FIS – ALPINE WORLD SKI CHAMPIONSHIPS
Cortina D`Ampezzo, Italy: February 7 – 21
Me ne fund filloi !!! Pas tre diteve shtyrje garash, per arsye klimaterike, startoi kampionati i skive alpin 2021 ne Kortina, edicioni i 46-te.
Gara e meshkujve “Super G” (Super Gjigand), filloi ne nje qiell te paster pa re dhe me nje temperature -1° C.
Austriaku Vincent Kriechmayr eshte fituesi i gares me kohen 1`.19`. 41, dhe medaljes se pare te arte ne kete kampionat.
Ai la pas me +0.07 gjermnin Romed Baumann dhe me +0.38 francezin Alexis Pinturault. Per Kriechmayr eshte medalja e pare e arte e karrieres ne nje event te tille.
E njejta gje ndodhi edhe ne garen e femrave, ku Lara Gut-Behrami fitoi medaljen e pare te arte te karrieres ne nje kampionat boteror mbasi kishte fituar me pare nje te argjendte dhe nje te bronxte duke plotesuar koleksionin e medaljeve. Koha e saj ishte 1`.25“. 51.
Dita e pare e garave u be me e “embel” per zvicerianet qe fituan edhe medaljen e argjendte nga Corine Suter qe arriti e dyta ne kohe me diferencen +0.34. Vendin e trete e zuri amerikania Michaela Schiffrin (+0.47).