Aktori i humorit Arben Dervishi!

0
2526

Arben Dervishi
Aktor humori.

Lindi ne Korce, me 11 prill 1963. Mbaroi studimet e larta ne Akademine e Arteve per aktor ne vitin 1988 dhe fill me pas u emerua ne Estraden Profesioniste te Korces. Shpejt u be njeri nga aktoret qe mbante nje peshe te madhe. Ka interpretuar mbi 100 role ne skece e forma te shkurtra dramaturgjike per teatrin e varietese, si ne shfaqjet “Pse te mos qeshim”; “Vesh me vesh”; “Si t`ia veme emrin”; “Qyteti i enderrave”; ”Na falni per vonesen”; “Ku e lame fjalen”.

Eshte nje aktor energjik qe operon me elementet e burleskut, pa e perdhosur vertetesi ne dhe organicitettin e ndenjes komike; ka aftesi te krijimit te karaktereve te mevetesishem; njerez te rendomte, pijanece, mashtrues, mburravece etj. Tek skeci “Bosi dhe profesorka” krijoi tipin r tregtarit qesharak e te pafytyre, qe ndonese i pashkolluar, ishte pasuruar ne udhe jo te ndershme. Karaktere te spikatura realizoi edhe ne materiale te tilla humoristike si: Gjykata e kasacionit”, “Bishti i shqipytarit, “Materniteti”; “Polici”; “Sokaket e te marreve” etj.

Ne komedine “Jovan Bregu refugjat” (1997) te A. Balashit luajti rolin e Jovanit, tashme ne situate tjeter, vecse gjithnje ai mburravec, parazit dhe rrenacak, veti te cilave aktori u dha nje forme te mprehte humoristike duke luajtur me kunderveniet e shpeshta midis gjendjes reale te personazhit dhe te shtirurit, ndryshimit te befte nga situata ne situate per t`i shpetuar demaskimit, sikurse edhe manipulimit te fakteve etj.

Ne komedine “Zonjusha 39 vjece” e Saqellaresit interpretoi me hir komik rolin e Nikut, dhenderrit pretendent te ardhur nga Kontinenti, duke shfrytezuar me zgjuarsi befasimet dhe replikat humoristike. Ne produksionin televiziv “Portokalli” te TV Top-Channel ka luajtur disa role, por spikati ne banakierin. Interpretoi edhe ne disa telekomedi si ajo “Fundi i marrezise – fjalekyqi” te A. Culicit. Ne fillim te vitit 2000 emigroi ne SHBA, por vazhdon te aktivizohet ne Shqiperi me projekte te ndryshme here pas here sic eshte ai i “Al Pazar” nje variete te drejtuar nga A. Llakaj

_________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: “Enciklopedia, teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 79.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here