Agim Shuke (1942-1992)
Aktor, pedagog i Mjeshtrise se aktorit. Mban titullin “Artist i merituar”
Lindi më 8 prill 1942 në Kuçovë, në një familje të thjeshtë punëtore. Babai i Agimit ishte i lidhur me kinemanë e Kuçovës, ku deri sa vdiq (në moshën 50 vjeçare), punoi aty si teknik. Ndoshta kjo punë e babait e lidhi Agimin me kinemanë dhe filmin njëkohësisht, të cilën e ushqeu si ëndërr që në fëmijëri dhe e realizoi më vonë për t’iu përkushtuar atij përfundimisht. Ne karrierën e tij artistike i ka dhënë jetë një numër të madh rolesh.
Ka kryer studimet në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) ne vitin 1966, e me pas behet actor me trupen profesio niste “Petro Marko” – Vlore, duke u bere njeri nga artistet me ne ze te kesaj trupe. Qe ne rolet e para spikati per afteine e tij ne misherimin e personazheve me m bartje dramatike e heroike, qe vepronin energjikisht, me patos e temperament, por pa e zbehur vertetesine jetesore e thjeshtesine e komunikimit.
Kjo vihet re ne rolet e tij ne shfaqjet “Lidhur si fisheke gjerdani”; “Jatagani”; “Udha e flamurit”; “Rruga Budi “723”; “Fytyra e dyte” etj.
Me pas do te filloi pune si aktor ne Teatrin Popullor (sot T.K) dhe ne vitin 1986 do te jete pedagog i “Mjeshterise se aktorit” ne Insitutin e Larte te Arteve. Ne trupen teatrore te ketij insituti interpretoi disa role. Nje nga figurat e tij me mbreselenese ishte ajo e daje nZenos ne komedine “Shi ne plazh” te T. Lacos.
Aktori dhe pedagogu Agim Shuke, do te interpretoje shume role ne Teater e 18
prej tyre ne Kinematografi. Ne film ai e nisi me rolin e Dinit tek “Oshetime ne bregdet” (1966). Më tej do të vazhdonin role të tjerë si roli i Bashkimit në filmin “Plagë të vjetra” në vitin 1969, roli i Sandrit në filmin “Në fillim të verës” në vitin 1975, roli i Komisarit Shqiptar të Bazës Detare në filmin “Ballë për ballë”, roli i Musait në filmin “Militanti” në vitin 1984 etj. Interpretimi i Babait të Anilës në filmin “Një vajzë dhe një djalë” në vitin 1990 do te jete roli i fundit i karrieres se tij prej aktori.
Me 7 prill te vitit 1992, nje dite para ditelindjes nderron jete parakohe mbas nje atentati. Agim Shuke përbën një rast të rrallë në botën e artit, kur një artist bie viktimë e krimit, e një dore që edhe sot e kësaj dite nuk është zbuluar.
Per kontributin e tij ne skene eshte nderur me titullin “Artist i Merituar”
Filmat:
1966 — Oshëtimë në bregdet….Dini
1969 — Plagë të vjetra……Bashkimi
1975 — Në fillim të verës…Sandri
1978 — Vajzat me kordele të kuqe….Mësuesi i Historisë
1978 — I treti (Film TV)….Gëzimi
1979 — Përtej mureve të gurta……Doktori
1979 — Ballë për ballë……Komisari Shqiptar i Bazës
1980 — Vëllezër dhe shokë…..Dania,nallbani i fshatit
1980 — Një ndodhi në port…..Inxhinieri i laboratorit
1982 — Nëntori i dytë…..Jani Minga
1984 — Taulanti kërkon një motër….Gëzimi
1984 — Militanti…..Musai
1985 — Të shoh në sy (Film TV)…Zv/Drejtori
1986 — Rrethim i vogël….Faiku, Sekretari i Partisë së Rrethit
1986 — Dy herë mat……Shefi i Policisë
1987 — Telefoni i një mëngjesi…….Dhimitri
1988 — Treni niset në shtatë pa pesë…..Doktori
1988 — Shkëlqim i përkohshëm….Trajneri
1990 — Fletë të bardha (Film TV)…..Kryetari i Kooperativës
1990 — Një vajzë dhe një djalë….Babai i Anilës.
_____________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013. Referenca: Seleksionim i lajmeve dhe informacionit nga web si dhe “Enciklopedia, teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 451.
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw