Aktor i Estrades se Teatrit profesionist , Fier.
Lindi me 13 janar 1939 ne Sotire te Dropullit, Gjirokaster. Cilesite e tij si aktor komik i shfaqi qysh kur punonte teknik mekanik ne minieren e Memaliajt.
Pas mbarimit te studimeve te larta per inxhinieri ne vitin 1967 si dhe emerimit ne TSC-in e Fierit, Vasil Vaso u be i njohur me aktivizimin e gjere per me shume se 37 vjet ne skenen e Estrades se Fierit, ku vazhdoi edhe me pas.
Per 20 vjet drejtoi grupin teatror te TEC-it dhe me vone, ne periudhen e viteve 1984-1992, ngriti dhe drejtoi grupin e estrades se Patosit, duke qene njeheresh aktor, regjisor dhe krijues letrar. Ka fituar shume diplome dhe medalje.
Ka interpretuar rreth 400 role ne skece, monologe, dialoge, komedi te shkurtra etj. Aktrimi i tij bie ne sy per improvizimet e bukura. Shfrytezimin e te papriturave komike, parapelqimet ndaj groteskut, thyerjet intonative gjate interpretimit njeheresh te disa personazheve ne monologe.
Ka luajtur me sukses mjaft role edhe ne komedi te ndryshme ne teatrin “Bylis” si Leo te “Keshilli i ndrikullave”; Niqifori tek “Shoku Niqifor”, Vasillaqi te “Zgjohu Vasillaq”, genjeshtari te “kerkohet nje genjeshtar” , kapaku tek “Akraballeku” etj.
Spikati edhe me rolin e deputetit minoritar ne pese puntatat televizive dyzeteminuteshe “Humor parlamentar:, te transmetuara nga TV Klan 1999-2000. Eshte aktivizuar edhe ne filmin serial “Emblema e dikurshme”. Nga presidenca i eshte dhene Medalja “Naim Frasheri i Arte”.
_________________
Kinematografia Shqiptare qe ne vitin 2013
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw