Alain Delon | Yje të Kinemasë Botërore

0
427

Alain Delon | Yje te Kinemase Boterore

“Monsieur” Alain Delon, pervecse nje mashkull i pashem, tipare qe i ruan akoma sot ne moshen 85 vjecare, njihet boterisht per famen e tij si aktor i madh, nje yll hollivudian dhe i stilit te vecante ne boten e kinemase. Gjithashtu ai konsiderohet si “sex symbol” ne te gjithe historine e aktoreve meshkuj, nje tundues i femrave ku fale sharmit ka bere qe ato te dashurohen marrezisht mbas tij, fytyres engjellore dhe syte hipnotizues ,“akull te ftohte” !

Lindi ne rrethinat e Parisit, ne nje lagje te pasurish me 8 nentor 1935. Pervecse aktor eshte edhe regjisor, producent i kinemase franceze dhe biznesmen.

Alain Fabien Maurice Marcel Delon, mbasi shkarkohet nga ushtria ne vitin 1956, kthehet ne France me kursime fare te vogla dhe per te perballuar jetesen u detyrua te punonte cfaredo lloj zanati si kamarier, hamall, sekretar dhe asistent i nje biznesi privat shitje-blerjesh!

Gjate kesaj kohe miqesohet me aktoren Brixhite Auber dhe udhetojne se bashku per ne Festivalin e Filmit ne Kane, te mirenjohurin ku shume shpejt edhe vete Delon do te behet pjese e ketij eventi . Qe nga ketu ai do te ngjise shkallet e karrieres shume shpejt. Do te njihet gjithashtu me aktoren shume te bukur te kohes, Xhin-Klode Brioli. Me pas transferohet ne Rome duke u bere nje fotograf i shkelqyer e nga ku i vjen nje kontrate qe mund ta coje ne Hollivud me kushtin qe te mesoje anglishten.

Edhe pse Delon fillon nje kurs mesimi per gjuhen angleze , rruga per ne Amerike nuk behet (momentalisht) mbasi regjisori dhe skenaristi francez, Ive Alegreti e binde qe te punoje per ate, e duke e bere te deputoje ne v. 1957 ne “Godot” . Ne te njejtin vit ai hyn ne kastin e filmit “Fatti bela e tacci” , ne te cilin aktron per here te pare me nje yll tjeter te ardheshem te botes, Zhan-Pol Belmondo. Nderkohe roli i pare i protagonistit do te arrije ne v. 1958 ne filmin “L`amante pura” ku gjate xxhirimeve njihet me aktoren Romi Shnajder me te cilen mbas nje hezitimi fillestar ka nje relacion te gjate sentimental. Te bukur, te rinj e sharmante te dy jane cifti i arte me i suksesshem francez qe ndiqen me pasion edhe nga publiku boteror.

Themelore per karrieren e tij te aktrimit, kane qene bashkepunimi me regjisoret Rene Klement, Lukino Viskonti, Zhan-Pier Melville. Nder personazhet me te njohura te interpretuara nga Delon, do te jene Roko (Rocco) ne filmin “Roko dhe vellezerit e tij” – 1960; princi Tankredi ne “Leopardi” – 1963; vrasesi Jeff ne “Frank Kostello, fytyra engjellore”; gangsteri Rogert Started ne “Klani sicilian” – 1969; Zorro ne filmin “Zorro” – 1975; Robert Klein ne “Zoti Klein”; Daniele Domenici, baroni Karlus e shume personazhe te tjere, nje liste maratone e gjate e viteve te arta te aktrimit te tij dhe te kinemase boterore, duke permbledhur ate ne France, Itali dhe ne Hollivudin e famshem.

Ne vitin 1985, fiton Cmimin “Jul Cezari” si Aktori me i Mire ne filmin “Historia jone” dhe nder te tjera cmime edhe ate te “Davide di Donatello”; “Ariu i Arte” per karrieren ne Festivalin e Filmit Nderkombetar ne Berlin. Ne vitin 1963 ka qene i nominuar per “Globin e Arte” per filmin “Leopardi” .

Ne vitin 1966 Delon aktron per here te pare edhe ne filmat e prodhimit te Hollivudit me “Pa nder dhe lavdi” te Mark Robson se bashku me A. Quinn , “Teksasi pertej lumit” te Majkell Gordonit ne te cilin ndan skenen me te mirenjohurin Din Martin. Megjithate famen dhe nivelin me te larte ne kinema Alen Delon e arrin ne France e ne Itali.

Ne vitin 2005 e deklaron boterisht qe vuan nga mania depresive, semundje qe e con deri ne kufirin e vetvrasjes dhe e konsideron nje mrekulli qe nuk e ka kryer ate. Ne v. 2009 ai do te lajmeroi perseri boten qe eshte sheruar perfundimisht nga depresioni dhe njekohesisht duke shprehur keqardhjen per vdekjen e mikut te tij me te mire, aktorit italian Renato Salvatori!

Edhe pse i terhequr ai do te vazhdoje te jete pjese e skenes te teatrit. Ne 2017 , mbas 10 vjeteve lajmeron se do te kthehet ne ekranin e nje filmi duke shtuar metej se do te jete i fundit i nje rrethi te mbyllur tashme. Me 19 mars 2019 i jepet “Palma e Arte” ne Festivalin e Kanes, dhe vetem nje muaj me pas peson nje emorragji celebrale.

Lidhjet :
Ne vitin 1958, ka nje relacion me aktoren Romi Shnajder. Me 13 gusht 1964, martohet me Natali Delon nga kjo lidhje ka edhe djalin Anthony Delon. Ne vitin 1968 cifti divorcohet. Dy muaj para marteses me Natali, thuhet se Delon ka patur lidhje me aktoren Marisa Meli te cilen, vazhdojne zerat, e ka braktisur nje dite para marteses me Nataline!

Nga 1968 – 1983 ka lidhje me aktoren Mireille Dark dhe ne vitet e fundit te kesaj lidhje ka patur relacione sentimentale edhe me Veronique Jannot, Sylvia Kristel, Sydne Rome e Dalila Di Lazzaro , por edhe me Anne Parilaud nga viti 1982-1984 e Catherine Pironi me pas.

Lista e gjate vazhdon akoma kur ne vitin 1987 lidhet me modelen hollandeze Rosalie van Breemen me te cilen ka dy femije, Anushka dhe Alein Fabien. Ne v. 2oo1 cifti divorcohet. Keto jane vetem disa nga lidhjet e njohura pa permendur te tjera rastesore me nje periudhe fare te shkurter kohore.

Gjithsesi Alain Delon nuk ka autorizuar asnje biografi rreth personit te tij edhe pse jane realizuar dhjetra dokumentare nder vite dhe tonelata artikuj.

Publikuar me pare ne Facebook ne faqen me te njejtin emer, me 8 gusht 2020

________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here