Aktori dhe Personazhi | Shpëtim Zani dhe Coli!

0
4466

Shpetim Zani dhe Coli | Ekskluzivisht per faqen!
Marre nga faqet e gazetes “Shekulli” ne vitin 2000, ne kohen kur Shpetim Zani ishte ne moshen 53 vjecare!

Per te gjithe brezat mbahet mend si “Coli”. Shpetim Zani ёshtё bёrё gjysh nё moshёn 40-vjeçare.
Flokёt i kanё rёnё, por shkёlqimi çapkёn i syve ka mbetur po ai i moshёs 13-vjeçare, moshё nё tё cilёn Shpёtimi, pёr fatin e mirё apo tё keq tё tij, nuk do tё thirrej mё nga tё njohurit me emrin qё i kishin vёnё prindёrit, por “Coli”, me emrin e personazhit qё luajti nё filmin “Debatik”.

Ishte vjeshta e vitit 1960, kur regjisori Hysen Hakani i kёrkon njёrit prej mёsuesve tё kryeqytetit, Agim Nallbanit, qё tё zgjidhte tre djem nga teatri i fёmijёve tё Pallatit tё Pionerёve pёr xhirimin e filmit “Debatik”.

“Pёr kinoprovё mё zgjodhёn mua, Agim Brahon dhe Sabaudin Hasanin”, e nis rrёfimin e historisё sё tij tё rrallё Shpёtim Zani. Por pёr kinoprovё do tё konkuronin edhe mjaft fёmijё tё tjerё, madje edhe Koço Devole, por vetёm njёri do tё hynte nё rrugёn e kinematografisё si Coli i ardhshёm.
Fati ishte thёnё dhe ishte paracaktuar. Zoti dhe natyra ia kishte besuar kёtё rol djalit tё madh tё njё familjeje tё varfёr ne pesё fёmijё, prindёrit e tё cilёve nuk kishin asnjё lidhje me artin.

“Babai im punonte bufetier, ndёrsa nёna shtёpiake”,-tregon Shpёtimi. Pikёrisht origjina e tij, e njё djali tё varfёr, do ta ndihmonte pёr tё krijuar personazhin, pёr t’i dhёnё Colit atё natyrё çapkёne, tё guximshme e tё shkathёt. “S’mё zinte vendi vend nё mjediset e Kinostudios, por provat nuk i bёja mё tepёr se dy herё. Kishte raste qё i lija provat pёrgjysmё dhe ikja fare nga xhirimet”,-rrёfen ai pёr eksperiencёn e tij filmike tё parё dhe tё fundit.

Ndёrsa Koço Devole provonte dublat me Besim Levonjёn, Shpёtimi ishte caktuar tё provohej pёrkrah Lazёr Filipit. Njёra nga kёto dyshe do tё ishte ajo qё do tё pёrzgjidhej pёr filmin. “Nё fund tё provave zgjodhёn Besim Levonjёn pёr tё lozur “xha Lymin” dhe mua pёr rolin e Colit.”

Ai kujton se gjatё provave regjisor Hyseni ishte mjaft nevrik nga natyra, madje edhe shante dhe ofendonte. Roland Trebicka madje qau njёherё kur Hakani e ofendoi. Mjedisi familjar i punёtorёve tё skenёs, i marangozёve, elektriçistёve, etj, “Colit” sedёrli dhe me karakter do t’i krijonte rreth vetes atё ngrohtёsi qё ai e kish pasur pёrherё nё shtёpi. Taqo Pecani, qё luante rolin e Agimit, do ta admironte, ndёrsa Ben Kurtikёs, qё lozte rolin e Agronit, pra tё spiunit, Shpёtimi 13-vjeçar do t’i qёndronte larg, sepse me fantazinё e vet fёminore do ta merrte sikur ishte me gjithё mend spiun.

Drejtori i filmit, Todi Bozo, nёndrejtori Shyqyri Behri, operatori Viktor Gjika, sё bashku me Dhimitёr Anagnostin, do ta mbanin afёr 13-vjeçarin bukurosh qё nuk linte dy gurё bashkё.

“Njё e mё dy e sa mbaroja xhirimet ja mbathja tek Ura e Brarit pёr t’u larё nё lumё. Kishte raste qё mё vinin atje, buzё lumit, pёr tё mё marrё pёr prova. Edhe kur nuk kisha pёr tё luajtur, si njё herё nё Lezhё, mё merrnin me vete, se mendonin qё mund tё mё ndodhte ndonjё gjё e keqe, si harrakat qё isha, dhe i lija nё mes xhirimet”,-kujton Coli tashmё 53-vjeçar.

Megjithёse pjesёt nё film ishin tё vёshtira, duke marrё parasysh moshёn 13-vjeçare tё Shpёtimit e sidomos mungesёn e pёrvojёs, ai luante me qejf tё madh.

Edhe kalёrimin me njё kalё ushtrie ai do ta bёnte pa asnjё lloj vёshtirёsie, edhe pse mё parё nuk kishte hipur ndonjёherё nё kalё.

