Aktori gjirokastrit Viktor Çaro | Profil!

0
4252

Viktor Çaro
Aktor i teatrit “Z. Sako” – Gjirokaster dhe i Kinematografise Shqiptare.

I njohur jo vetem ne Gjirokaster por ne te gjithe vendin fale angazhimit dhe pjesemarrjeve tij te shumta ne mjaft role teatrale apo kinematografike.

Lindi ne Gjirokaster me 1 shkurt 1953. Perfundoi studimet ne harkun kohor 1970-1974 per mesues muzike dhe vizatimi. Nderkohe kryen edhe studimet per aktore ne Institutin e Larte te Arteve ne vitet 1975-1978. Qe prej asaj periudhe e deri me sot Viktor Çaro ka qene pjese e pandare e realizimeve te ketij institucioni e madje ne vitin 1991 deri ne vitin 1997 eshte emeruar edhe drejtues i tij.

Ne karrireren e tij mbi 40 vjecare ai ka realizuar mbi 100 role ne estrade-teater dhe kinematografi, ku ne shumicen e tyre ato kane qene role te para. Realizimet e tij ne teater do te gjenin si bashkepunues e njeherazi finalizim me emrat e regjisoreve me te medhenj ne vend si: Kadri Roshi, Pirro Mani, Esat Oktrova, Timo Flloko, Birce Hasko, Gezim Kame, Ndrek Luca, Pjeter Gjoka, Bernard Kokalari, Ilirjan Lluri, Eli Bici, Pirro Qiqi, Vasil Çuklla ndersa ne kinematografi krahas emrave te njohur si: Dhimiter Anagnosti, Viktor Gjika, Fehmi Oshafi, Ibrahim Muca, Kristaq Mitro, Niko Kanxheri, Eduart Makri etj.

Nga shfaqjet teatrale mund te permendim: “Fytyra e dyte”
“Atje ne Ebro” / “Duke u gdhire viti 1945” / “Kufiri i gjakut” / “Hodo Gravica” / ”Pyesni malet” -Majori / “Per pak toke dhe nje grua” – Ganiu / “Kjo nuk duhet harruar” – Beni / “Operacioni”- Keli / “Qyteti i akuzuar”- Shoferi i vincit / “Pranvere e vonuar”- Gjoleka / “Kalores ne kohe”- Astriti / “Filomena Marturano” –Alfredo / “Dy krime e gjysem dhe nje bulldog” –Sardi / “Shqetesimet e Anes”- Saimiri / “Beri mire qe vdiq”- Nokia / “Ishte kohe lufte” – Nasi (1986) / “Beselam pse me flijojne” – Beselami / “Kerkoj shtepine time” –
Pabesia- Azemi / “Nuk ka te ngopur”-Latifi / “Lagjia e varfer”- Fatmiri / “Perballe vehtes”- Nevzati / “Shtepia me dy porta- Harrila / “Koka e tjetrit”- Majori / “Jashte deres” / “Paqe e pergjakur” / “Pas vdekjes” / “Mbroj te verteten”-Gjergji / “Kenge djepi e shtirur” – Ouli / “Erashka” – Timoleu / “Dredhite e zotit kapter” / “Te paret dhe te fundit” / “Emigrantet” / “Henat e fundme” / “Genjeshter per genjeshter “-Efektiv policie / “Nje krevat per tre” -Inspektori

Pervecse veprimtarise skenike ka interpretuar edhe disa role te rendesishme ne filma: “Liri a Vdekje” (Idriz Guri) – 1979 / “Goditja” (Genci) – 1980 / “Vellezer dhe shoke” (Jani) – 1980 / “Dita e pare e emerimit” (Besimi) – 1981 / “Dritat e Qytezes” (Harizi) – 1983 / “Gracka” (Gjergji major) – 1983 / “Dora e Ngrohte” (Azemi) – 1983 / “Vjeshte e nxehte `43” (Nasi) – 1985 / “Ballkan Pazar” – 2011

Per interpretimet dhe realizimet e arrira dhe te suksseshme te tij, Viktor Çaro eshte vleresuar me 2 diploma ne Takimet Kombetare te Teatrove si dhe me Titullin “Andon Zako Çajupi”nga Bashkia Gjirokaster.

U publikua kohe me pare ne faqen Kinematografia Shqiptare  – tetor 2020
______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Faqja zyrtare e Teatrit “Zihni Sako”, Gjirokaster ne Facebook.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here