Arqile Lipe
Aktor i humorit, pjese e rendesishme e estrades profesioniste
te Fierit. “Artist i merituar”!
Lindi ne Fier me 17 shkurt 1949. Spikati qysh ne Levizjen Amatore te qytetit dhe profilin e tij artistik e konsolidoi ne Estraden e ketij qyteti, qe kur emerohet ketu si aktor profesioniste ne vitin 1971.
Ka nje mimike shprehese, e planit komik. Gjestikulimi i tij eshte i shkathet. Perdor forma burleske, me zhmadhimin e nje tipari komik. Po ashtu ne aktrimin e tij te bie ne sy bufonada, karikaturizmi i tipave, zhdervjelltesia plastike. Eshte nje nga kupletistet dhe parodistet e hijshem te teatrit te estrades. Eshte bere i njohur posacerisht ne nje nga interpretimet e tij me te spikatura bashke me aktorin Todi Llupi, parodine “Do Martojme malon” – 1982. Te shumta jane rolet e tij, kryesisht ne komedine me nje akt, ne skece, parodi, kuplete. Monologe, pantomima, dialoge etj.
Role kryesore: Fshatari tek “Nje shkrimtar ne kulle”; zv. Ministri ne “Bashkefshataret”; kryeplaku tek “Anekdotat e humorit popullor“, brigadieri tek “Kontakte dhe izolatore” – 1984; punetori tek “Kenga e Gjyles” – 1985; Llazi tek “Rexha ka thirrur rojet” – 1985; brigadieri ne “Farat e shalqirit” – 1987; fshesaxhiu ne “Plakemi me hallet e botes”; shkrimtari tek “Cobua me shkrimtarin” – 1989.
Arqile Lipe ka interpretuar role ne komedi te plota, si Mirashi tek “Floke debore ne prill” – 1982; avokati ne “Nje budalla e gjysem” – 1995; fshatari ne “Lamtumire fukarrallek“ – 1996; calamani ne “Me trap drejt Europes”; polici ne “Pazari” – 2004.
U aktivizua edhe ne disa filma artistike nder te cilet “Fjale pa fund” – 1986 si komshiu i Bardhylit apo “Pesha e kohes” – 1989 ne rolin e Uanit.
Ne vitin 1989, per meritat dhe kontributin e dhene ne skene i akordohet titulli “Artist i merituar”.
_____________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013. Referenca: Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 268 / Seleksionim i informacionit te marre online.
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw