Ne stafin e filmit “Fije qe priten” prodhim i Kinostudios “Shqiperia e re” – 1976, regjisori i mirenjohur, tashme i ndjeri Muharrem Fejzo pervec aktoreve profesioniste ka aktivizuar edhe disa aktore te roleve te vogla si dhe ato te levizjes amatore.
Me poshte kemi sjellur per interesin e lexuesit 5 aktore te ketij grupimi
LEONIDHA HEBA
Eshte nje aktor i mirenjohur nepermjet interpretimit te tij ne disa filma shqiptar ndonese mungon informacioni perkates. Ai interpretoi ne filmat: Shperthimi – 1974; Fije qe priten – 1976; Mengjeze te reja – 1981.
BINOK HATIBI
Nje tjeter aktor per te cilin nuk ka shume informacion edhe pse e kemi pare ne disa role te vogla, dytesore ose episodike ne filmat Shqiptare si tek :
Fije qe priten – 1976; Gezhoja e vjeter – 1980; Gracka 1983 etj.
JALLDIZ DELIU
Aktore amatore me profesionin e arsimtares nga Tirana. Luan ne rolin e nje zonje tek filmi “Fijet qe priten” perkrah aktorit te madh Serafin Fankos. Ka nderruar jete!
NDOC LUKA
Brezi i rritur me filmat shqiptar te kinostudios, e kane pare ate te luaje ne disa filma. Ky eshte aktori i levizjes amatore me origjine nga Shkodra. Profesioni i tij ka qene kryeinfermier ne repartin e ORL-se ne Spitalin n. 12-te ne Tirane. Ndofta paraqitja e tij e vecante, tiparet e fytyres si dhe zeri karakteristik, kane bere regjisoret qe ai te jete pjese ne 2-3 filma te kinostudios, gjithmone ne role negative, role episodike. Roli me te cilin ai indetifikohet eshte ai me pseudonimin “Gaforja” ne “Fije qe priten.
Keshtu ate e shikojme ne interpretim tek filmat: Operacioni “Zjarri”; “Fije qe priten” (Gaforria); “Vendimi” etj. Aktori ka nderruar jete para 60-tave!
ZANA ZEKTHI
Aktore e roleve te vogla, nje “meteore” i skenes shqiptare, ne kategorine e atyre aktoreve tane qe nuk paten fatin te interpretojne ne shume filma shqiptare megjithe aftesite e tyre interpretative te shkelqyera. Megjithate Zana Zekthin e mbajme mend ne filmat: “Gjenerali i ushtrise se vdekur” ( rol fare episodik, ne ate te kamerieres ne shtepine e gjeneralit); “Fije qe priten” / “Brazdat” / “Perballimi” dhe ne komedine “Prefekti” ne rolin e vajzes se trakteve.
___________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013