Aktori dhe personazhi | Teto Ollga!

0
2620

Personazhi Ollga ne dy filmat e mrekullueshem te Kinostudios
“Zonja nga qyteti” dhe “Nje shoqe nga fshati”, krijuesi i se ciles eshte skenaristi dhe dramaturgu i madh Ruzhdi Pulaha!

Do te jete ky personazh vete Ollga qe “do ta gjeje Violeta Manushin”.
Ruzhdi Pulaha sikur ta kishte caktuar tamam per ate . Ai do ja sjelle Violetes kete rol, dhe bashke me famen qe do fitoje filmi, Violeta dhe Ruzhdiu do mbeten miq te perhershem, cdo drame qe do e shkruaje ai do te kete vend edhe per Violeten!!

R. Pulaha ishte gazetar ne ate kohe dhe mbulonte sektorin e grave, dilte neper rrethe per te veshtruar aktivitetin e tyre. Ne fakt Ollga nuk eshte fantazi e krijuar por nje personazh i vertete i zbuluar nga Ruzhdi Pulaha keshtu ai kishte qelluar ne nje fshat te larget ku ishte nje grua qe e ndiqte vajzen e saj kemba kembes ngado qe transferohej ajo. Qe ketu atij i lindi frymezimi te shkruaje komedine “Zonja nga qyteti”, mbasi e mbaron se shkruari e dergon ne Teatrin kombetar dhe me nje kerkese qe rolin e Ollges ta luante Violeta Manushi.

Ajo me ta lexuar “dashurohet” menjehere me personazhin dhe dita dites mendon se si ta realizonte me perpikemeri kete rol , “futet nen petkun e Ollges” dhe cdo gje i kerkon vetes ta beje si ajo. Violeta lidhet kaq shume me Ollgen deri aty sa ne gjume fliste me ate, ne rruge dhe kudo ndreqte cdo detaj qe te dukej tamam si personazhi i shkruar,

Perfytyronte qindra gra qe ajo njihte vete duke marr pak nga sejcila ato zakonet e tyre qe te ndertonte njeren, te vetmen, teto Ollgen. Mirepo kur u shtrua ne Keshillin Artistik kjo komedi ngjalli pakenaqesi dhe nuk lane gje pa thene kunder asaj dhe ne menyre te prere e ndaluan te vihej ne skene : “ pse cfare do perfitoje shoqeria jone me kete tip llafazaneje, me keto njerez nuk merremi ne…”. Keshtu kryevepra e komedise shqiptare rrezikonte te mos vihet ne skene dhe te humbiste sirtareve te arkivave.

Nderkohe teatri i Korces Andon Z. Cajupi kishte kohe qe nuk kishte vene ne skene nje drame apo komedi . Teksti i “Zonjes nga qyteti “i paraqitet rregjisorit dhe kolektivit te ketij teatri dhe brenda tre javeve punohet qe te vendoset ne skene.

Per “fatin e tyre” ishte ndodhur me pushime ne Drilon udheqesi i asaj kohe Enver Hoxha i cili kishte ardhur te ndiqte shfaqen. Atij perkundrazi i pelqeu jashtezakonisht keshtu qe komedia kishte “stampen “ e kalimit.

Zj Manushi do kujtoje nje episod : “Qetesia mbreteronte ne sallen e spektatorit, kur paritmas degjohet nje e qeshur e madhe ne lozhe – Hohoho !! Ishte e qeshura e Enver Hoxhes, dhe pas atij e gjithe salla filloj te qeshte dhe te duartrokiste .
Deri atehere asnje nuk merrete guximin nga frika se mos kjo komedi do te kthehej ne nje objekt goditje, perkundrazi ai e pelqeu jashtezakonisht dhe kjo duhej qe komedia te lancohej dhe te merrte popullaritet “. Pas shfaqes vete E. Hoxha do ti pergezonte aktoret dhe bashke me ata ne menyre te vecante Ruzhdi Pulahen me Violeta Manushin.

Edhe pse kane kaluar shume vjet nga shfaqja e pare ne publik e “Zonjes nga qyteti”, te gjithe spektatoret shqiptare njohin akoma edhe sot cdo batute te kesaj komedie te mrekullueshme, madje edhe vete zj Violeta nuk e therrasin me ne emrin e saj te vertete por “teto Ollga”.
________________________
Publikuar per here te pare ne faqen “Kinematografia Shqiptare” qe me 2013.
Marre nga nje interviste e vete artistes se paharruar zj. Violeta Manushi dhene ne BBC Shqip, pak muaj perpara se te nderronte jete ne v. 2007.


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply