Muharrem Hoxha eshte aktor i zhanrit komik, nuk ka ndonje shkolle arti perkatese por me dhunti te falura nga Zoti.
U lind me 18 janar 1954 me origjine dibrane nga Golloborda, banor i qytetit te Durresit per me shume se 50 vjet, nje jete te tere. Mbaron Gjimnazin ne vitin 1969 , ku eshte aktivizuar me shkollen ne veprimtarite artistike.
Gjithsesi qe heret ka shfaqur talentin e tij si humorist duke u aktivizuar me grupet amatore te qyteit te Durresit.
Gjate periudhes 1973 – 1986 punon në “Pallatin e rinisë” në Durres duke bashkepunuar me aktoret e njohur te humorit si Fadil Hasa, Ramazan Njala, Enver Likmeta dhe në veçanti Gani Kalaja.
Po në këtë qytet ai ka punuar dhe me aktor të tjerë si Roland Koçi, Sanie Hoti, Xhelal Tafai, Hysen Bashkhysa etj.
Deri ketu ka qene ne rang amatori “per shkak te biografise se keqe” por me pas, ne vitin 1990 thirret ne estraden profesioniste te Durresit, duke luajtur qindar role ne mese 80 shfaqje e materiale te shkurtera per estrade, skece, komedi me nje akt si : “Dajre dhe para” (Vathja); “Mos me leni pa paje” (vellai i vogel”; “Si i behet hallit tim” (Gjyshja) ne monologun “Tifozi” si edhe ne komedite e plota “Tangoja e fundit”; “Nuk paguajne” te Daio Fo; “Dy vellezer e gjyusme” te Gj. Vlashit ne rolin e gjysme vellait; “Vajza pa prike” te N. Ostrovskit” .
Ne vitin 2000 luan ne premieren “Votoni per Rremen” duke shfaqur talentin e tij ne kahe, role dhe cilesite me te mira si humorist.
Gjithashtu Muharremi ka punuar jo pak por plot 14 vjet ne Teatrin e Kukullave dhe eshte angazhuar po keshtu në mbrëmjet e vitit të ri, në programet për fëmijë dhe në ato për të rriturit.
U aktivizua edhe ne disa filma te Kinostudios si “Zevendesi i grave”; “Lundrimi i pare”; “Nje ndodhi ne port”
Ai ka luajtur dhe në filmin për femijë “Velat e Bardha”, i cili është xhiruar në Itali.
Aktivitetet dhe bashkëpunimet e tij me aktorë dhe regjisorë të disa qyteteve tona kanë bërë që ai të jetë një ndër humoristët më të pëlqyer jo vetëm për qytetin e Durrësit ku ai punon, por dhe për qytete të tjera.
Në Shkodër ai ka bashkëpunuar me aktorë të tillë si Zyliha Milotin, Paulin Prekën, Zef Dedën,Gëzim Kruja,Drane Xhaj.
Gjithashtu ai ka luajtur dhe me aktorët e qytetit të Korçës ku do të veçonim Zamira Kita, Aleko Prodani, Petrika Riza, Klaudeta Riza, Marko Bitraku, Albana Prodani etj.
Nuk mund të lëmë pa përmendur dhe bashkëpunimin me aktorë të humorit në qytetin e Elbasanit si Ilmi Belshaku, Dimitraq Topuzi, Antoneta Doka.
Muharrem Hoxha ka marre pjese edhe ne komedi te ndryshme qe nga 1990-ta:
Pak freskët sonte 1994 …komshiu;
Fundi i marrëzisë 1995;
Gjithë fajet i ka paraja 1996 …berberi;
Dashuri ne krisma 1997 …Bushi;
Borxhliu 1998 ..;
Tirana, viti zero 2001 … berberi;
Para nga qielli 2009.
Gjithashtu ai ka interpretuar edhe ne filmat artistik “Zevendesi i grave” (1987) dhe “Nje ndodhi ne port”.
Cmime per ate si aktor i humorit :
Në vitin 1983 në qytetin e Lushjes nderohet me çmimin “Laureat i festivalit”. Të njëjtin çmim e merr dhe në Fush-Arrëz, në 1989.
Në vitin 2000, “Njeriu i shekullit”, “Krenaria e qytetit”, për Durrësin.
“Aktori me i mirë” në festivalin e Dibrës së Madhe me trupën e Korçës me shfaqen “Ju ftojmë në dasmën e babait”.
Në vitin 2003 është nderuar me Urdhrin “Naim Frashri i Argjendë”.
Në vitin 2010 ka marrë “ Naim Frashri i Artë”.
___________
Kinematografia shqiptare qe ne vitin 2013
Publikuar per here te pare ne Janar 2014 dhe rishikuar ne vitet vijues. Referenca: Wikipedia / Libri: “Historia e Kultures Dibrane” & “Enciklopedia Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / f. 185-186
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw