Aktori dhe regjisori Jorgaq Tushe!

0
2639

Jorgaq Tushe
Aktor e regjisor i teatrit “Petro Marko”, Vlore.
Aktor i mirenjohur i kinematografise shqiptare.

Ka lindur ne Vlore, me 18 prill 1949, qytet me te cilin ka qene edhe njeri nga aktoret dhe rregjisoret kryesor te Teatrit “Petro Marko”. Ka kryer studimet ne ILA (Institutin e Larte te Arteve) ne degen e drames ne vitin 1972 e me pas perfundon edhe nje shtese plotesuese per regji teatri po ne ILA dhe te Kinemase ne Bukuresht.

Punoi si regjisor ne teatrin “Petro Marko” te Vlores deri ne vitin 1992
kur emigroi ne Greqi. Me teatrin dhe Estradën në Vlorë ka sjellë për publikun 50 premiera që mbajnë emrin e tij si regjisor, por nuk janë të pakta dhe rolet në teatër.

Njihet si aktor kryesisht me prirje komike i cili realizoj disa figura interesante ne skenen e ketij teatri, por krijoi me shume hapesire per vete kryesisht si regjisor. Edhe ne ekran ai eshte aktivizuar ne disa filma artistike duke filluar me “Liri a vdekje” ne vitin 1979 ne rolin e Taxhim Ymerit e duke vazhduar me tutje nje vit me vone, ne 1980 ne “Plumba perandori” ne rolin e avokatit etj.

Te shumte jane edhe rolet si aktor apo edhe shfaqjet si rregjizor ne Teatrin “Petro marko” . Si aktor mund te permendim njerin nga rolet me te arrire ate te Don Bazilit ne “Berberi i Seviljes”, nderkohe shfaqjet si rregjizore mund te permendim disa si “Miremengjez Vera”; “Pas vdekjes” (1982); “Demaskimi” (1984); “Shoku X” (1984); “Familja e peshkatarit”; “Pallati 176”; “E bukura shtepi e vjeter”; “Shume zhurme per asgje”;

Edhe mbas 90-tes rregjizori e ka vazhduar aktivitetin e tij me disa shfaqje te tjera, duke iu pershtatur situatave ne vend. Ne prill te vitit 2009 vendos ne skene “Krushqit nga Vlora” shfaqje e cila fiton edhe Festivalin “Kosova Fest” me 17 shkurt ne Edicionin e I-re te Therande – Kosove 2010. Me pas me 17 korrik 2010 rregjizori Jorgaq Tushe ka shfaqjen “Kenga e Mjellmes” per te vazhduar me 10 mars 2011 ne komedine “Hiqe ministrin nga priza”; 19 tetor 2011”Misteri”; 14 prill 2012 “Simfonia e fatit” . Pas emigracionit pothuajse 16 vjecar kthehet ne ekranin e filmit duke interpretuar ne nje docu-fiction “E per te cantero` tutta la vita” realizim me dy regjisorë italianë, Nico Angiuli, Fabrizio Bellomo, nje film per figuren e Enver Hoxhes. Në këtë film është Enveri i vërtetë, si sillej ai, si komunikonte me njerëzit në ambientet e shtëpisë atje ku nuk e shikonte populli.
Roli i dyte mbas kthimit eshte ne filmin “Buka”, me 2017 ne “Dita ze fill” (Daybreak), e me pas me 2018 “Delegacioni”;

 

FILMAT SI AKTOR:
1979: Liri a vdekje….. Taxhim Ymeri
1980: Plumba Perandorit ….avokati
1980: Sketerre’43……doktori i kampit fashist
1980: Vellezer dhe shoke…
1981: Agimet e stinës se madhe…..Rezbat Vrako
1984: Koha nuk pret……oficeri anglez
1984: Nata e pare e lirise…….Nazifi.

____________________
Referenca: Enciklopedia e kinematografise shqiptare. Autore & vepra. Tirana: Toena, 2002. Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare. Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 529; “Historiku i Teatrit Vlore” – Toena 2012 / Dh. Furrxhi & J. Papagjoni / f. 125-134 po aty “Premierat te dhena nder vite”. Publikuar me pare ne “Kinematografia Shqiptare” Facebook – prill 2017 dhe rishikuar ne vitet vijues.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here