Aktori dhe personazhi | “Benjamini” në “Emblema e dikurshme”!

0
730

Artisti i madh Mirush Kabashi ne rolin e “Benjaminit” tek seriali “Emblema e dikurshme”!

Eshte viti 1978. Radiotelevizioni publik shqiptar eshte duke realizuar filmin televiziv me 4 seri “Emblema e dikurshme” bazuar ne skenarin e Ismail Kadarese dhe Kujtim Ymerit. Regjisor i filmit eshte caktuar te punoje Ylli Pepo. Drejtori i tij, qe zakonisht ne ate kohe mbahej si producenti i filmit, ishte Ylli Kokona.

Eshte nje film dramatik me disa skena dhe ngjarje rrenqethese. Vrasja ne famulli ne nje nate te erret me shi dhe shkreptima, kapuconet e zinj, kater figurat e mistershme te veshur me pelerina te zeza qe enden zones per te mbuluar gjurmet e burimeve te naftes; nder te tjera jane edhe disa personazhe qe i terheqin menjehere vemendjen shikuesit, sic ishte roli interpretuar i zj. Tinka Kurti, te nje plake 100 vjecare , deshmite e saj rreth kapuconeve, roli i artistit te madh Prokop Mimes (Stefan Haurja), apo roli i “Benjaminit”, qe vuan nga astma, nje njeriu enigmatik qe sillet naten me nje thes ku mban disa shishe boshe, dhe…..tamam ketu do te ndalemi per te folur dicka rreth ketij personazhi te misheruar me mjeshtri nga aktori Mirush Kabashi .

Do te jete roli i pare i tij ne kinematografi, nje rol dramatik krejt ndryshe me profilin e Mirushit qe gjer atehere kishte interpretuar ne skenen e Teatrit “Aleksander Moisiu” ne disa komedi dhe madje ishte i bere i njohur ne njeren nga ato, pikerisht tek “Kartela e verdhe”.
Pasi aktori e ka lexuar skenarin e pranon rolin edhe pse i vetedishem se ka nje skene te veshtire xhirimi me disa nga qentë e medhenj te atij fshati …..

Per te ardhur tek realizimi me sukses i ketij karakteri, aktorit i duhet te kaloje nje prove te veshtire qe do i rezultoje tragjikomike.
I veshur me nje xhakete dhe me thesin ne krah “Benjamini” qe eshte edhe azmatik, ecen ne njeren nga arat e fshatit Pojan ku po xhirohej skena. Pervec stafit te xhirimit, te pranishem ishin edhe fshataret. Ne sfond ishin edhe ata “aktoret” qe do interpretonin se bashku me Mirushin, qentë trupmedhenj te nje stani aty afer.
Per momentin ato paraqiteshin miqesor, ne paqe dhe natyrisht duhej gjetur nje menyre per t`i versulur ne drejtim te “Benjaminit”, sic ishte edhe skenari.

Po si do behej kjo ?

Regjisori i thote Mirushit qe te mbaje ne dore nje cope mishi , por ai kundershton duke thene: “E veshtire te realizohet sepse nga e di qeni se ku mbaron mishi dhe ku fillon dora”?!

As qe behet fjale!!!

      

Mirepo stafi me regjisorin ngulmojne qe Mirushit te pakten i duhet ta provoje.
I zverdhur ne fytyre artisti i madh qe do te interpretoi me pas shume personazhe te cilat do mbesin ne historine e kinematografise shqiptare, niset ashtu i frikesuar me copen e mishit ne dore. Nje pjese e territorit te skenes qe po xhirohej ishte ndare me litare nga te zotet e qeneve si dhe nga fshataret te pranishem.

Dhe momenti erdhi.
Ciak!

Dhe ne fakt nuk ishte nevoja per askend te nxite qente me nje “skape”. Te gjithe u versulen sapo pane mishin ne duart e “Benjaminit” i cili tashme ishte leshuar ne vrap pak nga frika e pak nga skenari qe i duhej te ndiqte.


Njeri nga qente i ishte varur nga prapa xhaketes, nje tjeter nga menga, tjetri ishte kapur pas thesit , nje tjeter pas pantallonave, e keshtu plot gjashte te tille trupmedhnje qe lehnin pa pushim ishin kapur pas aktorit i cili teper i frikesuar dhe i zverdhur, bie ne toke!
Mirushi pasi e merr veten i drejtohet edhe njehere regjisorit dhe stafit qe kjo eshte nje skene e pamundur dhe me rrezik jetesor. Qente qe ishin te medhenj mund edhe ta shqyenin te terin, keshtu qe kerkon doreheqjen…..

