Aktori dhe Personazhi | Kin Jaku, “oficeri nazist i Vermahtit”!

0
3158

Kin Jaku | Grimiori i Teatrit “Migjeni”, Shkoder
“Oficeri nazist i Vermahtit”, njeri nga rolet me te arrira ne kinemane shqiptare, per te cilin as njehere nuk u fol.

Ai nuk ishte nje aktor i mirefillte madje ne organiken e Teatrit “Migjeni” te Shkodres ai figuron si grimior, ne shume shfaqje teatrale.
Si arriti nje grimior te luante nje rol, ndonese episodik ne filmin artistik ?
Nje informacion qe mungon, nje pyetje pa pergjigje!

Kin Jaku eshte nje tjeter emer i artit “i denuar me harrese”, per te cilin nuk dihet asgje, nuk ka asnje informacion pervecse atij roli te oficerit gjerman te cilin pak kush arriti ne ate nivel te Kinit te interpretoje role te tilla te oficereve te rangut te larte hitlerian (ndofta ketu ben perjashtim te ndjeret tashme Llazi Serbo tek “Nusja dhe shtetrethimi” dhe Naim Frasheri ne “Ngadhenjim mbi vdekjen”).

Sidoqofte grimiorin shkodran, publiku shqiptar e ka njohur dhe e ka te fikuar ne mendje teksa interpretonte me mjeshtri dhe me nje realitet te arrire rolin e ketij oficeri te larte gjerman te Vermahtit ne filmin shqiptar te Kinostudios “Shqiperia e Re” – Prita (1968).

Ndonese me nje rol te vogel, ai arriti fale zotesise se tij interpretative te shpalose permasat e nje aktori te madh, pse jo pa e tepruar fare, hollivudian, duke sjellur para publikut shqiptar figuren e nje nazisti, ketij oficeri te eger hitlerian, ku aktori me levizjet, plastiken dhe menyren e interpretimit ka ditur te percjelle tek spektatori emocione te vecanta, ndaj akoma sot kur e shikon te le pershtypjen e nje karakteri te misheruar me vertetesi. Vete spektatori i filmit shqiptar, kur e ka pare episodin e ketij aktori “te panjohur” ndofta kerkon te mesoje dicka me teper rreth tij.

 

Ne te vertete kush ishte Kin Jaku ?
Grimiori qe me te vetmin rol, te nje oficeri gjerman te pashpirt dhe te ftohte arriti te nxjerre brenda vetes talentin dhe pa frike te krahasohej me interpretimin e yjeve te kinemase boterore te kohes si Marlon Brando tek filmi “The Young Lions” (1958), te regjisorit Edward Dmytryk ne rolin e Christian Diestl apo Roger Moore ne “Ecape from Athene” (1979) te regjisorit George Costmatos ne rolin e majorit Otto Hecht, Robert Duval, Dirk Bogarde, Clint Eastwood dhe shume emra te medhenj.

Nuk do te ishte aspak cudi qe edhe Kin Jaku me kete rol te rreshtohej perkrah tyre.

Kin Jaku vjen nga plejada e artisteve shkodrane te teatrit “Migjeni” dhe simbas disa kerkimeve, ai figuron si grimior ne periudhen kohore 1954 – 1980, ne shfaqjet:

“Toka e jone” (1954) ;
“Dy binjaket Venecian” (1959);
“Kunora e Nuries” (1959);
“Nora” (1960);
“Histori Irkutase” (1961);
“Bileta e Lotarise” (1963);
“Zekthi” (1964);
“Skenderbeu” (1968);
“Keshilli i ndrikullave” (1969);
“Shpartallimi” (1974);
“Drenusha e Drenices” (1978);
“Kenga e dhimbjes krenare” (1980).
_______________________________________
© © © formulim i vete faqes “Kinematografia Shqiptare” ,14 mars 2020.
Ju lutemi miqesisht, mos e kopjoni ate, respektoni punen e tjetrit. Cdo postim i ketij teksti, shabllon mbas dates se mesiperme do te konsiderohet shkelje e te drejtave te autorit dhe abuzuesi do te raportohet.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here