Aktori dhe regjisori Mark Topallaj!

0
1646

Mark Topallaj
Aktor, regjisor.

Lindi më 18 gusht 1937 në Rrëshen , në rrethin e Mirditës.
Kryen studimet e larta ne Insitutin e Larte te Arteve (ILA) , dega dramatike, me 1965.
Dy vjet me vone, 1967 fillon pune si asistent regjizor ne Kinostudion “Shqiperia e Re” . Dokumentari i tij i pare ishte “Biri i Mirdites” ne vitin 1969, i cili u pasua ne me shume se 20 vjet , me 25 filma dokumentare te tjere te ketij lloji.

Ne tematiken e filmave te tij perfshihen ato social politike dhe historike, gjithashtu ato qe jane kushtuar traditave kulturore e artistike te popullit. Po keshtu ka edhe prej atyre dokumentareve ku shqyrtohet tema e zhvillimit tekniko shkencore i vendit dhe ato per ngjarje me rendesi , per personalitete, per mosha te ndryshme dhe problematike te larmishme nga ku mund te permenden : “ Arti i gdhenjes ne dru”; “Duke perdorur rrezatimet berthamore”; “Loro Borici”; “Femijet dhe kukullat”; “Reportazh nga Mirdita”; “Kenga e re” ; “Duke filluar nga vetja”; “Tregim per kohen e lire”; “Per keto troje” etj.

Krahas filmave dokumentare Mark Topallaj ka realizuar edhe filma te tjere artistike si: “Dollia e dasmes sime” (1978); packa se filmi i pare i tij ne kete gjini eshte me i vleresuari nga kritika dhe spektatori per thjeshtesine dhe vertetesine e ngjarjes, duke ruajtur nje dramacitet te brendeshem, pa buje e sforcime patetike.

Ne diten e dasmes se saj , nusja pret dhenderrin i cili duhet te largohej perkohesisht ne nje mision si korrier i ushtrise clirimtare.

Filmat e tjere te tij prekin tema te natyres hetimore si “Kercenimi” ; “Hetimi vazhdon”; “Kush eshte vrasesi”; ose relieve sociale dramatike nga jeta e malesoreve dhe kodet e tyre etnokulturore qe veprojne ne suaza te qarta historike kombetare si psh “Dasma e shtyre” apo “Guri i beses”.

Ne vitin 1992 emigron ne Itali. Ne Itali ne vitin 1999 xhiron filmin dokumentare “Il mediterraneo come crocevia di cultura” me te cilin mori pjese ne Festivalin Merano TV Festival.

Filmografia si asistent dhe si rregjizor
1978: Dollia e dasmës sime
1979: Çeta e vogël ( i bllokuar)
1981: Kërcënimi
1982: Dasma e shtyrë
1984: Guri i besës
1988: Hetimi vazhdon
1989: Kush eshte vrasësi?

Filma dokumentare
1969: Biri i Mirdites
1971: Kënga e re
1973: Duke përdorur rrezatimet bërthamore
1974: Nëna partizane
1974: Shqipëria turistike
1975: Brigadierja
1976: Tregim për kohën e lirë
1980: Traditat tone në lundrim
1982: Për keto troje
1984: Tregim për lojën e urtë
1986: Gëzon Mirdita

Si aktor
1966: Komisari i dritës
1969: Plage te vjetra
1970: Lugina e pushkatarëve
1979: Ceta e vogel
1988: Hetimi vazhdon

__________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia Teatri dhe Kinematografia Shqiptare – Toena 2009 / J. Papagjoni f. 522/

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here