Albert Vërria (1936-2015) “Kapedani” i Kinematografisë Shqiptare!

0
2348

Albert Vërria (1936-2015)
Aktor i shquar i Teatrit dhe Kinematografise Shqiptare. Padyshim ishte njeri nga koloset e skenes dhe ekranit tone.

Lindi në Fier më 3 shtator 1936. Pasi mbaroi shkollën e mesme bujqësore punoi si zooteknik në vitet 1956 – 1959. Ishte specialisti i ndërzimit artificial të deleve me deshët merinos që vinin nga Rusia. Sic e deshmon edhe vete ai , ka lindur ne Fieri por origjinen e ka nga Voskopoja.

Femija i fundit i pese femijeve te ciftit Petro dhe Korrnelias, ku mesa duket gjyshi i Albertit mund ti kete pëlqyer shumë drama e Shekspirit “Mbret lir”, nga ku vajza e vogël e kish emrin Kornele. Motrën ja quajnë Liri, vëllanë e madh Andrea dhe dy vëllezërit e tjerë Hani dhe Ernest. Fatkeqësisht në këtë botë nuk ka mbetur gjallën tashme asnje, i fundit qe u largua ishte aktori yne Alberti. Gjithnje simbas deshmise se tij , fisi Verria dhe dy tre të tjerë, janë krijuesit e qytetit të Fierit. Janë marrë me bagëti dhe shfrytëzonin meranë të bollshme që kishte në Myzeqe.

Ky fis tashmë ndodhet në Tiranë, kurse vete Alberti jetonte në Vlorë.

Studion ne fillim ne shkollën e mesme bujqësore, degën zooteknikë, duke e perfunduar ate në vitin 1956. Me pas e emerojne në qytetin e Kukësit, ku qëndron dy vjet. Më vone kryen një specializim në Tiranë për ndërzimin artificial, për ta nisur këtë detyrë në Berat si kryeinspektor .

Që këndej aktorit te ardheshem i del e drejta e studimit në Universitetin Bujqësor. Nderkohe në vitin 1959, del njoftimi në gazetë se po çelej shkolla e parë për aktrim pranë Teatrit Popullor dhe jepeshin kriteret e konkursit. Shkon ne Tirane dhe fiton konkursin me 17 konkurrues te tjere nga 76 pjesemarres, duke i dhene nje drejtim krejt tjeter karrieres se tij. Ndermjet fituesve ishin edhe emrat qe do beheshin te medhenj dhe te njohur per publikun si : Behxhet Nelku, Serafin Fanko, Edi Luarasi, Mario Ashiku, Aishe Stari, Ferndand Kokalari, Piro Sava etj Rruga e vërtetë per ate do nisi në Institutin e Arteve.

Përfundon shkollën e lartë për aktor “Aleksandër Moisiu” (1959 -1963). Në vitin 1963 emërohet aktor në Teatrin e Vlorës. Roli i Veipit tek “Familja e Peshkatarit” ka qene per Verrine roli pare ne karrier. Ne Tiranë, u zhvillua Festivali i Tretë i Teatrove dhe kjo drame zuri vendin e tretë. Regjisor ishte Nazmi Bonjaku dhe Albert Verria nderohet me çmim. Pothuaj në të gjitha festivalet që janë bërë në Tiranë, rolet e tij do te nderohen me çmime.

Per Albert Verrine me Teatrin “Petro Marko” ka realizuar mbi 90 role në skenë dhe 40 në kinematografi, por per aktorin e madh eshte një brengë rreth kësaj, që nuk janë regjistruar dhe shumë role të spikatura, kanë mbetur thjeshtë në memorien e artdashësve. Sigurisht, kjo brengë është për të gjithë artistët që kanë interpretuar në atë periudhë.

Maja e suksesit te tij do te mbetet xha Suloja tek “Kapedani” te cilin e fitoi me mjeshteri ne konkurrencen me aktoret e mirenjohur Pandi Raidhi dhe Myqerrem Ferran, pretendete te rolit perpara se te realizohej filmi.

Në vitin 1979, Albert Vërrisë i është dhënë titulli “Artist i Popullit”.
Ai ka marrë çmime në të gjitha festivalet e teatrove, në konkurrimet kombëtare.

 

Eshte bërë “Artist i Merituar” më pas “Artist i Popullit”, ka Çmimin e Parë të Republikës me rolin e xha Sulos, çmimin e madh të karrierës, eshte “Qytetar Nderi” i Qarkut të Fierit, “Qytetar Nderi” i qytetit të Vlorës dhe shumë medalje e urdhra, që vlerësojnë kontributin e tij si aktor.Ai ka shkruar edhe nje liber ” Guide ne boten e absurdit” ( 2011)

“Nuk kam frike nga vdekja. Te largohesh nga jeta eshte njerezore, te largohesh nga kjo jete me dinjitet eshte hyjnore”.
ALBERT VERRIA
“Artist i Popullit”
(3-09-1936 / 17-08-2015)

Filmografia:
Përse bie kjo daulle – (1969), i dehuri
I teti në bronz – (1970), Alo
Kur zbardhi një ditë – (1971), Shahin bakalli
Kapedani – (1972), xha Sulo
Operacioni zjarri – (1973), Hiluku
Brazdat – (1973), babai Ademit
Shpërthimi – (1974) xha Kasemi
Shtigje të luftës – (1974), Jani Ferra
Në fillim të verës – (1975) , Kaporal Pelegrini
Thirrja – (1976), Lec Kabashi
I treti – (1978), Saliu
Nga mesi i errësirës – (1978)
Koncert në vitin 1936 – (1978), Nuri Beu
Përtej mureve të gurta – (1979), babai Asimes
Goditja – (1980) (TV)
Deshmoret e monumenteve (1980)
Agimet e stines se madhe – (1981) (TV)
Ditë të qytetit tim – (1982) (TV)
Melodi e pandërprerë – (1985)
Rrethimi i vogël – (1986)
Në emër të lirisë – (1987)
Misioni përtej detit – (1988)
Historiani dhe kameleonët (1988), Historianii
Trapi i Vjetër (2005), komedi
____________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Publikuar per here te pare ne Shtator 2013; Referenca: Seleksionim i lajmeve on line.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here