Aktori dhe regjisori Klajdi Marko!

0
585

Klajdi Marko
Aktor, regjisor

Lindi në Fier, më 26 qershor. Mbaroi studimet në Institutin e Lartë të Arteve, dega aktrim më 1991 , dhe më pas nisi punë si aktor dhe regjisor në teatrin “Bylis” të Fierit. Luajti në mjaft drama e komedi role të dyta a kryesore, si tek: “Njeriu është njeri” e F. Miterer, “Dete helmi” e T. Lacos*, “Krim e ndëshkim” sipas romanit homonim të Dostojevskic, “Pse” dramatizim i romanit të S. Spases, “Kërcuri” e
P. Kullës, “Ruleti ballkanik” e H. Mulliqit*, “Fqinjët” e Ruzhdi Pulahës*, “I burgosuri” i katit të 15-të e Neil Simon, “Tartufi” e Molierit, “Kush m’ka faj që jam shqiptar” e Enver Petrovcit. Me rolin e majorit Stiv Arnold te “Kulla e fildishitë” ai dëshmoi cilësi të shprehura aktoriale, nje përjetim te krahut dramatik, vetëpërmbajtje dhe siguri.

E po kësaj natyre ishte edhe figura e ndërtuar me kujdes e maturi Iogjike në monodramën “Dhuna” të Eduardo Pavllovskit. K. Narku ka qenë interesant edhe në zhanrin e komedisë, ku spikari me tri role në tri komeditë e shkurtra të Kristo Floqit: “Zi e më zi” në rolin e Bufit, “Akrobollëqet” në rol in e deputetit dhe “Vëllazëri e interes” në rolin e Mitit. Gërshetimet e planeve psikologjike me ato humoristike brenda nje stili realist, ku spikat vërtetësia e hollësive, sjellja e mëvetësishme, përshtatja e cIirët kundrejt personazhit dhe një sens ironie e lehtë, u panë te roli i Aleksit në pjesën “Para se gjithash teksti” të Doru Nococ, 2006, me të cilin u vlerësua ndër katër aktorët më të mirë nga Akademia “Kult”.

Ka vënë në skenë gjithashtu edhe disa pjesë si regjisor: “Kërkohet një genjeshtar” nga Dhimitri Psatha, “Në shtëpi” nga F. Miterer, “Lisistroto” nga Aristofani etj. K. Marku ka themeluar edhe Festivalin e Aktrimit “Apollon” qysh nga viti 2002.
_______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 290.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here