Aktori dhe personazhi ose “Roli i jetes” | Shkelqim Basha “Arturo Ui”!

0
1233
Eshte nje numer i konsiderueshem shkrimesh me titullin “Roli i jetes” realizuar kohe me pare qe ne v. 2013 nga faqja “Kinematografia Shqiptare” ne Facebook nga adminstratori i atehershem Arian Muraj.
Ne keto shkrime tregohen rolet e ndryshme te cilet mjaft prej tyre i bene aktoret tane te spikasin ne misherimin e tyre.
Natyrisht me kalimin e viteve dhe duke iu pershtatur kohes titulli i kesaj rubrike jashtezakonisht interesante ( po t`i kushtohet pak kohe leximit) u evulua ne “Aktori dhe personazhi”.

 

Roli i jetes – Shkelqim Basha!
Veshtiresia per te kembyer dy fjale me njerez te jetes se perditshme rreth nje roli i cili ka lene gjurmen e vet nder kohera, gjendet tek koha ne te cilen jetojme, evoluimin e artit gjithashtu por mbi te tera dryshimin ne perceptim te njeriut.

Flas per njerezit e thjeshte dhe te flasesh me dike per nje aktor apo nje film sidomos kur i perket nje kohe te larget, eshte paksa e veshtire.
Mbi te tera, te ofrosh dicka te shkruar si nje homazh, nje udhetim ne memorie kur behet fjale per filmin, teatrin dhe aktoret tane te para 1990 eshte me e veshtire akoma!

Jetojme ne nje kohe kur perceptimi, kuptimi i gjerave sa vjen e lidhet ngushte me pamjen dhe jo me komentin pra, leximin.

P.sh., do te ishte fare e thjeshte qe dikush te shohe nje foto dhe te nxitohet te komentoje rreth saj se sa te kushtoje pese minuta kohe per te lexuar dicka qe ka te beje po me ate foto dhe nga ky lexim mund te mesoje dicka qe nuk e dinte!

Gjithashtu, per shkak se ne Shqiperi, mungon akoma arkivi i mirefillte (ose indiferentizmi i plote per sa i perket memories artistike, sportive te nje populli) i cdo lloj evenimenti sportiv apo kulturor qe i perket te kaluares, shpesh, nuk mund te jemi te sakte ne gjykimet tona rreth nje shfaqjeje, filmi, teatri apo qofte edhe nje ndeshjeje futbolli nga e kaluara , sidomos ajo e viteve produktive te arta 1980-1990 per sa i perket sportit.

Nje shembull rreth teatrit.
Kujtdo qe mund ti besh pyetjen se cili realizim nga Teatri Kombetar eshte shfaqja me e mire, mund te te pergjigjet “Arturo Ui” ne rastin e atyre qe e kane ndjekur me pasion teatrin dhe nuk humbisnin shfaqje aq sa kane formuar pak apo shume nje nivel te kenaqshem artistik ne vetvete. Po nga ky rreth njerezish, shume te pakte jane ata qe mbeshtesin idene se shfaqja me e mire eshte “Monserati” dhe shume me shume jane ata artdashes te cilet as nuk e kane pare “Monserati” dhe kjo, ndodh pikerisht per shkak te asaj qe thame me lart.
Por sigurisht kur flasim per komedine e cila, te keqija qofshin genjeshtrat, ne Shqiperi preferohet me shume aq sa edhe nga filma dramatike kemi ruajtur batutat, ne menyre unanime, te tereve na del parasysh portreti i Roland Trebickes ne rolin e “xhaxhi Vanit” nga “Pallati 176”, ndonese kemi edhe realizimin tre here te “Prefekti” me Mihal Popin ne radio dhe Nikolin Xhoja e Robert Ndrenika ne televizion!

Jo pa qellim i permenda realizimet fantastike te Teatrit Kombetar!
E para, sepse ne tere boten artistike, nje aktor i cili nuk interpreton ne teater, nuk mund te quhet aktor, sado i famshem te jete ne kinematografi. Per shembull, Antoni Hopkins, eshte nje aktoret me te mire te teatrit anglez dhe ne Angli, teatri shpesh ka me shume “tifoze” se sa kinemaja! Mund te shtoja ketu shume emra te tjere si Reif Fajans etj, etj.
E dyta, per arsye se aktoret tane ishin te nje niveli aq te larte, kemi dy shperthime te jashtezakonshme te dy aktoreve te cilet ishin deri ne ate kohe thjesht aktore te “dores se dyte” jemi mesuar ti quajme por ne te vertete, pjesemarres ne role te vogla ose pothuaj se episodike.
I referohem aktoreve Shkelqim Basha dhe Roland Trebicka!
Ata, pa qene deri ne ate kohe ne role qendrore, moren mbi vete rolet aq te medha te realizimeve korife te Teatrit Kombetar (Popullor) Shqiptar!

 

Shkelqim Basha

 
Pak role deri ne ate kohe. me shume pati realizuar interpretime ne radio si ne teatri per femije, teatri ne radio (heroizmi i popullit tone ne shekuj).

Ne kinematografi, mbahej dhe mbahet mend gjate hyrjes se filmit “Njesiti Gueril” ne rolin e Vojo Kushit. Ishte aq simpatik sa qe me nje rol aq episodik, per nga ana e paraqitjes, mbante pothuaj te njejtin vend me Rikard Ljarjen ne rolin e Skender Gurit tek “Duel i heshtur”. Gjithsesi nuk i kaloi me shume se dhjete interpretime ne total ne kinematografi por jane diku rreth shtatedhjete ne teater.

Sulejman Dibra ne rolin e ” Arturo Ui”
Kadri Roshi ne rolin e e “Arturo Ui”, perkrah “Ernesto Roma” interpretuar nga Luan Qerimi

Te interpretoje rolin e Arturo Ui, ishte nje sfide per te si aktor. Kadri Roshi cilesohet ta kete si interpretimin e tija me te mire ne teater ne realizimin e viti 1971 ne regjine e Pirro Manit, por edhe Sulejman Dibra gjithashtu pas Kadriut, madje me mbi 70 here si interpretim deri ne vitin 1979 dhe natyrisht ketu, ne kete shkrim, nuk perpiqem te cilesoj se cili aktor ishte me i miri sepse pervec qe shume spektatore te asaj kohe (1971) i japin piket Kadri Roshit, ketu e shohim kete rol nga pikepamja e nje aktori i cili nuk ishte shquar me pare nder role protagoniste dhe gjithashtu, eshte i vetmi dokument viziv qe zoterojme.


Personalisht, i mbetem besnik ndjenjes se admirimit per nje aktor qe nga role modeste, arriti te behej aq i madh “brenda nje nate”!
Mbi tera, ishte nje sfide per Teatrin Popullor te vinte ne skene Arturo Ui ne nje realizim ne kamera por edhe sepse gjithnje edhe sot, per kedo teater eshte nje sfide te sjelle me sukse ne skene nje drame nga Bertold Breht! Nje nga dramaturget me te medhenj te tera koherave.

Ishte nje tentative e rrezikshme sepse kurre me pare nuk paten marre pjese aq shume aktore ne nje realizim te tille ne skenen e teatrit dhe sigurisht qe aty ishte e tere ajka e aktoreve shqiptare sic nuk kishte ndodhur kurre ne asnje realizim kinematografik… dhe Shkelqim Basha, do te interpretonte protagonistin!


Ishte pikerisht ai, i zgjedhuri midis emrave si Pjeter Gjoka, Kadri Roshi, Ndrek Luca, Sander Prosi, Violeta Manushi, Robert Ndrenika, Mimika Luca,Lazer Filipi, Prokop Mima, Luan Qerimi, Pirro Malaveci, Ahmet Pasha, Ndrek Shkjezi,Anastas Kristofori, Tomor Guce,Roland Trebicka etj. te cilet u gjenden te tere bashke aty ne ate realizim.
Sa shume emra! Dhe cfare emrash!

Perfundimi dihet!
Ne nje moshe me pak se dyzet vjec, Shkelqim Basha, ze nje vend te paharrueshem ne zemrat e spektatoreve dhe telespektatoreve por edhe nder kritiket e artit te asaj kohe.
Sigurisht, pa dashur kurresesi te ulim interpretimin e Kadri Roshit, Shkelqimi mbetet edhe sot personifikimi i Arturo Ui ne memorjen e artdashesit shqiptar dhe drama “Arturo Ui” si realizimi me i mire i te tere koherave nga Teatri Popullor.

Foto galeri nga interpretimi i "Arturo Ui"







Jam i sigurte se eshte momenti per te kujtuar se sot, ne ditet tona, vijne te fuqishme fjalet e epilogut te drames te shkruara nga Bertold Breht dhe te recituara nga Vangjel Toce;

Keshtu eshte kur ben sehir njeriu,
mend, boten shkaterroi nje monster si ky, surratmiu”.

Keto jane fjalet ku sot jane te vlefshme per mua, per ty dhe per te tere ne!
____________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

© Material i rezervuar me te drejta autoresie nga Arian Muraj (njeri nga administratoret e pare te faqes). Publikuar per here te pare me 24 prill 2013. Ilustrimet nga stafi aktual i “Kinematografia Shqiptare”

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here