Aktori gjirokastrit, Baftjar Çene (1942-1996) | Përkujtimore!

0
1523

Baftjar Çene
Aktor dhe regjisor i Teatrit “Zihni Sako”, Gjirokaster.

Lindi me 18 dhjetor 1942. Pas perfundimit te studimeve ne Universitetin “Aleksander Moisu” do te emerohet ne ish Shtepine e Kultures ne vitin 1965, ku do te interpretoje si aktor ne pothuajse te gjitha aktivitetet dhe realizmet e vendosura prane saj, duke shpalosur talentin dhe profesionalizmin e tij te cilin do ta vazhdonte dhe ushtronte me tej prane Trupes Profesioniste te Teatrit “Zihni Sako”, te cilit iu bashkua me 30 shtator 1970.

Ne vazhden e viteve prane ketij teatri, Baftjar Çene sigurisht u kthye ne nje nga personazhet me te dashura per publikun kjo fale interpretimeve te tij ku ka korrur sukses te padiskutuar, sukses i cili njohu performance nga premiera ne premire.
Puna e aktorit te njohur Baftjar Çene, prane teatrit “Zihni Sako”eshte shoqeruar njeherazi edhe me vendosjen ne skene te disa premierave ku ai ka qene ne rolin e regjisorit dhe asistent/regjisorit duke kontribuar edhe me teper ne cilesine e rritjes se nivelit artistik te shfaqeve te vendosura ne skene.

Baftjar Çene ka interpretuar edhe ne filmat e Kinostudios ‘Shqiperia e Re” si tek ai ne “Tre njerez me guna”  apo “Perralle nga e kaluara” duke spikatur per performancen e tij artistike.

Ne karrieren e tij 29 vjecare Baftajar Çene ka realizuar mjaft shfaqe ne drame apo komedi duke u kthyer ne nje nga protagonistet kryesore te trupes se teatrit ndersa nga realizmet e tij permenden:

“Gryka e Nemur”- Rexhoja
“Sipas ligjit”- prokurori
“Atje ne Ebro” – Lusandro
“Ndeshja”- Musai
“Shtrengate ne mal”- Shmidi
“Ishte kohe lufte” viti 1974- Ramziu
“Zani Partizani”- Lakja
“Rrenjet”- Fajdexhiu
“Ishte Kohe Lufte” viti 1986- Hamalli
“E fejuara”- Andoni
“Shqetesimet e Anes”- Halili
“Burrat e lirise”- Alem Libohova
“Njeriu me top”- Fetah Shtaga
“Fundi i sinoreve”- Papandreka
“Udha e Zanalinajve” – Veliu
“Djem te mbare”- Coli
“Liri a Vdekje”-Recital
‘Operacioni”- Grori
“Aeroporti”- Poeti
“Dashuri e vertete”- Reshati
“Per pak toke dhe nje grua”- Pandeliu
“Ne ngjitje”- Vincjeri
“Shtepia me dy porta”- Zenuni
“Pyesni malet”- Biri I beut
“Tinguj dhe krisma”- Mihali
“Shqiptaret kane gjunje po nuk dorezohen”- Prenga
“Kalores ne kohe”- Micoja
“Qyteti I akuzuar”- Gazetari
“Beselam pse me flijojne”- Bidadi

Eshte ndare nga jeta ne vitin 1996 ndersa per kontributin e tij artistik eshte vleresuar nga Bashkia e Qytetit me titullin”Andon Zako Çajupi”.
______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe nga viti 2013
Referenca: Faqja zyrtare e Teatrit “Zihni Sako” ne Facebook (2015).

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here