Kur u vra Coli, ai kujton se Hysen Hakani u fut poshtё kameras dhe ulёriti:
“Or gomar, unё tё thashё qё t’i gjuaje me fishekё fallco. Na vrave djalin!”

Kjo britmё e bёri efektin e vet. Tё gjithё aktorёt episodikё qё mbushnin skenat massive filluan tё qajnё me lotё tё vёrtetё, sepse kujtuan se Shpёtimi kishte vdekur vёrtet.

“Skena doli krejtёsisht reale me njerёzit qё qanin pёr mua”,-vijon mё tej ai, pa e çuar nёpёr mend se pёr 40 vjet me rradhё do tё ishte pikёrisht vetё ai qё kishte luajtur Colin, i cili do tё qante sa herё qё shihte skenёn e vrasjes.

“Nuk e di, por sa herё qё shoh nё televizor Colin tё vritet, qaj pa dashur”-pohon Shpёtim Zani.

Pas kёtij filmi, pёr fatin e tij tё keq, pёr disa vjet me rradhё nuk do tё xhiroheshin mё filma pёr fёmijё.

“Pastaj erdhi koha pёr ushtar e gjithnjё e mё tepёr unё e ndjeja se po shkёputesha nga bota e filmit.”

Me profesion tornitor, herё pas here do tё angazhohej edhe nё estradat amatore, nja dy herё edhe nё role fare episodike filmash. Por fytyra e bukur dhe e ёmbёl e Colit, qё e kishte krijuar vetё, do ta ndiqte si njё hije e dashur dhe nanuritёse pёrherё nga pas.

“Nё lagje mё thёrrasin vetёm me emrin e filmit”,-kujton me krenari Shpёtimi, ndёrsa nuk rri dot pa u shprehur pёr pengun qё ka mbajtur pёr vite me rradhё nё zemёr.

“Nёse regjisorёt do tё kujtoheshin pёr mua, nuk do tё bёnin keq’,-psherёtin ai. Por nganjёherё ndodh ashtu si nё pёrralla.

Shpёtim Zani lozi vetёm njё rol dhe Coli i tij u bё i pavdekshёm.
“Para 15 vjetёsh, kur takova rastёsisht nё autobuz Anagnostin, mё tha se filmi “Debatik” kishte marrё Palmёn e Artё nё Festivalin Evropian tё Filmave tё retrospektivёs nё Itali. Filmi tjetёr shqiptar “Lulёkuqet mbi mure” mori çmimin e parё, ndёrsa “Beni ecёn vetё” tё dytin”.
“Nuk kishte kёnaqёsi mё tё madhe pёr mua, megjithёse nuk mё kishin thirrur pёr tё marrё pjesё nё festё’,-thotё Shpёtimi.

Organizatorёt e kishin pёlqyer aq shumё lojёn e Colit tё vogёl saqё kishin pyetur pse nuk ndodhej aty aktori. Shpёtimi tregon edhe njё tjetёr “tё interesuar” pёr tё takuar Colin. Kur aktori i madh shqiptar me famё botёrore Bekim Fehmiu erdhi nё Shqipёri, ai kёrkoi ta takonte aktorin e vogёl, por nuk mundi.

“Ndoshta ata tё Kinostudios janё stepur nga fakti se unё nё atё kohё shisja zarzavate tek Pazari i Ri dhe isha shkёputur pёrfundimisht’,-kujton me dhimbje Shpёtimi.

Por, pavarёsisht nga kjo, ai kishte Colin. Ky personazh i pazakontё i ka mjaftuar qё tё pёrballojё edhe momentet e harresёs e ato tё heshtjes. Coli i ka sfiduar njёherё e mirё qё tё dyja.

“Shumё prej fёmijёve mё thёrrasin ende Coli dhe mua kjo mё kёnaq pa masё’, ngushёllohet Shpёtimi, teksa kujton karrierёn e shkurtёr tё nisur aq mirё. Nё festivalin e filmit nё Itali kritika shprehej se filmi “Debatik” nё saj tё kёtij roli tё arrirё do tё jetojё edhe njёqind vjet tё tjera.”

Fёmija aktor, qё nuk u bё dot i tillё, tani jeton sё bashku me tё shoqen, Bukurien, nё njё apartament me njё dhomё e kuzhinё nё stacionin e parafundit tё Kinostudios. Eh, ndonёse jeta nuk u tregua aq bujare me tё sa ta lejonte tё shpinte gjer nё fund ёndrrёn e jetёs, por e la vetёm sa ta prekte, ai nuk ёshtё se vuan pёr tё.

Ka bёrё njё jetё si çdo njeri tjetёr, me tё mirat e tё kёqijat e saj, por mbi tё gjitha, ka lёnё diçka, ka lёnё njё figurё qё e njohin tё gjithё. Njerёzit e njohin, e mbajnё mend dhe kjo atij i mjafton pёr ta nxjerrё nga rradha e anonimёve. “Ёshtё njё kёnaqёsi qё edhe pas 40 vjetёsh vijnё edhe mё kujtojnё’, thotё Coli.

Coli ne vetvete nuk eshte nje sajese sic behet zakonisht ne shumicen e filmave por nje femije reale, debatikas i vrare ne kohen e luftes.

Faqe e gazetes “Shekulli” ku eshte publikuar artikulli origjinal ne vitin 2000

Ja Coli i vёrtetё
Ishte njё pasdite shtatori e vitit 1943, kur njё roje gjermane, (dhe jo italiane, siç paraqitet nё film), vret me gjakftohtёsinё mё tё madhe para Teatrit tё sotёm Kombёtar Aleko Qiricin, njё fёmijё 13-vjeçar.

Ora shёnonte 2 e 30 minuta, kur nё sheshin kryesor tё Tiranёs u dёgjua njё krismё arme. Selman Vaqarri, 14 vjeçar dhe Aleko njё vit mё i vogёl se ai, po shpёrndanin trakte.

“Aleko e kishte parё ushtarin gjerman dhe u mundua tё kacavirej nё gardhin e njё kopshti pёrbri, por gjermani e qёlloi me pistoletё nga pas, duke e lёnё tё vdekur nё vend’,-kujton pas 57 vjetёsh Selmani, njё nga shokёt e Colit tё vёrtetё.

Ushtari gjerman qёndronte pёrballё kufomёs sё fёmijёs sikur tё mos kishte ndodhur asgjё. “Nё atё moment, unё isha duke ngjitur trakte nё zonёn ku ndodhet sot Muzeu Kombёtar. “Dёgjova krismёn dhe renda drejt e tek vendi i vrasjes”, -kujton Vaqarri. “Trupi i tij ishte ende i ngrohtё dhe mua mё dukej sikur ishte i gjallё.
Me mundim tё madh e mora nё krahё, gjersa gjeta njё karrocier, me tё cilin e çova nё spital”,-vijon historinё e tij tё vёrtetё Vaqarri.

Por Aleko, fёmija 13 vjeçar kishte vdekur. Ishte ky motiv real i marrё nga jeta qё do ta mundonte Selman Vaqarrin gjatё tё gjithё jetёs sё vet. Nё fillim shkruan njё tregim, pastaj njё roman dhe mё pas drejtori i atёhershёm i Kinostudios Llazar Lipivani do t’i sugjeronte qё tё bёnte njё skenar filmi.

“Kёshtu do tё pёrjetёsohej figura e kёtij dёshmori tё cilit askush nuk ja dinte as emrin e as varrin”, thotё Selmani.

Ky ishte vetёm njё nga episodet e jetuara tё jetёs sё njё grupi fёmijёsh tё kryeqytetit, tё cilёt atёherё do tё krijonin grupin “Debatik”. Zoti Vaqarri, skenarist i filmit dhe autor i romanit me tё njёjtin titull, tё botuar dhjetё herё me rradhё nё Shqipёri dhe Kosovё, thotё se ky grup nё fillim e kishte emrin “Besa”.

“Ne kishim bёrё disa aksione si grisja e flamurit fashist mё 15 Maj 1939, djegia e kazermave fashiste “Shkumbini”, hedhjen nё erё tё makinave fashiste, etj”, vijon mё tej ai historinё e pёrjetuar nё film.

“Nё njё nga kёto ditё tё nxehta, kur ne 12 fёmijё tё Tiranёs kёrkoheshim edhe nga fashistёt, edhe nga komunistёt, (tё cilёt ende nuk e dinin se kush ishim ne), mё vjen njё djalё i imёt njё vit mё i vogёl se unё dhe kёrkon tё futet nё grup’, kujton Vaqarri. “Nё fillim nuk desha, se m’u duk i dobёt fizikisht dhe nuk e njihja mirё. Coli i vёrtetё, Aleko Qirici, vinte nga fshatrat e Kolonjёs. I kishin pёrzёnё nga trojet e tyre pushtuesit grekё dhe Aleko 13-vjeçar bashkё me nёnёn e tij kishin ardhur nё Tiranё. Nuk kaloi shumё kohё dhe xhaxhai i Alekos u arrestua, ndёrsa e ёma vdiq nga njё sёmundje e rёndё. Aleko mbeti jetim dhe i vetmuar. Kur pashё vendosmёrinё e tij i dhashё njё tufё me trakte dhe shpejt Alekoja u bё pjesёtari mё aktiv i grupit. Ai furnizonte edhe 50 djem tё tjerё me to”, rrёfen Selmani.

“Nё spital u betova se do t’ia merrnim hakun,’ pёrfundon historinё e tij Selman Vaqarri. Pas shumё vitesh ai do tё takonte nё rrugё njё grua e cila i prezantoi njё djalosh 23 vjeçar.

“Ky ёshtё Aleko Qirici i ditёve tona”, i tha ajo. Gruaja ishte motra e Alekos sё dikurshёm, ndёrsa djaloshi i biri i saj, tё cilit ajo i kishte vёnё emrin e tё vёllait tё vrarё nё luftё.

___________________________
U publikua Ekskluzivisht per faqen me 14 dhjetor 2021 
Referenca: Gazeta “Shekulli” – 2000

Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe nga viti 2013

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here