Operatori i filmit ne fjale Engjjell Strazimiri i afrohet dhe i thote : “ Ti e ke lexuar skenarin, i ke dale per zot kesaj pune, duhet ta besh sepse ketu harxhohen miliona leke ne realizimin e ketij filmi. Ti ke kete rol per te interpretuar edhe une kam kameren per te qendruar prane. Sejcili duhet te bej punen e vet qe eshte caktuar”, duke e vene ne seder Mirushin.

Edhe pak me frike nga kjo bisede, vendos gjithsesi ta provoje edhe njehere.
Hera e dyte do te rezultoje akoma me keq. Sulmi i qeneve ishte akoma me i eger. Mirushi ndjente zhurmen e pantallonave dhe xhaketes qe po copetoheshin e griseshin. Nderkohe fshataret kishin rene ne gjunje duke qeshur dhe asnjeri nga te pranishmit nuk merrte mundimin te hynte e t`i ndante qente nga ky sulm.

      
Duhej bere dicka per t`i shpetur ketyre qeneve qe nuk merrnin parasysh se ishte vetem nje skene filmi edhe se personazhi negativ ishte fiktiv pjese e filmit dhe jo nga jeta reale, “armiku i popullit”.

Atehere Mirushi vendos qe te vrapoje drejt kameramanit ashtu me te gjithe qente qe ishin kapur pas tij. Kameramani sapo e shikon qe kacafytja po merrte drejtim nga ai, e le kameran aty ne vend dhe ia mbath me te katra.

Mirushi insiston tek pamundesia e realizimit te kesaj skene per me tej. Ai mundohet t`ua spjegoje stafit veshtiresite duke iu thene qe te vihen ne pozitat e tij.
Gjithsesi ajo cfare kishte mundur te xhirohej dergohet ne Tirane ne Kinostudio per montazh.

Artisti i madh, i paharruari Prokop Mima dhe njekohesisht profesor i mjeshterise se aktorit me ate miresine e tij mundohet te spjegohet : “Mirush, ato skena qe jane xhiruar kane dale jashtezakonisht te bukura por……..
Dhe Mirushi e ndjen se mbas asaj “por” eshte dicka qe nuk shkon!
“…….por ato skena nuk montohen dot, andaj duhet bere edhe nje prove tjeter” mbaron mjeshtri i madh tashme i paharruari P. Mima.
“Te lutem profesor, une vetem duke ju degjuar po dridhem nga ato skena, jo me ta provoj edhe njehere. Mire qe shpetova pa me kafshuar, e tani me duhet ta perseris….. “ – ia kthen Mirushi
“Shiko Mirush i dashur – vazhdon profesori – e kam menduar mire, do te te jap nje pale pantallona prej shajaku qe jane te trasha rreth 1 cm e te cilat do t`i mbash nen pantallonat e rolit….”

Nga njera ane vete Mirushi donte qe te xhirohej dhe te dilte sa me mire ajo skene edhe ngaqe kishte investuar deri ne ate moment, kishte rrezikuar dhe sakrifikuar per punen ne misherimin e rolit te Benjaminit. Nuk kishte si te terhiqej tani qe pothuajse kishte mbaruar pjesa me e madhe e punes.

        

Vendos ta provoje per te treten here. Niset 1 ore parakohe dhe vendos t`i ushqej vete ai qente me ndonje kothere buke dhe copa sallami per t`i marre disi me te mire ata.
Mirepo qente nuk duan t`ja dine. Edhe kesaj radhe versulja e tyre ishte po aq e eger sa edhe dy te parat, madje kesaj radhe Mirushi e ndjen kafshimin ne kemben e majte dhe shkeputjen e nje cope mishi me gjithe nje pjese te pantallonave te shijakut qe supozohej ta mbronin.

Nderpritet xhirimi.

Mirushin nuk e dergojne ne hotelin ku ishte vendosur stafi i filmit por e dergojne ne ambulancen e vendit duke i thene se “nga pergjegjesia shteterore qe kemi, tashti ne jemi te detyruar te te bejme gjilpera kunder tetanozit dhe njekohesisht edhe ato kunder terbimit ne bark”.

Shendeti i Mirushit ishte ne mbikqyrje te vazhdueshme per te parandaluar ndonje “shenje terbimi” dhe per te mbajtur moralin lart situata kthehet ne humor.
Gjate nje bisede me drejtorin e filmit z. Ylli Kokona, qe kishte ardhur posacerisht nga Tirana, Mirushi e siguron qe eshte mire dhe s`ka asnje shqetesim (dhe me humor i hungerine atij “huuuumm” ne te rradhe gjate dialogut). Edhe Kokona ia kthen po me humor : “Po dal atehere nga dhoma perpara se te me kafshosh”.

Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 6 janar 2023
__________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here