Agron Gashi | Aktorë të medhenj te roleve dytësore!

0
813

Agron Gashi
Aktor i roleve dytesore ne kinemane shqiptare.

Aktor karakteresh me origjine nga Prishtina. Lindi ne Elbasan me 1 maj 1933.
Ne peridhen kohore 1949-1951 ka qene aktor ne organiken e Teatrit te Ushtrise. Ndersa nga viti 1954 deri me 1962 ishte pjesetar ne Teatrin Popullor.

Me vone ne harkun kohor te viteve `62-`68 aktori punon si mesues ne shkollen e mesme te Kultures, Tirane, ne vitet `70-`75 ne Shtepine Qendrore te Krijimtarise Popullore si redaktor i botimeve, v. `80-`90 ne Qendren Kombetare te Kualifikimit te Kuadrove te Kultures si specialist teatri.

Profili i tij i perket nje aktori karakteresh, misheroi shume role te vogla, portrete interesante dhe origjinale si ai i Qaniut ne shfaqjen teatrale “Mbi germadha” te F. Pacramit, apo Febdton tek “Grate gazmore te Uindsorit” te U. Shekspir, Abdullai tek “Shtate shaljanet” te N. Luces, roja turke ne “Dragoi i Dragobise” , Tomash tek “Ceshtja familjare” etj.

Ne v. 1956, bie ne sy me rolin e Petritit ne dramen e S. Pitarkes “Familja e peshkatarit, Agron Gashi ka dhene ndihmese ne pergaditjen dhe kualifikimin profesional te aktoreve dhe regjisoreve qe vinin nga levizja amatore, sikurse edhe te drejtuesve te kultures ne rrethe e njesi prodhimi.
Ka punuar gjithashtu edhe ne Teatrin e Kukullave.



Ndersa ne kinemane shqiptare mbahet mend ne rolin e Skafandres ne filmin “Kercenimi”.

Filma te tjere: “Apasionata” – 1983 / “Shirat e vjeshtes” – 1984 / “Pas fasades”- 1992.

Publikuar me pare ne Facebook – tetor 2020

_______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 157.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here