Vetem 1-0 me golin e mbrojtesit Pavard ka qene e mjaftueshme per te mundur “Tigres” ne finale e kupes se botes ne rang klubesh, ndeshje qe u zhvillua ne Doha, ne Al Rayyan .
Anullohet nga VAR nje gol i Kimmich.
Keshtu permbushet historia edhe pse me pak mundim. Skuadra gjermane behet kampion ne te gjitha kompeticionet. Mbas fitimit te Kupes ne Gjermani, Kampionatit, Superkupes gjermane, Champions League, Superkupes se Europes tani edhe trofeun e fundit, pra titullin kampion bote ne rang klubesh. Nje seri trofesh te fituara ne me pak se gjashte muaj fakt qe perben nje rekord.
Vendimtar kesaj radhe ka qene francezi Pavard me golin e shenuar ne min. 59`.
Skuadra kampione Bajern aktivizoi ne kete ndeshje:
Neurer – Suele, Pavard, Davies, Hernandez – Kimmich, Gnabry, (64` Toliso), Sane, (73` Douglas Costa), Alaba – Coman,(73` Choupo – Moting), Lewandowski, (73`Musiala)
Tr. Hansi Flick
Bajern luajti pa Goretzka, Muller (covid), Boateng i kthyer ne Gjermani per shkakun se nderron jete ish e dashura.
Flick rreshtoi skuadren me skemen e 4-3-2-1 me Alaba e Kimmich ne qender te fushes. Sane`, Gnabry e Coman mbas qendersulmuesit Lewandowski. Nga ana meksikane e Tigres, vemendja ishte perqendruar tek 35 vjecari, Andre Gignac.
Gjermanet vazhduan te kontrollojne lojen edhe ne pjesen e dyte por pa mundur te zbllokojne rezultatin 0-0, deri ne min. 59` kur topi arrin tek mbrojtesi Pavard qe nuk ka ndonje problem te realizoje 1-0.
Anesori e anulon i mbeshtetur edhe nga gjyqtari i ndeshjes, por VAR nderhyn dhe e rivlereson pozicionin e francezit kesaj radhe duke e quajtur golin e rregullt (mbasi kishte anuluar me pare nje gol te Kimmich).
Meksikanet e Tigres nuk arrijne te reagojne, gjermanet duan te ngadalesojne ritmin dhe ja arrijne qellimit deri ne fund te bejne per vete fitoren me sforcimin me te vogel.
_____________
Vizion Sportiv / Ora e kampioneve