AKTORI DHE PERSONAZHI | SI U REALIZUA “HARPAGONI” I ZEF JUBANIT

0
711

SI U REALIZUA “HARPAGONI”I ZEF JUBANIT
Zef Jubani ishte nje artist i madh i gjinise teatrore, dhe jo si rezultat i shkolles apo Akademise se Arteve. Ai ishte “i diplomuar” dhe mbrujtur me trashegemin e vyer te qytetit te lindjes duke i besuar talentit dhe pervojes vetjake. Zef Jubani eshte aktori i pavdekshem, ai qe interpretoi personazhin e “Kopracit” te Molier. Ketij personazhi ai i dha frymen e kohes dhe pertej kohes. Artisti i popullit, Zef Jubani i jepte rendesi te jashtezakonshme njohjes se thelle te karakterit qe interpretonte dhe kujteses ideoemocionale e cila ishte bagazhi i pershtypjeve jetesore.

Ai u lind ne Shkoder me 2 dhjetor 1910, ne nje rrugice karakteristike te nje lagjeje te vjeter te qytetit qe ruan ende muret e larta rrethuese, si ne tregimet e Koliqit.
Duhet te vinte shkurti i v. 1952 kur Zef Jubani do te shkelqente ne rolin e Harpagonit tek komedia e njohur e Molieri-t “Kopraci”, nje nga rolet me te spikatura te interpretuara nga ai , rol qe i jep identifikimin si Harpagoni shqiptar. Kjo shfaqje u luajt rreth 70 here , dhe cdo here qe u interpretua , aktori Zef Jubani i imponohej spektatorit, me nje force te magjishme, potente dhe elektrizuese qe vetem ky rang aktori mund te zoteronte.

Por si u arrit te misherohej roli i Harpagonit nga aktori Zef Jubani?
Gjatë gjithe kohës që artisti i madh po përgatiste rolin e Harpagonit ne komendinë “Kopraci” të Molierit, e ndjente veten të shqetësuar pasi akoma nuk e kishte zgjidhur mirë figurën. Punonte e punonte mjaft, teper deri në orët e vona të natës, si ta zgjidhte figurën nga ana e jashtme. Kishte provuar pothuajse cdo menyre por asnjëherë nuk kishte mbetur i kënaqur. Asokohe Zefi kishte ne shtëpi një plakë rreth 100 vjeçe që e thërriste Dadë. Ajo e ndiqte gjatë punës që bënte në shtëpi deri në orët e vona të natës.

Një natë, ndërsa Zefi po punonte, shuhen dritat. Mbetet vetëm në terr, duke qëndrur në heshtje. Papritmas hapet dera e dhomës dhe futet Dada e kërrusur, me një qiri në dorë, me fytyrën e lodhur e plot rrudha, që qiriu ja deformonte. Silueta e saj në mur kishte një pamje te frikshme, që here zmadhohej e herë zvogëlohej në varësi të dridhjeve të duarve të Dadës.

Zefi ngrihet menjëhere dhe i del para pa i folur, e vështron në heshtje pa i folur për disa sekonda, me një ndjenjë admirimi.

Duke i sjellë Zefit dritën e ndriçimit për të vazhduar punën, kjo plake fisnike nuk e kuptonte se po i sillte atij diçka tjetër, një dritë më të madhe suksesi. Zefi hidhet përpjetë nga gëzimi, e kap plakën me te dyja duart në bel dhe e ngre lart duke e rrotulluar disa herë dhe duke bërtitur: E gjeta!!! E gjeta!!!

Me pas e ule dhe thote : “Faleminderit dadë”!
Plaka e befasuar e vështron pa kuptuar asgjë. Në këtë kohë ndizen dritat, por Zefi i fik menjëherë duk i thene plakes:
-Te lutem përsërite hyrjën edhe njëherë dadë, hyr me qiri në dorë.
Dhe ajo pa kuptuar akoma asgje hyn përsëri…..

Të nesërmen Zefi i paraqet zgjidhjen rregjisorit Lec Shllaku. Vete Zefi me pas del jashtë. Dëgjohet një thirrje e fuqishme “ndihmë” (pjesë e tekstit te komedisë) dhe një Harpagon i thyer në dysh nga kërrusja, i mbështetur në një gjysmë shkopi, me një fytyrë të ngërdheshur e të çuditshme, shqipton fjalët e teksit dhe bredh në skene fare i lirë.
Rregjisori u entuziazmua.Zef Jubani tashmë kishte triumfuar plotësisht , falë talentit të madhe dhe punës së tij kembëngulëse.

Teatri “Migjeni”, mbas shfaqjes se mrekullushme të Kopracit ne ato vite, nuk e rivuri më në skenë. Suksesi i madh i asaj shfaqjeje dhe interperetimi i Zef Jubanit,ishte vështirë të përsëritej.

Me këtë rol , Zef Jubani kishte krijuar një legjendë të paparsëritshme nga asnjë aktor shqiptar.

Studiuesi dhe kritiku Josif Papagjoni spjegon arsyen: “Aktori duhet te zoteroj nje varg rregullash e aftesish teknike per te grimuar fytyren, t`i jape asaj fuqi ekspresive – tipizuese, aftesi zberthyese, pershtat karakterit te rolit qe interpreton. Permes toneve e hijezimeve, mjekres, paruke ve, vijezimit, mustaqeve, ngjyres se flokut, sajimit te plageve, efekteve te syrit,dhembeve, grimit skulpturor, mahisjeve, fryrjeve te vendeve te caktuara ne fytyre, ndricimit dhe erresimit, plakjes apo rinimit etj, aktori arrin te transfiguroje fytyren e tij dhe te pershtase ate sa me shume me rolin si shembulli me konkret i Harpagonit te Zef Jubanit….”.

Artisti i popullit, Zef Jubani e tregoi edhe me vone se triumfi me kete rol te Harpagonit, nuk ishte rastesi, por fryt i talentit te tij, i kembenguljes, i kerkimit, i punes se pa lodhur, i sakrifices per te arritur rrezultatin e nje niveli te larte, gjera qe i mungojne aktoreve e artisteve te sotem, te cilet si piksynim kane lekun, parane, punen sa per te kalu radhen, pa u lodhur…….

Ne qofte se me Harpagonin ai mundi t`i siguronte vetes lavdi te menjehereshme, me galerine e roleve te tij kombetare, Zef Jubani i la teatrit nje pasuri me vlere prej se ciles te gjithe nderohemi.

Ai shkelqeu por edhe aktore te tjere te se kaluares ishin te suksesshem sepse i shihnin me te njejten ndergjegje artistike te gjitha rolet qe u jepeshin nga regjisoret.
Nderroj jete me 1 dhjetor 1958 ne krahet e shokeve e kolegeve te tij te punes, ku kishte shkuar per te ndjekur pergaditjet (ndonese jo mire nga ana shendetesore) per shfaqjen e operes se pare shqiptare qe do jepej po ate nate.
__________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: “Kujtesa e nje qyteti” – albas 2020 / Xh. Bushati / zef jubani, f.251 / libri “Mirënjohje” I. Alibali dhe shenime personale (P. Bj.)

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here