Agim Shuke (1942-1992) | Misteri i një vrasje të pazbuluar!

0
5932

1992-2023

Sa here qe permendet aktori Agim Shuke, gjithnje sjell ne mendje vrasjen misterioze te tij te ndodhur ne vitin 1992.

Nga ai pak informacion i mundesuar, qe na kthen prapa ne kohe, 30 vite me pare, eshte thene qe aktori arriti te jetoje edhe disa dite mbas ketij atentati.
Me pas u dergua ne njerin nga klinikat e Romes. Mbas disa ditesh ne koma, i kane bere nje sherbim permanent te specializuar duke u perkushtuar si familja ashtu edhe shoqeria, bashkemoshataret e tij nga Kucova. Por ai nuk mbijetoi!

Vete Agimi duhet ta kete pare autorin ose duhet te kete ditur dicka, por ……nuk foli! Ky krim mbeti i pa zbuluar. Si eshte e mundur qe shteti yne jo vetem qe s`ka marre masa per zbardhjen e ketij atentati, por madje e ka lene te harruar. “Case close” ? 30 vite me pas vetem heshtje!!!

Agim Shuke ne filmin “Ne fillim te veres”

Edhe bota ka shembuj te krimeve qe jane zbuluar mbas nje numer te konsiderueshem vitesh. Ato kane mundur te qendrojne ne erresire deri ne momentin e fundit dhe fale investigimeve rigoroze dhe fakteve te reja te dala, kane arritur te zbardhen.

Kurioziteti na shtyn te kerkojme ne web rastet te kesaj natyre, te quajtura “Cold cases”. Dhe ja ne Amerike, eshte nje numer i pafund krimesh te bera ne v. `90-te dhe te zbardhura e te denuara ne v. 2017, sic mund te marim per shembull rastin e krimit te dyfishte te John Bittroiff ne Sufolk County te New York, i cili vrau Rita Tancredin me 2 nentor 1993 dhe Colleen McNamee me 30 janar 1994.

Dhe ky rast e ka perfundimin me sukses me 12 shtator 2017, arrestimin e ketij “serial killer” (shih Wikipedia “cold cases” / shenimi im ). Por duke pare qe jemi ne Shqiperi, a do te mundet ndonje dite drejtesia shqiptare te gjeje autorin e ketij krimi makaber ?

* * *
Ne vitin 1992, fill mbas vdekjes se tij eshte protestuar me arkivolin ne krah, perpara Ministrise se rendit per zbulimin e kriminelit, i cili nuk u gjet kurre. Eshte qendruar rreth 20 minuta perpara asaj godine dhe pothuajse te gjithe pjesemarresit e atij kortezhi kane thirrur : “Stop krimit”; “Te zbardhet vrasja e Agim Shukes”.

U ndoqen 4 pista, dy jane private dhe familjare, (?) duke gjykuar historine e divorcit. Ne ate kohe nuk ishin konstatuar as ligjet mbi te drejtat e detyrimet e ciftit pas divorcit. Hidhej hipoteza se kane patur nje problem ne linjen familjare sepse Agimi ishte ndare menjehere me gruan e pare, pra ishte divorcuar me pare.

Foto e shkeputur nga filmi “Oshetime ne bregdet” Agim Shuke – Pavlina Mani

Dy te tjerat per shkak te detyres (?), duke qene pedagog ne Insitutin e Larte te Arteve, ne ate kohe u ngrit nje alibi se do te ishte ndonje hakmarrje per ndonje note negative. Gjithsesi asnjera nga keto nuk qendruan dhe mbeten te pa vertetuara.
Koleget e tij dhe te gjithe ato qe e kane njohur nga afer aktorin, artistin e merituar Agim Shuke, e kane pershkruar gjithmone si nje person qe nuk i bente te keqe askujt, nje natyre e bute e zemergjere, nje njeri punetor dhe i talentuar.

Ishte vetem 50 vjec, parakohe per te nderruar jete, po aq ishte edhe babai i tij kur e la jetim se bashku me te vellane. Nene Kristina me shume mundime i rriti te dy djemte e saj. Agimi mbaroj ne vitin 1966 studimet ne Insitutin e Larte te Arteve duke u diplomuar per aktor. Me vone fale aftesive te tij aktoriale behet pedagog ne kete institucion per lenden e “Mjeshtrise se aktorit”.

Interpreti mi i “Daje Zenos” ne komedine “Shi ne plazh”

Interpretimi i shkelqyer i daje Zenos ne komedine “Shi ne plazh” e identifikon ate tek publiku artedashes. Agim Shuke ishte nje aktor i madh dhe nje njeri i thjeshte, modest.

Bashkeshortja, Fedra, vajza Irisa dhe djali i tij Orli, aktualisht jetojne ne Angli.

 

_

(C) Material i rezervuar | Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten – 7 prill 2020 dhe teksti u rishikua ne vitet vijues
______________________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here