Muhamet Liko (1955 – 2019)
Aktor i Estrades Profesioniste te Vlores, njeri nga parodistet e spikatur te ketij qyteti bregdetar.
Data 30 maj eshte e trishte per estraden dhe parodistet vlonjat. Ajo shenon humbjen e vellai te tyre, artistin e madh Muhamet Liko. Dy vjet me pare, kjo humbje ishte e madhe per humorin shqiptar ne teresi.
Lindi më 26 Qershor të vitit 1955 në qytetin e Vlorës. Daljen e parë në skenë e pati në vitin 1978, ku u bashkua së bashku me 3 parodistët e tjerë, nje note e cmuar me shume vlera e shtuar ne pentagramin e parodisteve dhe krijimtarise se tyre te larmishme. Bie ne sy qe kur ishte fare i ri me talentin e tij ku spikati gjate olimpiadave amatore te qendres se punes ne Vlore , si pjesetar i ndermarrjes se perpunimit te drurit. Qe nga ajo kohe fitoi nje sere cmimesh e vleresimesh per interpretimin e arrire.
Me estraden profesioniste te Vlores luajti bukur ne dhjetra role ku dallohet vecanerisht ne monologun e “Agai dhe qypi me mjalte” , ashtu sic ndodh ne vazhdimesi me repertorin e parodisteve te cilet shpesh here ironizojne ngjarjet e perditshme te shoqerise sone. Muhamet Liko, mban Urdhrin “Naim Frashëri” të Klasit të I-rë dhe titullin “Mjeshtër i Madh” akorduar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë si dhe është “Qytetar Nderi i Vlorës” akorduar nga Këshilli i Bashkisë Vlorë.
Meti, ashtu sic e therrisnin me dashamiresi miqte e tij, se bashku me Parodistët kolege diten te fitonin zemrat e të gjithë shqiptarëve me humorin e tyre brilant të ndërthurur edhe me këngën duke i mbijetuar brezave për vite të tëra.
U nda nga jeta para kohe me 30 maj 2019. Vuante prej kohësh nga sëmundja e zemrës, dhe ndërsa u dergua për kurim në Itali ai pësoi një atak kardiak që i mori jetën. Meti i parodise vlonjate do te mbahet mend per qindra interpretime, skece e parodi, humorin e tij karakteristik , duke mbetur perhere ne mendjet e artedashesve shqiptare.
Publikuar me pare ne Facebook qe ne maj 2019 dhe rishikuar ne vitet vijues.
_______________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw