Aktori dhe regjisori Besim Kurti!

0
524

Besim Kurti
Aktor, regjisor e producent!

Lindi më 16 Tetor të vitit 1948 në qytetin e Tiranës. Perfundon ne vitin 1972 studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) per aktor. Po në këtë vit fillon punën në Kinostudion “Shqipëria e Re” ku punon si asistent regjisor me regjisoren e mirënjohur Xhanfise Keko (Artiste e Popullit) dhe me regjisorin Dhimitër Anagnosti (Artist i Popullit).

Në vitin 1974 do të jetë dhe puna e tij e parë si as/regjisor në filmin “Qyteti më i ri në botë”. E me pas po si as. rregjisore do te punoje edhe ne filmat e njohur si “Tinguj lufte”; “Pas gjurmeve”; “Perballimi”; “Njeriu me top” :”Ne shtepine tone”; “Ne fillim te veres”; “Gjurme te kalterta”; “Kolonel bunker”; dhe filmi “L`America” me kineastin italian Gianni Amelio.

Në vitin 1977 do të jetë regjisor i filmit dokumentar “Bilbili i Labërisë”, kushtuar Heroit të Popullit, Memo Meto.
Filmi “Mondi dhe Diana” (1985) do të jetë filmi i tij i parë si regjisor.

Filma te tjere si rregjisore i vetem jane : “Bardhesi” (1986); “Kemishet me dylle” (1987);“Tre veta kapercejne malin” (1988);”Djali elastik” (1989). Ndersa si rregjizore bashkautore me D. Thana do te jete ne filmin “Ne ditet e pushimeve ” (1980); “Fejesa e Blertes” (1984) me I. Zhabjakun;

Ne tematiken e filmave te tij jane me te dukshme me teper ato per femije, formimin shpirteror te rinise, dhe problemet qe shfaqen ne keto dy kategori shoqerore.
Besim Kurti ka interpretuar edhe në disa filma artistikë. Roli i tij i parë do të jetë ai i ushtarit italian Mikele në filmin “Në fillim të verës” në vitin 1975.
Me pas edhe ne “Perballimi”; “Njeriu me top”; “Gjurme ne kaltersi” dhe “l`America” filma sic u permenden me lart ka qene edhe as. rregjisore.

Foto profil!

 
 
 
 
 
 

Regjisor ne Filma Artistik
1974 — Qyteti më i ri në botë (as./regjisor)
1979 — Balonat (as./regjisor)
1981 — Gjurmë në kaltërsi (as./regjisor)
1982 — Në ditët e pushimit (as./regjisor)
1984 — Fejesa e Blertës (as./regjisor)
1985 — Mondi dhe Diana
1986 – Bardhësi
1987 — Këmishët me dyllë
1988 — Tre vetë kapërcejnë malin
1989 — Djali elastik

Ne Dokumentar
1977 — Bilbili i Labërisë

Producent
2001 — Tirana viti zero
2004 — Yllka
2004 — I dashur armik

Aktor
1972 – Kapedani…..figurant, te rinjte e fshatit
1976 – Ilegalet …..figurant
1975 — Në fillim të verës………Mikele, ushtari italian
1975 — Njeriu me top……..Todi Gjenomadhi
1978 – Ne pyjet me debore ka jete….Shoferi
1979 — Balonat…….Babai i Gonit
1981 — Gjurmë në kaltërsi……Skënderi
1994 — L’Amerika…….Hetuesi
2001 — Tirana viti zero…….
2001 — Chico……
2006 — Gjoleka,djali i Abazit…….Njeriu me dylbitë
2007 — Mao Ce Dun……
2017 — Tuneli……
_________________________________________
Kinematografia Shqiptyare 2013-2021
U publikua ne faqen Facebook qe ne tetor 2015, dhe u rishikua ne vitet vijues. Referenca: Lajme te shkeputura nga portale shqiptare on line dhe “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 f.253 (me korrigjime)

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here