Aktori Agron Hamo, njëri nga muskëtierët e parodistëve të Vlorës!

0
1322

Agron Hamo, eshte njeri nga vellezerit e pandare te Parodisteve te shquar te Vlores dhe te humorit shqiptar!

U linde me 15 janar të vitit 1950 në qytetin e bukur bregdetar të Vlorës. Aktori eshte me origjinë gjirokastrite nga një familje arsimdashësish.

Karrierën e tij artistike e ka filluar rreth vitit 1966 si amator në uzinën e sodës kaustike. Ne fillim te viteve ’70  bashkohet me Afrim Agalliun. Dhe ja del “Parodia e frigoriferit” te shkruar nga F. Laro.

Flitet per shitjen frigorifereve, ngaqe ate kohe nuk kishte, keshtu qe shiteshin nga Pylli i Sodes. “Frigorifere ke per te nxjerre/na bere derr/lavatriçe s’kemi pare/qe del i shet neper mullare”. 

Te dy mblidheshim tek shtepia e Nestor Jonuzit, piktorit, sot Artist i Popullit. I binin kitares dhe kendonim per gjimnazistet me floke te arta.

Ne v. ’76 vjen nga ullishtja ku punonte Mania (Lumani). Bie ne sy “Parodia e peshkatareve”.

Ne v. ’78 vjen Meti nga ushtria. Dhe ky grup prj 4 anetaresh konturohet ne vitet ’80.

Ndertuesi i tij ishte regjisori M. Ferra. Prej asaj kohe mbeten se bashku te pandare deri ne fatkeqesite qe e goditen grupin e sidomos me humbjen e Muhamet Likos.

Keshtu ky grup vazhdoi me pas jetën e tyre artistike pranë Teatrit të Varietesë “Petro Marko” në Vlorë.

Ishte nje kohe tjeter e pasur me veprimtari artistike, ku cdo vit mblidheshin paroditë, skeçet më të bukura, trupat më të mirë, aktorët më të zotë dhe inkuadroheshin tek trupa profesioniste.

Spikat me talentin e tij ne interpretimin e parodise dhe fiton me merite te plote duartrokitjet e vlonjateve por edhe te spektatorit shqiptar. Eshte nje katershe e arte parodistesh aq e kombinuar sa te gjithe besojne akoma se jane te lindur per interpretimin e ketij zhanri.

Ne vitin 1996 Agron Hamo do te interpretoje tani si profesioniste edhe pse deri ate vit ishte ne organiken e levizjes amatore, dhe duke pare aftesite e tij interpretative, nuk eshte se kishte ndonje ndryshim me profesionizmin, (madje ndofta ai ishte ne nje nivel me te larte). 

Me teatrin e estrades se Vlores, Hamo ka nje sukses te nje pas njeshem sidomos dallohet ne  zhanrin e parodise.

Megjithese dalin teknika te reja, parodia per Agronin dhe shoket e tij mbetet thelbi i grupit. Ne grup vlerat jane maksimale. Aty gershetohet vokali, plastika, mimika, gjestikulacioni. Nga kjo rrjedh efekti i harmonise se gjalle. Fondi i arte i parodive jane: “Mosketjeret”, “Opus 89”, “Raxh Kapuri”, “Miss ’95”,”Pensionisti”. Parodite tona mbajne penen e F. Laros. Parodite e P. Kulles jane “Hallet e Demos”, “Nuse vjen dhendrri”.

Gafur Shameti mbetet perhere ne ndihmen e tyre me penen e tij.

Akoma sot se bashku me aktorin tjeter Afrim Agalliu, vazhdon aktivitetin artistik duke e zgjeruar periudhen kohore ne mbi 50 vjet karriere, me nje liste te pafundme te karaktereve te interpretuara ne vite.

Nga ky aktivitet i pasur, mban me merite te plote titullin “Naim Frashëri i Artë” , per kontributin e dhene dhe ngritjen e vlerave te humorit shqiptar .

Agron Hamo dallohet per interpretimin elegant te parodise, me nje gjestikulacion te permbajtur, diksion te paster, me ze melodioz e te intonuar mire. Nga repertori i ketij parodisti kujtojme  “Gjylen”, “Zalon”, “Burokrati”, “Dasmat”, “Historia e gishtit” e te tjera

Agron Hamo si dhe vete protagonistet e tjere te parodise, Afrimi, Meti, Mane, qe kane bere emer neper kete udhe te veshtire, e pershkruajne ate te gjate, te lodhshme, por gjithsesi te bukur.

__________

Seleksionim i lajmeve te ndryshme te nxjerra online portale shqiptare / Kinematografia Shqiptare 2013-2022

 

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here