Gjon Krajni (1889 – 1934)
Aktor komik diletant i periudhes kohore `20-`30.
Lindi ne Shkoder. Nuk kishte ndonje shkolle per aktrim por kreu shkollen tregtare dhe u mor me pas me punime artizanati. E megjithate u be njeri nga aktoret me te talentuar te Levizjes Amatore Teatrore ne qytetin e Shkodres.
Qe ne moshe te re pati nje dashuri te madhe per teatrin duke e ndjekur me pasion te madh e duke u aktivizuar pothuajse nder te gjitha shoqerite apo grupet teatrore te kohes ne qytetin e Shkodres.
Me 1917 luan Arganin tek komedia “I ligu per mend”, nje lloj versioni pershtatje i komedise se Molierit (I semuri imagjinar), nga Gjergj Fishta.
Behet i njohur me interpretimin e roleve kryesore tek komedite e Karlo Goldonit “I ngutshmi zemerbardhe”; “Dy sherbetoret”; “Sherbetori i dy zotnive”; si dhe ne komedine e Molierit “Mjek me perdhuni”.
Ne vitin 1923 krijon grupin e vet teatror, i quajtur me titullin “Gjon Krajni me shoke”
Ne vitin 1924, interpretoi ne varjetene “Loja e pates” duke shfaqur talentin e tij perkrah aktorit tjeter Mati Prendushit e duke nxjerre ne pah vlerat artistike te cilat te pranishmit qe e ndoqen shfaqjen mbeten te kenaqur.
Gezonte aftesi dhe dhunti per te qene nje aktor i mirenjohur per Kohen, natyrshmërinë e rrjedhshmërinë e shprehjes aktoreske, lëvizjet e matura e pa sforcime.
Nder shfaqjet me te suksesshme te tij mund te permendim: “Njeriu prej majmuni” (skeç në vargje), “Kujdestari i zanatçive” me autor Gjon Karmen ; komedia dy aktshe “Akshija i grabitur” dhe tjetra farsë me një akt me titull “Ç’dreqi të pruni në Stajka?” qe u dha me ……1 e 2 prill 1934. Dekoret për këtë pjesë u bene nga shoqëria “Bogdani”. Duke vazhduar me tutje me pjeset e tjera te shumta edhe pse pati nje karriere te shkurter artistike: “Bylbyli”, komedi e adaptuar nga Ndoc Vasija, “Dy gungaçët”, “Mendja e madhe e zeza e të zot”, “Birameli”, “Profesor Llapa” e deri te loja e gazit “Fotografisti” e pantomima “Këpuctari”.
Duhet shenuar qe kjo shfaqje ishte e para per aktorin qe do te behej me vone teper i mirenjohur, Gjon Karma dhe fatkeqesisht e fundit per Gjon Krajnin.
Gjithashtu duhet theksuar se provat e cdo shfaqje ne ate kohe gjithnjë i bënin në dyqanin e vete aktorit Gjon Krajni.
Aktori amator qe ishte edhe pjestar i teatrit të Shoqërisë “Vllaznia”, luajti në skenë me emra te njohur te kohes si : Zef Hilgegën, Kolë Thaçin, Kolë L. Demën. Luigj Mjedën, Kolë Mirashin, Kolë Margjinin, Matish Prendushin, etj.. Merrte pjese edhe ne festen tradicionale te Shkodres ate te Karnavaleve.
Pervec talentit si aktor komik, interpretoi edhe ne shume drama, duke misheruar shume figura fshataresh, njerez te thjeshte por me karakter te spikatur
Për një periudhë kohe punoi shegert në dyqanin e një tregtari që shiste materiale ndërtimi. Më pas doli më vete, shiste e vinte xhama dyqaneve, shtëpive, institucioneve, kudo ku e thërrisnin.
Më 27 qershor 1934, u rrëzua nga lartësia (ish Spitali civil ne Shkoder), ndërsa po vinte xhama duke humbur jeten. Ishte vetem 45 vjec!
“Vdekja e komikut Gjon Krajni tronditi Shkodrën dhe grupi ynë u shkatërrua, mbasi asnjë prej nesh s’mund ta zëvëndësonte,” do te shprehej “Artisti i Popullit” Gjon Karma.
Aktori shkodran edhe pse diletant kishte te vecante natyrshmerine e te sjellurit, spontanitetin, format burleske, te veprimit, plastiken shprehese, efektet dhe gjestet komike, natyren e cilter, e te shpenguar, komunikimin me publikun.
Aktiviteti artistik i Grupit “Gjon Krajni me shoke”
– “Loja e Patës”, vodevil në 2 akte,
Gjergj Fishta (përkthim), 09,11.02. 1924; interpretoi: Gjon Krajni.
– “Bylbyli”, komedi në 2 akte,
regjisor: Gjush Sheldia, 25. 12. 1925.
– “Gjin Bue Shpata” (dramë në 5 akte),
Filip Fishta, Gjush Sheldia, u shfaq 01.09.1923, 02.09. 1923, 03.09. 1923;
interpretuan: Gjush Sheldia, Matish Prendushi, Lec Ndreka, Lec Suma, Zef Serreqi, Zef Koçobashi, Angjelin Leka, Shuk Tusha, Kel Ndoja, Kel Guli, Kolë Kaçulini, Gjon Krajni. U shfaq edhe më 1943, interpretuan: Tom Leci, Simon Gjoni, Paulin Sekuj, Mark Prendi, Lec Sekuj, Angjelin Ashiku.
– «Shkuesi me rrena », « I ngutëshmi zemërbardhë », lojëra gazi, Loro Ashiku,
u shfaqën, më 09 e ll.02.1924 ;
interpretuan: Matish Prendushi, Lush Radoja, Gjush Sheldia, Gjon Krajni, Lec Suma, Lec Ndreka.
-“Mendja e madhe e zeza të zot”, “I ligu për mend” i Molierit, “Birameli”, “Profesor Llapa”, “Shërbëtori i dy zotnijve” e Goldonit, përshtatur nga Hil Mosi, etj.
-Në shkrime të botuara më vonë, për këtë grup artistik është përmendur se shfaqi edhe “Njeriu prej majmuni”, “Kujdestari i zanatçinjve”, “Akshija i grabitun” dhe “Ç’dreqin të pruni në Stajka”, përshtatur nga Injac Ndoja.
Eksluziviteti ne kete faqe mban daten: 16 shtator 2022.
________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: “Drita e kujtimeve” – Antologjia aktoreske e teatrit “Migjeni” / Xh. Bushati | “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” / Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 243-244. Foto profili u shkeput nga Fototeka “Marubi” !
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw