(Aktualitet) | “The Albanian King”!

0
876

Florian Marku, ose “TNT” Florian Marku, siç njihet në sportin e boksit, ka bërë edhe një herë krenarë tërë shqiptarët, brenda dhe jashtë hapësirës shqiptare. Dje, ai ka mundur me knockdown në raundin e tetë, anglezin Rylan Charlton, madje, duke i shkaktuar atij humbjen e parë.  Si gjithnjë, për gjithë çfarë deklaroi para ndeshjes, ai i qëndroi deri në fund! Floriani e mbajti sërish premtimin e tij duke na dhuruar edhe një herë, momente të papërshkrueshme të një emocioni të veçantë.

Janë të tilla emocione që vijnë prej një sporti burrëror dhe që nxjerrin në pah vlerat burrëore të shqiptarit! Kështu Florian Marku, ky fenomen që nuk njeh humbje, me paraqitjet në ring por edhe me vlerat e tij morale po na fiton zemrat gjithnjë e më shumë. 

Me të drejtë rrjetet sociale kanë marrë flakë dhe në se deri dje futbolli ishte ajo që injektonte krenari të theksuar në identitet, tashmë një boksier ka fituar zemrat tona, tashmë, kemi një hero të ri! Është Florian Marku ose, siç është kuptimplotë epiteti i tij në Angli e tashmë kudo, “The Albanian King”!

___________
#VizionSportivOraKampioneve
Arian Muraj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here