Ramazan Zyberi (1920 – 2008)
Aktor i Estrades se Shtetit, këngëtar, kompozitor i kenges popullore.
Lindi në Tiranë, në një familje artistësh e muzikantësh me 31 dhjetor. U aktivizua herët në Lëvizjen Amatore sì këngëtar dhe aktor humorist, dhe në vitet ’40 -`50 u bë i njohur me interpretimin e disa roleve komike si dhe këngëve popullore. Është një ndër themeluesit e Estradës së Shtetit, më 1952.
Foto galeri e aktorit me Estraden e Shtetit![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
Në vitin 1957 shkoi në Moskë, në ish-Bashkimin Sovjetik për një kurs kualifikimi si aktor.
22 vjet punoi si aktor profesionist, kryesisht në Estradën e Tiranës deri në vitin 1974, kur edhe doli në pension.
Pas këtij viti u aktivizua si këngëtar dhe
humorist në nje sërë koncertesh dhe shfaqjesh të karaktereve të ndryshme.
Ka luajtur shumë role në llojin e teatrit të varietesë, por spikati posaçërisht në interpretimìn e parodive dhe kupleteve, falë edhe zërit të tij të ëmbël dhe aftësive si këngëtar e muzikant.
lshte shumë i hijshëm në premierën “Ne jemi tre” me regjisor Gjergj Vlashi*, ku së bashku me Skënder Sallakun* krijuan një dyshe plot humor.
Mund të konsiderohet si nismëtar i kupletit dhe parodisë në teatrin shqiptar. Mjeshtër i vërtetë i interpretimit të këtij IIoji humoristik. Po kaq të shprehura i kishte cìlësìtë aì edhe në zhanrin e pantomimës, sikundër në ravijëzimin e disa karaktereve nga shtresat fshayare të zonës së Tiranës, duke shfrytëzuar në mënyrë të frytshme mënyrat karakteristike të të sjellurit, të folurën në zhargon, ojna të veçanta.
R. Zyberi ishte po aq edhe një këngëtar i mirënjohur i këngës popullore tiranase, me një zë karakteristik e të ëmbël, ku zotëronin tonet gazmore të shijimit të jetës, kadencat lirike e herë- herë melodramatike.
Si kompozitor dhe përpunues i muzikës popullore tiranase dhe përgjithësisht i asaj të Shqipërisë së Mesme, ai u bë i njohur me mbi 60 kompozime e përpunime origjinale, një pjesë syresh si pjesë e fondit të trashëgimisë sonë muzikore.
Ekskluziviteti ne faqe: Dhjetor 2021
_______
Kinematografia Shqiptare qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia, teatri dhe Kinematografia Shqiptare / Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 556
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw