Aktori i humorit Spiro Strati (1936-1999)

0
2059

Spiro Strati (1936 – 1999)
Aktor i gjinise se humorit ne organiken e Estrades se Durresit. U aktivizua edhe ne disa filma artistike te Kinostudios. Artist i merituar!

Lindi ne Durres me 22 prill 1933 . Ishte njeri nder aktoret themelues te Estrades Profesioniste te Durrresit qe ne vitin 1960. Punoi me kete trupe permbi 30 vjet, derisa del ne pe nsion. Ka luajtur ne mbi 148 premiera dhe ne secilen syresh kishte mesatarisht 6-7 role te permasave dhe zhanreve te ndryshme: ne skece, monologe, dialoge, pantomima, parodi etj. Ne karrieren e tij humoristike u dalluan sidomos ata tipa e karaktere qe vinin nga stresat e zyrtareve te korruptuar, burokratyeve, njerezve mendjemedhenj, autoritare, te paskrupullt e te zymte.


Nga ana tjeter , po kaq i suksesshem ishte ai edhe ne vizatimin e tipave te fshatareve lakmitare e te pagdhendur, xhandareve e servileve dhe njerezve puthadore qe ndryshonin ngjyre, e perfituesve te padrejte, sikurse u pan ne premierat: “Neper Durres” (1960); “Kutia magjike” (1965); “Fletrrufe” (1966), “Zjarr mbi thashethemet” (1970); “Rruge te mbare shoku Xhemil” (1975); “Kerkohet nje dhenderr”(1978); “Komedi muzikore” (1978); “Shikoje veten ne pasqyre” (1979); “Shih e shkruaj” (1984); “Miremengjes” (1986), komedia “Mashtruesi” e P. Mallamasit etj. 

Nderkohe u aktivizua edhe ne filmat: “Udhetim ne pranvere” – 1975;”Plumba perandori” – 1980!

Aktrimi i tij pelqehej posacerisht per cilesine e humorit ne rrafshet groteske, per mimiken shprehese, lojen me zerin dhe intonacionet e tij te pasura, perdorimin e nendialekteve dhe zhargonit, ndryshueshmerine e veprimit dhe sjelljes burleske brenda situates, sperdredhjet plastike etj. Mbante titullin “Artist i merituar”

_____________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 432

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here