Prometeu”; Haliti “Hije te nates”; Frati Lorens ne “Romeo e Zhuljeta”; prifti ne “Gjenerali i ushtrise se vdekur”; Juan Salsedo Robles ne “Monserati”; Harallambi ne “Kopeshti i dallendysheve”; Zoti Smith ne “Kengetarja tullace”; Mbreti ne “Muzeu”; Mbreti ne “Mbreti po vdes” .

U trajnua si rregjisor ne Akademine e Arteve per nje vit 1975-1976. Me pas ne vitet 1978-1981 punon si rregjisor ne TVSH duke realizuar disa teledrama, ne mes tyresh “Arturo Ui” si dhe telefilmin “Dorina”. Si profesor i rregjise ne Akademine e Arteve qe nga vtit 1977, ka vene ne skene me studentet e drames nje repertor te gjere perfshi “Antigonen” e Sofokliut; “Shume zhurme per asgje” te Shekspirit deri tek “Fundi i lojes” se Bektit.

Ne te njejten kohe nuk la pas dore edhe role të shumta në kinematografi si psh : rolin e profesorit në filmin “Rrugë të bardha” në vitin 1974 apo rolin e drejtorit të shkollës tek filmi “Lulëkuqet mbi mure” në vitin 1976. Rol për të cilin do të vlerësohet me “Çmimin e I-rë” në Festivalin e II-të të Filmit Shqiptar më 1977.

Në 1981 rikthehet në teatër por harruar edhe kinematografinë. Të kësaj periudhe janë: roli i Janit tek filmi “Apasionata” në vitin 1983, roli i Muços në filmin “Tela për violinë” në vitin 1987, roli i Aleksit në filmin “Stolat në park” në vitin 1988 e shumë të tjerë.

Më 1989 largohet nga Shqipëria për një specializim dy vjeçar në Itali pranë teatrove: “Pikolo” e “Elizeo” (Il Piccolo Teatro),(Teatro Eliseo). Në 1991 rikthehet në atdhe duke qenë më aktiv në regjinë teatrale duke filluar me “Rikardi III” të Shekspirit në vitin 1992 dhe për të vazhduar më pas me dramat “Fando e Lis” të Arrabalit dhe “Këngëtarja tullace” të Ioneskos të cilat i ka shqipëruar po vetë në shqip. Me dramën “Fando e Lis” të Arrabalit është vlerësuar me Çmimin “Aleksandër Moisiu” në Festivalin e vitit 1994. Roli i tij më i fundit do të jetë roli i Nardit në dramën “Pjata prej druri” të Edmond Morris në vitin 2006.

Agim Qirjaqi është gjithashtu edhe bashkëpunëtor dhe anëtar i Këshillit Botues të buletinit “Teatër”, anëtar i bordeve të Studios AlbaFilm dhe Akademisë së Arteve, bashkëthemelues dhe kryetar i parë i Shoqatës Mbarëkombëtare të Artistëve të Teatrit (1992). Më 1996 fiton titullin “Asistent Profesor”. Në sezonin 2002-2003 ka qenë drejtor i Teatrit Kombëtar. Në vitet 2000-jë në kinematografi do të interpretojë rolin e Drejtorit të shkollës në filmin “Parullat” dhe rolin e Et’hemit në filmin “I dashur armik” përkatësisht në vitin 2001 dhe 2004.

Roli i tij i fundit në kinematografi do të jetë në vitin 2009 në filmin “Kronikë Provinciale”. Ndahet nga jeta dhe nga familja e tij e dashur në 28 Mars të vitit 2010 ne moshen 59 vjecare.
Mban titullin “Artist i Merituar” qe ne v. 1989.

Kinematografi
1974 — Rrugë të bardha…Profesori
1976 — Përballimi…….Hareto, nën Drejtori i Fabrikës
1976 — Lulëkuqet mbi mure….Drejtori i Shkollës
1976 — Dimri i fundit……Komandanti gjerman
1978 — Udha e shkronjave ……..prifti ortodoks
1978 — Kur hidheshin themelet…….
1979 — Radiostacioni….Adriani,shkrimtar
1980 — Skëterrë 43…..Profesori
1981 — Në prag të lirisë…Lumo Skëndo
1981 — Agimet e Stinës së Madhe (Film TV)…Astriti, i deleguari i Partisë
1983 — Apasionata……Profesor Jani
1987 — Tela për violinë…..Muço
1987 — Rrethi i kujtesës….Doktor Artani
1988 — Stolat në park…..Aleksi
1988 — Misioni përtej detit…Jani
1988 — Dasma e Sakos….Avokati
1998 — Kolonel Bunker…..Kolonel Muro Neto
2001 — Parullat….Drejtori i Shkollës
2004 — I dashur armik…Ethem
2009 — Kronikë provinciale…..

Teatër
“Orët e Kremlinit” e N.Pogodin
— /– /1973 — “Ylli pa emër”
24/03/1973 — “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës (Artist i Popullit)
16/10/1981 — “Komunstët” e Ruzhdi Pulahës……Faslliu
1985 – “Mesuesi i letersise”
11/09/1986 — “Hijet e natës” e Vedat Kokonës
2002 –“Ylli pa emer” (re-make)
— /– /2006 — “Pjata prej druri” e Edmond Morris…..Nardi

Regjisor Kinematografi
1979 — Dorina

Regjisor Teatër
01/09/1992 — “Rikardi III-të” të Shekspirit
23/05/1993 — “Fando e Lis” të Arrabalit
16/02/1994 — “Këngëtarja tullace” të Ioneskos
— /– /1998 — “Kopshti me dallëndyshe” B.Cikloropulos
— /– /2000 — “Armiku i popullit” të Ibsenit
— /– /2001 — “Vdekja dhe virgjëresha”
“Pleshti në vesh”
“Marrëzia e madhështisë” të Vangjel Kozmait

Çmime e Tituj
“Artist i Merituar”

23 Prill 1977
Medaljonin e Festivalit
për interpretimin e rolit të Drejtorit të shkollës tek filmi “Lulëkuqet mbi mure”
në Festivalin e II-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 16 deri më 23 Prill 1976.

23 Prill 1977
Kupa e Festivalit
për interpretimin e rolit të Drejtorit në filmin “ Lulëkuqet mbi mure”
në Festivalin e II-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 16 deri më 23 Prill 1976.

22 Prill 1989
Çmimi i II-të
për interpretimin e rolit të Muços në filmin “Tela për violinë”
në Festivalin e VIII-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 18 deri më 22 Prill 1989.

1994
Çmimin “Aleksandër Moisiu”
me dramën “Fando e Lis” të Arrabalit
në Festivalin e Teatrove në vitit 1994 .


______________________________________
Referenca:
Portale dhe forume shqiptare online (2007-2010)
60 vjet Teatri Kombetar 1945-2005 / F. Slatina / f. 85.

Postuar per here te pare ne faqen “Kinematografia Shqiptare” ne Facebook. U rishikua ne janar 2021. Fotot jane kontributi i administratoreve te faqes.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here